BREAKING NEWS

795 raste të reja me koronavirus 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet

795 raste të reja me koronavirus 24 orët e fundit, Ministria e
x

Politike

Izolimi në fundjavë, Vasili del me thirrjen e pazakontë për faljen e Bajramit

Izolimi në fundjavë, Vasili del me thirrjen e pazakontë për

Ndërsa kryeministri Edi Rama njoftoi dje se edhe kjo fundjavë do ketë rregullat e asaj të kaluar, pra me kufizime oraresh e dalje vetëm për pensionistë e prindër me fëmijë sipas fashës orare, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili iu bën thirrje qytetarëve të mos i binden këtij urdhri.

Në një postim në “Facebook”, Vasili shkruan se Edi Rama me 1500 policë sup më sup dhunoi të dielën më 17 maj të gjitha rregullat e pandemisë për të prishur Teatrin.

Ndaj thotë ai s’ka dy palë rregulla dhe akti normativ ka zero vlerë. Ai bën thirrje për mosbindje dhe falje të Fier Bajramit që është të dielën.

POSTIMI I VASILIT
MOS JU BINDNI, BËJENI FALJEN E BAJRAMIT!!
Edi Rama me 1500 policë sup më sup dhunoi të dielën më 17 maj të gjitha rregullat e pandemisë për të prishur Teatrin.
S’mund të guxojë të ndalë Faljen e Bajramit.
S’ka dy palë rregulla një palë për popullin një palë për Edi Ramën.
Akti Normativ ka zero vlerë, se zero e bëri vetë Edi Rama.
MOS JU BINDNI!!
KY ESHTE MASHTRIM S’KA ASNJE LIDHJE ME PANDEMINË!!
KY ESHTE GJYNAH QË S’KA FALJE!!
BESIMTARË MYSLIMANË BËJENI FALJEN E BAJRAMIT!!