Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

‘Isha në një dhomë hoteli’, Hahn kujton rënien e Murit të Berlinit dhe tregon rrëfimin e pazakontë si e mësoi lajmin e madh: Kam akoma një foto në tryezën time dhe një fije teli nga ‘Perdja e Hekurt’

Postuar: 09/11/2019 - 12:36

Gjermania feston sot 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, një ngjarje që është bërë simboli i rënies së komunizmit të Europë. Në kuadër të këtij përvjetori, Komisioneri i BE Johannes Hahn, një një intervistë për Euronews Albania, kujton momentet e ngjarjes historike dhe si e përjetoi ai ngjarjen e madhe.

Mes festimeve, Hahn kujton se ku ishte në momentin kur ndodhi ngjarja, çfarë po bënte dhe me çfarë merrej në atë kohë, në një kohe kur ende nuk i ishte futur politikës.

‘Në fakt në atë kohë unë nuk merresha me politikë, isha duke punuar për një grup kompanish ndërkombëtare. E pashë diku, nuk e di saktësisht se ku, por kujtoj që isha nga një një dhomë hoteli, në mbrëmje. Më duhet të them se si austriak, për ne i gjithë procesi nuk filloi me rënien e ‘Perdes së Hekurt’, pra të Murit të Berlinit, por me prerjen e ‘Perdes së Hekurt’ mes Austrisë dhe Hungarisë. Mendoj se ka qënë qershor ose korrik, i po të njëjtit vit. Kjo mendoj se ishte ngjarja nxitëse dhe kam akoma një foto në tryezën time , këtu në zyrën në Bruksel dhe gjithashtu një fije të vogël teli nga ‘Perdja e Hekurt’, si kujtim në mënyrë që ta shohë çdokush që vjen në zyrën time, se kjo ishte Europa dhe tani në një farë mënyre Europa është e bashkuar.

Por i gjithë procesi që ka filuar në 1989 ende nuk është përfunduar. Ka qënë një ngjarje shumë e madhe të cilën në fakt, të cilën të thëm të drejtën askush nuk e priste të ndodhte, gjatë jetës sonë dhe mbaj mend se pagova shpenzimet e udhëtimit të dasmës sime në Pragë në maj 1989 dhe kam qënë ulur bashkë me gruan time në një restorant në të njëjtën tavolinë me një çift nga Gjermania lindore dhe ata po e shijonin tej mase mundësinë për të udhëtuar në Pragë dhe për të qënë të ulur atje. Ata i kishin mundësitë shumë të kufizuara. Kam menduar për këtë çift shumë e shumë herë më pas. Duke menduar se tani i kanë të gjitha mundësitë për të udhëtuar kudo që ata dëshirojnë. Mendoj se ishte diçka e shkëlqyer. Ishte një moment që, lavdi zotit kishim burra dhe gra shteti që kapën një çast historik dhe morrën vendimet e duhura. Më mungojnë disa njerëz si këta sot’, ka treguar Hahn.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/11/2019 - 23:58

Pasi vizitoi të gjitha ambientet e impiantit të ri, kryeministri Rama shkëmbeu disa batuta me lojtarët e Kombëtares. Ai i ftoi ata që të japin gjithçka në fushë pavarësisht rezultatit në fund të ndeshjes.

Postuar: 16/11/2019 - 23:58

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka gati padinë dhe paralajmëron se do të bëjë të hënën kallëzim

Postuar: 16/11/2019 - 23:08

Inaugurimi I stadiumit Arena Kombëtare ditën e diel në ndeshjen kundër Francës po bën jehonë përt

Postuar: 16/11/2019 - 22:30

Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili, nuk është përmbajtur aspak me fjalorin që ka përdorur ndaj krye

Postuar: 16/11/2019 - 22:05

Ish-presidenti, Bamir Topi thotë se edhe kësaj here, pavarësisht lodhjes, zgjidhja do të vijë nga

Postuar: 16/11/2019 - 21:53

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vizituar kombëtaren shqiptare të futbollit një ditë para de

Postuar: 16/11/2019 - 21:38

Ish-presidenti, Bamir Topi tha se pavarësisht përplasjeve të cilat kanë sfond të pasur politik, b