BREAKING NEWS

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca është e lëkundur

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca
x

Politike

“Isha në Greqi për vaftisjen e djalit të motrës”, ish-deputeti i PD nxjerr detajet që e ‘fundosin’ kryebashkiakun e Mallakastrës: Shkoi të tërheqë dosjen penale!

“Isha në Greqi për vaftisjen e djalit të

Sektori i Dekriminalizmit në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur sot hetimet për kreun e Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailajt  pas akuzave të PD se ai ka qenë i dënuar me 3 vite burg nga Prokuroria e Athinës, për dhunim dhe plagosje.

Ish-deputeti i PD,  Enkelejd Alibeaj i ftuar  në emisionin ‘ABC-ja e mëngjesit’, ndërsa foli në lidhje me verifikimet që PD po bën për të gjithë kryebashkiakët në vend, konkretisht u ndal edhe te rasti i Mallakastrës, ku theksoi se Ismailaj ka qenë në dijeni të dënimit në shtetin fqinj, madje sipas tij para një muaji e gjysme ka shkuar për të tërhequr dosjen penale.

“Në rastin e kryebashkiakut të Mallakastrës, nuk ndodh asnjëherë që të mos dijë gjë. Ai e di, për këtë mund të them se 1 muaj e gjysmë më parë ka shkuar vetë në Greqi, për të tërhequr dosjen penale, por po të flasim me terma ligjor, nëse rezulton se je i dënuar, qoftë edhe në mungesë, dhe nuk është deklaruar në formularin e dekriminalizimit, shkarkohesh nga detyra. Mos dijenia mund të përdoret në një situatë tjetër”, ka thënë Alibeaj.

Nga ana tjetër vetë Ismailaj përmes një prononcimi për mediat ka thënë se drejt shtetit fqinj ka udhëtuar për arsye familjare, pasi motra e tij ka pasur vaftisjen e djalit.  “Kam lëvizur drejt Greqisë për arsye familjare. Unë kam motrën në Greqi dhe ajo ka pasur sebepet e saja, vaftisjen e djalit. Ky është shkaku që kam ikur atje. Asnjë problem”, ka thënë ai.