
Ish-kryeministri e akuzoi si të shitur te Balla, reagon ashpër Bardhi: Po poshtëron veten, ka përdorur pushtetin për të rritur zerot në llogarinë e tij, shpif për këdo që...

“Ish-kryetarit i vinin mesazhe dhe s’përmendte emrin e kundërshtarit”, Sali Berisha nuk harron të sulmoj Bashën: U angazhua për llogari të...

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Si paraqitet situata epidemiologjike në Shqipëri në 24 orët e fundit

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, sa do të shitet litri i naftës, benzinës dhe gazit

Agron Duka dhe Fatmir Mediu propozuan emrin e tij për President të ardhshëm, reagon Dash Shehi: Të gjitha mbeten manovra politike

Kryeministri Rama i zhgënjyer nga largimi i Dybala-s: Po të isha kryeministër i Italisë do e bëja Chiellinin ministër

Qeveria merr vendimin e rëndësishëm për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Aksident i rëndë/ Makina përmbyset në kanal, plagosen dy persona, dërgohen me urgjencë te Trauma

Italianët marrin përsipër ekspertizën për “21 Janarin”, prova e dëshmi të reja për 4 vrasjet, Berisha pritet të merret në pyetje nga prokurorët e SPAK

Shkruar nga Kliti Topalli 29 Janar 2022

Dy ngjarjet më të bujshme ajo e “Gërdecit” dhe ajo e “21 Janarit” rrezikojnë të fundosin ish-kryeministrin Sali Berisha. SPAK mori në dorë tragjedinë e 15 marsit ku u vranë 26 persona nga shpërthimi në Gërdec, por sinjalet janë se në kompetencën e saj mund të kalojë edhe 21 janari i viti 2011 ku u vranë 4 persona. Momentalisht është Prokuroria e Tiranës, ajo e cila ka rihapur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës dhe procesi ka mbetur në fazën e ekspertimit. Mësohet se prokuroria ka dërguar në një laborator në Itali fishekun që vrau Nikën bashkë me shumë të dhëna ta tjera ku do të bëhet një ekspertizë me e kualifikuar. Por nga ana tjetër, sinjalet janë se po tentohet të zbulohet se kush janë në të vërtetë autorët e vrasjeve të 11 viteve më parë. Sipas burimeve, Prokuroria e Tiranës pritet të shpallë moskopetencë dhe ta kalojë këtë çështje te Prokuroria e Posaçme, duke qenë se kjo ngjarje mund të ketë të përfshirë dhe zyrtarë të lartë të asaj kohe. Kohët e fundit kanë reaguar presidenti, ish-kryeministri Berisha dhe kreu i PD, Lulzim Basha që kanë dhënë versione të ndryshme për ngjarjen dhe sinjalet janë se mund të kërkohet dëshmia e tyre për atë se çfarë ndodhi në bulevard më 21 janar. Ndërkohë po ashtu pritet të pyeten edhe shumë persona që ishin atë ditë në shesh, personat që mbetën të plagosur, gardistë, përfaqësues të policisë, etj. Sinjalet janë së mund të thirret në SPAK edhe ish-kryeministri Sali Berisha, pse jo edhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha. Nëse do të ndodhë kjo, atëherë duket se SPAK po shkon te zbardhja e dy ngjarjeve më të rënda të 30 viteve, Gërdeci dhe “21 Janari”. Nga ana tjetër edhe familjarët e viktimave kanë bërë një kërkesë që kjo çështje të shqyrtohet nga SPAK, pasi hetimi nuk duhet të fokusohet vetëm te Garda, por edhe në nivel politik.
Rihapja e hetimeve
Një vit më parë Policia e Tiranës ka dorëzuar një kërkesë në prokurori, ku kërkoi riekspertim hetimor për vrasjen e Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës. Po ashtu kërkohej të riekspertim për plagosjen e Fatos Mahmutajt, Sokrat Godes, Erald Boshas, Artes Dybelit, Ilia Qeskos dhe Ilia Papas. Sipas informacioneve, policia ka kërkuar të kryhet riekspertim i predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës, të ripyeten personat që kanë dijeni kryesisht ish-efektivë dhe efektivë të gardës që ishte në shërbim në datën 21 janar. Gjithashtu në letër-kërkesë kërkohet të ripyeten të afërt të viktimave dhe dëshmitarë. Vrasja e Nikës është më e mistershmja e “21 Janarit”. Fillimisht ai mbeti i plagosur dhe u dërgua në Turqi ku dhe ndërroi jetë. Akti i ekspertimit datë 5 maj 2014 vërteton se Nika u qëllua me një plumb. Kjo predhë është ekzaminuar edhe në laboratorin e FBI “Virginia” ku thuhet se ka dalë nga një pushkë me 6 viaska, por predha nuk mundi të identifikohet nëse është qitur nga tytat e pistoletave të dërguara për ekzaminim apo nga tytat e tjera. Predha e gjetur në trupin e Nikës është e kalibrit 9 mm, ndërsa policia thotë se është qitur nga një armë zjarri Mp5. Policia kërkon të kryhet rikqyrje e pamjeve filmike të fokusuar kryesisht tek Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe të plagosurit. Sipas letër-kërkesës, kërkohet me anë të një shkrese IPSH-së nëse ka apo jo laborator për ekzaminimin kriminalistik në vendet e BE që të ekzaminohet predha e gjetur në trupin e Aleks Nikës. Rasti i tij u nda nga vrasjet e tjera dhe hetimet kanë vijuar deri një vit më parë kur dhe janë pezulluar. Po ashtu policia ka kërkuar që të bëhet një riekspertim i provave për vrasjen e Hekuran Dedës.
Më të lexuarat


Agron Duka dhe Fatmir Mediu propozuan emrin e tij për President të ardhshëm, reagon Dash Shehi: Të gjitha mbeten manovra politike

Zgjedhja e Presidentit të ri, Zekthi: Rama po bën një truk, Alibeaj ndodhet në këtë situatë për të ardhur keq, po përpiqet...

Kryeministri Rama i zhgënjyer nga largimi i Dybala-s: Po të isha kryeministër i Italisë do e bëja Chiellinin ministër

Qeveria merr vendimin e rëndësishëm për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Bujar Leskaj: Njeriu që ndryshoi botën

KQZ jep nesër vendimin për shkeljet e bëra në zgjedhjet e 6 marsit, janë të përfshirë ministra, kryetarë bashkish dhe...

Zgjedhja e Presidentit të ri, Mediu ka zbuluar emrin e parë që propozon opozita: Ky është personi i duhur për të ardhur në krye të shtetit

Presidenti Meta pret drejtoren amerikane për Transparencën: “Open Gov Hub Washington DC”, një nga qendrat më të rëndësishme që promovon në botë llogaridhënien dhe pjesëmarrjen qytetare

“E kanë në xhep, ka pranuar të jetë si president vartësi i kryeministrit!”/ Artan Fuga shpërthen i revoltuar dhe zbardh prapaskenat: Çfarë turpi?

“Po kërkon të shpëtojë nga goditja penale me këtë lëvizje”, Spartak Ngjela paralajmëron fundin tragjik të Berishës, bën deklaratën e fortë edhe për Edi Ramën
