BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ja 20 arsyet pse aksidenti i Sokol Olldashit është i dyshimtë, u prishën provat në vendngjarje

Ja 20 arsyet pse aksidenti i Sokol Olldashit është i dyshimtë, u

Sa vjen e zymtohet velloja e misterit mbi aksidentin fatal, ku gjeti vdekjen Sokol Olldashi, një nga figurat më karizmatike dhe polemizuese në Partinë Demokratike. I identifikuar si rreziku më potencial dhe i vetëm për pozitat e Lulzim Bashës dhe familjes Berisha në PD, Sokol Olldashi humbi jetën në një aksident tragjik, i rrethuar me plot dyshime dhe pikëpyetje. Me një mbështetje të gjerë në bazë dhe struktura, Sokol Olldashi përfaqësonte linjën më të fuqishme në Partinë Demokratike, ndërsa ishte edhe pretendenti numër një për të zëvendësuar Lulzim Bashën, menjëherë pasi ky i fundit të humbiste zgjedhjet e radhës. Ndaj dhe disa pikëpyetjet rrinë pezull në korridoret e politikës, në rrethet gazetareske dhe në çdo tavolinë. A ishte aksidenti i Sokol Olldashit një fat i kurdisur nga dora e njeriut apo një rastësi fatale dhe tragjike?  Pa u hyrë teorive konspirative, po rendisim disa nga arsyet që të çojnë në dyshime dhe pikëpyetje. Arsyet e para lidhen me rrezikun që paraqiste fenomeni Olldashi për pozitat e dyshes Berisha-Basha në PD. Ndërsa sjellja e policisë në raport me aksidentin, i thellon më shumë dyshimet. Vonesa e policisë për t’u prononcuar për ngjarjen, shmangia e personit të dytë, prishja e provave në vendngjarje, mbajtja larg e mediave për rreth dy orë, prania e personave të tjerë para ardhjes së policisë etj., janë vetë disa nga faktet që të çojnë në dyshime.

Shuhen alternativa në PD

Me shuarjen e Sokol Olldashit është shuar edhe linja e fortë anti-Basha në partinë më të madhe në opozitë. Ndarja nga jeta e Sokol Olldashit, pas aksidentit fatal automobilistik, pritet të sjellë qetësinë e shumëdëshiruar në Partinë Demokratike. Shuarja e Olldashit mund të krijojë një boshllëk të madh në reagimin opozitar në raport me qeverinë, por do të bjerë tensioni i dyshes Berisha-Basha për kundërshtarin brenda partisë. Me përcjelljen e Olldashit në banesën e fundit, familja Berisha do të kontrollojë plotësisht dhe pa kurrfarë rezistence Partinë Demokratike, nëpërmjet beniaminit të tyre, Lulzim Basha.

Roli i Olldashit në PD

Lufta mes grupeve dhe klaneve për dominancë në Partinë Demokratike, pati nisur në mënyrë të nëndheshme, shumë kohë para përmbysjes së Berishës në zgjedhjet e 23 Qershorit. Që kur Berisha ishte kryeministër, në PD ishin kristalizuar tre linja kryesore, të cilat luftonin për të dominuar partinë. Grupi i parë ishte ai i familjes, ku përfshihej Basha, stafi i bashkisë, Shkëlzeni, Jamarbër Malltezi, Keltis Kruja, shokët dhe shoqet e Argitës, disa ministra, disa drejtorë etj. Grupi i dytë ishte ai i Jozefina Topallit, me rrethin e saj të Shkodrës, disa deputetë, disa krerë institucionesh etj. Grupi i tretë dhe më i rrezikshëm për pozitat e familjes ishte grupi i Sokol Olldashit, i cili përfaqësonte linjën më të fuqishme ekonomiko-politike në PD. Lufta mes këtyre grupeve doli pak pas përmbysjes së Sali Berishës nga pushteti dhe pas manovrave të tij për të katapultuar pasardhësin Basha në krye të partisë, për të qenë vetë kryetar në hije dhe defakto i partisë. Grupi i Topallit u izolua shpejt nga dyshja Berisha-Basha, ndërsa rezistenca e saj kundër Bashës ishte e dobët. I vetmi qëndrestar mbeti Sokol Olldashi, i cili pati guximin të denonconte publikisht planin e familjes për të kontrolluar partinë nëpërmjet kukullës Basha. Kjo lëvizje u bë aq e lexueshme, saqë ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka pyetur para ca ditësh se kush ishte kryetar i PD, Basha apo Berisha.

Ja 20 arsyet pse aksidenti i Sokol Olldashit është i dyshimtë

1.Pas izolimit të Topallit, Sokol Olldashi ishte kundërshtari i vetëm i dyshes Berisha-Basha në Partinë Demokratike
2.Sokol Olldashi ishte pengesë për planin e dyshes Berisha-Basha për të diktuar krerët dhe anëtarët e forumeve të larta të PD në zgjedhjet e dhjetorit
3.Sokol Olldashi do të niste një aksion për të kundërshtuar mënyrën e të bërit opozitë nga dyshja Berisha-Basha
4.Sokol Olldashi do të kërkonte një analizë për humbjen e thellë në zgjedhjet e 23 Qershorit, gjë e cila do të shmanget nga Berisha-BASHA
5.Sokol Olldashi përfaqësonte linjën politike-ekonomike më të fuqishme në PD
6.Sokol Olldashi do të kërkonte largimin e Bashës menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve të para përballë të majtës
7.Sokol Olldashi ishte kthyer në pretendentin numër një për zëvendësimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD  
8.Olldashi ishte lideri real i PD në jetën parlamentare dhe në debatet televizive
9.Sokol Olldashi shihej si rrezik për krijimin e një parti të re në PD
10.Sokol Olldashi kishte në planet e tij politike krijimin e një lëvizje të re politike
11.Sokol Olldashi ishte në moshën e duhur dhe në kulmin e karrierës së tij politike  
12.Ndryshe nga Basha, Sokol Olldashi njihte në thellësi strukturat e PD dhe jetën opozitare
13.Sokol Olldashi gëzonte një mbështetje të gjerë në bazë
14.Sokol Olldashi u kthye në figurën më karizmatike dhe polemizuese në PD, duke eklipsuar Bashën, një personazh i lodhshëm për publikun dhe që bazohet në klishe të ngurta
15.Olldashi po afrohej me amerikanët pas pozicionimit të Bashës kundër Arvizu
16.Sipas ambasadorit amerikan, Olldashi kishte planifikuar zhvillimin e një vizite
17.Sokol Olldashi dinte shumë për aktivitetin e Sali Berishës në tetë vitet e fundit
18.Marrëdhëniet mes Sokol Olldashit dhe Sali Berishës ishin të ftohta pas katapultimit të Lulzim Bashës në krye të PD
19.Sokol Olldashi akuzoi Berishën për mbështetjen që i dha Bashës në garën për PD
20.Sali Berisha nuk e ktheu në kauzë vdekjen e Olldashit siç ka bërë zakonisht me deputetët e tjerë të PD, kur kanë humbur jetën

Dyshimet rreth aksidentit
-Pse policia prishi me shpejtësi provat në vendngjarje, duke marrë makinën me karrotrec?

-Pse media u mbajt dy orë larg ngjarjes?
-Pse persona të tjerë shkuan në vendngjarje para se të mbërrinin forcat e policisë?
-Pse dëshmitë ishin kontradiktore për aksidentin?
-Pse Igli Cara jep dy variante për telefonatën nga humnera dhe për vendndodhjen e shoferit të Olldashit?
-A mund të telefononte Olldashi pas goditjeve të rënda në kokë dhe qafë?
-Pse u raportua për disa orë me radhë për ekzistencën e një personi të dytë?
-Pse u raportua se personi i dytë u nis drejt Spitalit Ushtarak dhe më pas ky variant u mohua?
-Pse policia u vonua 24 orë për të dhënë qëndrimin zyrtar mbi ngjarjen?
-Pse policia nuk sqaroi se sa persona ishin në makinë?
-Pse mungoi konkluzioni dhe procesverbali i këqyrjes së vendit të ngjarjes nga policia dhe prokuroria?
-Pse u vonua akti i ekspertimit autoteknik i mjetit, ku u gjend trupi i deputetit?
-Pse nuk zbardhen tabulatet telefonike? Adriatik Doçi


 

Më të lexuarat