BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Politike

“Ishte përgatitur prej kohësh”/ Sali Berisha ngriti padi ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Nano zbërthen prapaskenat: Askush nuk do shkojë në gjyq në Paris, por...

“Ishte përgatitur prej kohësh”/ Sali Berisha ngriti padi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se ka ngritur një padi për shpifje Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili një ditë më parë dha i pari vendimin e DASH për shpalljen non grata të tij në SHBA.

Por sipas analistit Mustafa Nano kjo padi nuk është ngritur për të provuar akuzat ndaj tij dhe se askush nuk do shkojë në gjyq në Paris me Berishën. Në një intervistë për studion e lajmeve të MCN TV, Nano tha se Berisha e ka ngritur këtë padi në mënyrë që të mos heqë dorë nga mandati i deputetit.

“Kam përshtypjen që kjo padi nuk është ngritur për të provuar akuzat ndaj tij, askush nuk do shkojë në gjyq në Paris me Berishën. Ai e ka bërë këtë për të mos hequr dorë nga mandate i deputetit. Përndryshe do ishte pa alibi. Nëse s’do bënte këtë padi do ishte në listën e PD që duhen sulmuar. Kjo është e gjitha. Kjo është bindja, vetëm për këtë arsye është bërë padia. Berisha e nisi karrierën e vet duke arrestuar liderin e opozitës në atë kohë, në 1997-ën u dogj Koha Jonë, ka fakte sa të duash që ka minuar demokracinë, por nuk besoj është kjo akuza që duhet përkthyer, por akuza për korrupsion”, tha Nano.

Analisti gjithashtu u shpreh se ky vendim i DASH për Berishën është thjeshtë finalizimi i një procesi. Sipas tij terreni është përgatitur prej kohësh ndërkohë që shtoi se edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Juri Kim që kur ka ardhur nuk e ka takuar asnjëherë Berishën.

“Ky vendim do merrej sepse është finale e një procesi. Juri Kim që kur ka ardhur nuk e ka takuar asnjëherë Berishën, është përgatitur terreni për të vepruar. Juri Kim e ka injoruar dhe nuk ka lindur tani vendimi, është një gjë e pjekur prej kohësh. Por një përgjigje mund të ishte se Reforma në Drejtësi po jep fryte”, tha Nano.     

Më të lexuarat