BREAKING NEWS

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk tërhiqet nga asnjë kusht dhe qeveria teknike

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk
x

Politike

“Ja kemi kërkuar që në vitin 2019, por nuk e bëri”, Manjani reagon pas tryezës së përbashkët të liderëve shqiptarë dhe ‘i përvishet’ Metës publikisht: Ky është virusi më i rrezikshëm politik në Shqipëri!

“Ja kemi kërkuar që në vitin 2019, por nuk e

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka komentuar tryezën e përbashkët ‘virtuale’ të Presidentin Meta ditën e djeshme me kryeministrin Rama dhe kreun e PD, Lulzim Basha.

Sipas Manjanit kjo tryezë duhet të ishte thirrur nga presidenti që në vitin 2019, por Meta jo vetëm që nuk e bëri, por u përplas me këdo që ia sugjeronte.

Manjani shkruan se më i keq sesa virusi, në vendin tonë është çorba e politikës që kalbet shpejtë dhe krijon vetëm individë egoistë e autokratë.

Postimi i plotë:

Ja kaq sa ç'bëri dje i kërkuam gjithë vitin 2019 Presidentit të Republikës! Të bashkonte në një tryezë, qoftë dhe virtuale pozitën e opozitën.

Por nuk e bëri.

Jo vetëm që nuk e bëri por hyri në kurs përplasje me këdo që i sugjeronte të bënte pikërisht këtë që bëri dje.

Tryeza e dialogut politik ishte dëshpërimisht kritike të bëhej vjet, sepse virusi i monizmit ishte dhe mbetet më i rrezikshmi në Shqipëri. Është virus autentik, që nuk vjen nga supa me lakuriq nate e gjarpërinj, por nga çorba e politikës së mbyllur që kalbet shpejt dhe që prodhon vetëm individë egoistë e autokratë.

Monizmi është virusi që duhet të heqim qafe. Dialogu politik është ilaçi që e lufton. Demokracia e neutralizon komplet.

Sa sherre e tensione kot do kishim shmangur nëse do thirrej ajo tryezë..! Mbase do ishim dhe duke negociuar sot me BE-në...

Nejse, kurrë nuk është vonë.