BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa rrëfen të pathënat: Ja si Ramiz Alia në fshehtësi të plotë e me dredhi, i orientuar, i udhëzuar, dhe i detyruar prej agjenturave të huaja organizoi lëvizjen e Dhjetorit ’90, nga infiltrimi i spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit, te pazar...

Muharrem Xhafa rrëfen të pathënat: Ja si Ramiz Alia në
x
BREAKING NEWS

Ja sekretet e errëta që fsheh “Foltorja”, Evi Kokalari u plas skandalet Shkëlzenit, Ilir Metës, Albana Vokshit, Flamur Nokës, Edi Palokës dhe Abi Malltezit: Si më kanë kërcënuar njerëzit e Sali Berishës, ju tregoj të gjitha pazaret e tyre të pista...

Ja sekretet e errëta që fsheh “Foltorja”, Evi Kokalari u
x
BREAKING NEWS

Britania “mesazh” SPAK-ut për Sali Berishën, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve dhe paralajmëron një tjetër listë me “non-grata”, Londra e përkushtuar të çmontojë lidhjet mes krimit, korrupsionit dhe politikës...

Britania “mesazh” SPAK-ut për Sali Berishën, ambasadori
x
BREAKING NEWS

SPAK i ka futur nën hetim, zbardhet pasuria e Damian Gjiknurit dhe Olta Xhaçkës, nga apartamentet, garazhet, te llogaritë bankare, ja dokumentet

SPAK i ka futur nën hetim, zbardhet pasuria e Damian Gjiknurit dhe Olta
x
BREAKING NEWS

Ja pse Edi Rama sulmoi amerikanët dhe SPAK në Kongres, zbardhet lista me deputetë, ish-deputetë, ministra, ish-ministra dhe kryebashkiakë që presin radhën për në qelinë e burgut

Ja pse Edi Rama sulmoi amerikanët dhe SPAK në Kongres, zbardhet lista
x
BREAKING NEWS

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz
x
BREAKING NEWS

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi
x
BREAKING NEWS

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh
x

Politike

Ish deputet i Partisë Demokratike plas deklaratën e fortë: Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi kanë marrë leje ndertimi në zonën e ‘Ali Demit’

Ish deputet i Partisë Demokratike plas deklaratën e fortë:

Fatbardh Kadilli, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, në një intervistë  për emisionin ‘Studio Live’, deklaroi se Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi kanë marrë leje ndërtimi në ‘Ali Dem’ në kompleksin ‘Magalem’. Për gazetarin Arbër Hitaj, Kadilli tha se opozita vepron me dy standarde, pasi nga njëra anë thotë se janë në diktaturë, por nga ana tjetër, marrin leje ndërtimi.

‘Thonë që jemi në diktaturë, por kanë marrë 19 kulla te kompleksi ‘Partizani’. Malltezi dhe biznesmeni Bektashi, kanë marrë leje ndërtimi për pallate edhe në “Ali Dem” në kompleksin Magalem. Në diktaturë nuk të japin leje ndërtimi! Kjo është qesharake, shqiptarët nuk janë idiotë. Kur humbet zgjedhjet flamurtari, thotë u shitën votat. Është aksioner në minorancë i biznesit të politikës.’- u shpreh Kadilli.

Kadilli ka komentuar aksionin e Rithemelimit ditën e sotme në sallën e Kuvendit, ku tha se ata kanë çmontuar shanset për të bërë opozitë. Sipas Kadillit, nuk bëhet revolucioni me deputetët, por nga populli.

‘Incidenti pjesë e një reagimi agresiv i opozitës. Nuk është ajo që presin qytetarët shqiptarë. Opozita është shumë herë me e madhe se ata. Por ata kanë votat e çdo opozitari. Ajo PD nuk ekziston më dhe ata deputetë shfrytëzojnë lirinë e tyre. Nëse këta kanë vendosur që të zvogëlojnë aksionin politik është ide e tyre. Kanë çmontuar shanset për të bërë opozitë dhe i kanë dhënë shans Edi Ramës, nuk mund të ketë revolucion që të bëhet nga deputetë. Populli po shkon në stadium që të festojë.’- tha Kadilli.

Për analistin Ben Andoni, kjo opozitë jo vetëm nuk tregon vizionet, por e ka mbyllur me kohë vizionin e vet. Sipas analistit, deputetët i janë larguar shumë idesë së grevës së urisë, pasi tek ne ka një konotacion qesharak.

‘Një aksion do të kërkonte 100 veta. Njësia e PD-së më shumë po kërkon që të vetidentifikohet në parlamentin tonë, sesa të pjellë ide. Fatkeqësi e madhe është se ne presim nga opozitat që të tregojnë realisht marshet e tyre vizionet e tyre. Kjo opozitë jo vetëm nuk tregon vizionet por e ka mbyllur me kohë vizionin e vet. Për të krijuar amulli ja ka arritur por kjo nuk ka vlejtur asgjë.

Publikisht shqiptarët janë sot të interesuar për festimet. Festa e kalimit në Gjermani eklipson politikën sot. I janë larguar shumë idesë se grevës së urisë, pasi tek ne ka një konotacion qesharak. Të gjitha grevat e urisë janë kthyer në qesharake. Një opozitë e tillë, mendoj se është krejtësisht pa ide dhe po heq atë dimension historik që ka pasur më parë.’- tha Andoni.

 

Më të lexuarat