BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Politike

“Ishte një inspirim i madh për idenë e lëvizjes”, Rama rrëfen historinë e gjyshit të tij durrsak: Ju tregoj si u bë shofer i Mbretit Zog

“Ishte një inspirim i madh për idenë e

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Durrës, në kuadër të takimeve elektorale në prag të fushatës për zgejdhjet e 25 prillit.

Gjatë fjalës për portin e ri të Durrësit, kreu i PS tregoi edhe historinë e gjyshit të tij durrsak, që iku për studime në Itali dhe u kthye pas me një makinë ‘Alfa Romeo’ e që më pas nisi punë për kryetarin e Bashkisë së Durrësit dhe më pas për mbretin Zog.

“Duke qëndruar këtu dhe duke parë këtë prezantim mu kujtua historia e gjyshit tim durrsak, që ishte djali i drejtorit të doganave në Durrës. Stërgjyshi ishte njeri i përfshirë në përpjekjet për të ndërtuar shkolla shqipe, dhe e nisi gjyshi tim në Itali për studime. Këtu në port doli me stërgjyshen për ta pritur. Djali zbriti nga porti me një ‘Alfa Romeo’, që ishte goxha e pashme dhe i ati u suprizua dhe e kuptoi menjëherë se paratë që i kishte dhënë për të studiuar i kishte bere për makinë. Ai u kthye dhe u bë shofer. Si interesonin studimet. Pak javë pasi ishte kthyer, ai tregonte se hëngri një shpullë këtu kur tha se kjo makina ishte e tija. E thirri kryetari i Bashkisë dhe i tha; ‘ose ti do të punosh për mua, ose do ikësh nga Durrësi’. Ai u bë shofer i kryetarit të bashkisë së Durrësit. Ai ishte komplet i marrosur pas makinave. Një ditë të bukur vjen dita e pavarësisë. Mbreti Zoti priste vipat në ceremoni. Dhe vjen kryetari i bashkisë që zbret nga një makinë që ishte shumë për taksapaguesit. Mbreti i tha; S’të vjen turp që ke këtë makinë?! E thërrasin gjyshin tim, dhe mbreti i thotë; Ti do bëhesh shoferi im me këtë makinë. Gjyshi ishte një inspirim i madh për idenë e shpejtësisë, për idenë e lëvizjes. Kjo është një nostalgji që vjen natyrshëm kur mendoj se sot jam këtu për diçka që me siguri stërgjyshi e gjyshi, ata që nuk jetojnë më dhe që në atë kohë ishin njerëzit që e bënë Durrësin një qytet që kishte shumë aromë Italie dhe shumë jetë që mbante frymën e influencës së botës matanë detit. Do të ishin sot krenarë që më në fund Durrësi falë këtij projekti bëhet gati të shkojë në një nivel tjetër”, tha Rama.