BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Politike

Ja ku u arrestua Sekretarja e Përgjithshme e MSH, Manastirliu e terrorizuara telefonoi Edi Ramën për t’i dhënë lajmin bombë, kryeministri e deklaroi si informacion nga SPAK, përgjimet implikojnë ministrat në shumë afera korruptive

Ja ku u arrestua Sekretarja e Përgjithshme e MSH, Manastirliu e

2 qershori i këtij viti duket se do të mbahet mend në memorien e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe vartëses së saj, Joana Duro si një nga ditë më të zeza të karrierës së tyre. Të premten që shkoi me urdhër të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u arrestua Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, pasi dyshohet se është përfshirë në korrupsionin me tendera. Por kur kanë kaluar katër ditë nga ky lajm i bujshëm, gazeta “SOT” ka mësuar detaje të reja rreth arrestimit të Sekretares së Përgjithshme e MSH. Mësohet se polica dhe agjentët të Byrosë Kombëtarë të Hetimit me urdhër të Prokurorisë Speciale kanë zbarkuar rreth orës 14:00 të së premtes që shkoi në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë, ku kanë arrestuar në flagrancë zonjën Duro, e cila ndodhej në zyrën e saj, duke punuar. Ndërkohë sikundër thonë burimet në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, atë moment ka qenë edhe ministrja Manistriliu, në zyrën e saj. E alarmua nga ky arrestimi, mësohet se Manastirliu ka telefonuara urgjentisht kryeministrin Edi Rama, të cilit i ka bërë me dije se vartësja e saj, zonja Duro është prangosur. Vetëm Rama e konfirmoi lajmin e SPAK si informacion të tijën gjatë një takimi që zhvilloi disa orë më pas me socialistët e Tiranës në kuadër të turit të falënderimeve po të premte. Mirëpo, mësohet se zonja Manastirliu është terrorizuar nga arrestimi i Sekretares së Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, pasi ka zëra se ajo nga që është popull kot dhe ka fëmijë, mund të kthehet në bashkëpunëtore e drejtësisë, vendimin ky që nëse do të merret nga ajo, pritet të fundosë gjithë kupolën e ministrisë. Pra, frika më e madhe e ministres Manastirliut, e cila akuzohet se është përfshirë në korrupsionin, është vetëm zonja Duro, e cila ka në dorë fatin e saj politik, pasi nëse flet, e merr me vete në burg. Po ashtu, mësohet se agjentët kanë sekuestruar celularë, laptopë dhe dokumente atë ditë, çka pritet të rendojë edhe më tej pozitat e drejtuesve të MSH.

Gjykata e Posaçme lë në burg Sekretarja e MSH

Por nuk ndalet me kaq, pasi gazeta ka mësuar se Sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe specialistja Laura Shteto ranë rastësisht në rrjetën e përgjimeve të Prokurorisë së Posaçme të korrupsionit teksa po kryhej hetimi për një tjetër person. Mësohet se SPAK ka regjistruar në janar të këtij viti procedimin për një tjetër zyrtar të kësaj ministrie dhe ishte në përgjim të tij për korrupsion. Por teksa dëgjonte bisedat, në flagrancë ranë sekretarja e përgjithshme e ministrisë dhe specialistja Shteto për një ryshfet 330 mijë lekë të një tenderi në emër të kompanisë ‘Dricons’. Gjykata e Posaçme vendosën që të dyja zyrtaret të qëndrojnë në masën arrest me burg deri në përfundim të hetimeve. Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre zgjati mbi 90 minuta, ndërsa dy të arrestuarat nuk kanë folur para gjykatës. Fillimisht avokatët kërkuan të njihen me dosjen hetimore të prokurorisë. Avokatja e Joana Duros, Antoneta Sevdari theksoi se Duro ishte nënë e dy fëmijëve të mitur që kanë nevojë për përkujdesjen e saj, ndërsa avokati Emir Beta që mbronte të arrestuarën Laura Shteto tha se ajo është me probleme shëndetësore dhe nënë e dy fëmijëve. Të dy avokatët kërkuan që të arrestuarat të hetohen në masë më të butë sigurie. Pasi u tërhoq për vendim gjyqtarja e çështjes vendosi të pranojë kërkesën e SPAK duke i lënë në burg. Të martën pritet të dalin sërish para gjykatës. Ndërkohë mësohet se SPAK ka nën hetime shumë dosje korruptive dhe kriminale, në të cilat thuhet se kanë rranë në përgjigjem shumë ministra, çka pritet të shkaktojë “cunam” në radhët e qeverisë dhe administratës.

Si ishte ndërtuar skema e korrupsionit?

Kujtojmë se Duro u arrestua bashkë me Sheton më 2 qershor 2023, pasi dyshohet se sekretarja e Shëndetësisë mori ryshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë  'DRICONS’ në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës. Në agjencinë e prokurimit publik shihet se përkundër vlerës prej 805.872.23 lekë të vendosur si fond limit nga ministria për tenderin, kompania fituese ka ofruar 672.457.60 lekë. Dy zyrtaret akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. Hetimet e SPAK për korrupsionin me tenderin e Ministrinë e Shëndetësisë kanë çuar edhe në ndalimin e administratorit të kompanisë, 'DRICONS’, Vladimir Topi dhe inxhinierin Silvi Shehi. Vladimir Topi dhe inxhinierin Silvi Shehi dyshohet se janë personat që ndërhynë duke i dhënë Joana Duros, 330 mijë lekë ryshfet që ajo të ndikonte për t’i shpallur fitues në tenderin për rikonstruktimin e qendrave shëndetësore. Fituesi i tenderit me fond limit 805 mijë lekë është shpallur në 1 qershor, ndërsa SPAK ka ndërhyrë në datën 2 qershor teksa u dha ryshfeti. Prokuroria e Posaçme thotë se pas hetimeve, rezulton se ka qenë Vladimir Topi, i cili i ka dhënë Duros 330 mijë lekët që ta favorizonte në tenderin e hapur nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë sa i takon, inixhinerit të kompanisë, Silvi Shehi, ai ka marrë shumën prej 330 mijë lekë dhe ia ka dërguar Laura Shtetos, specialiste e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara. Shteto dhe inxhinieri i kompanisë 'DRICONS’ kanë bërë lidhjen mes sekretares së Shëndetësisë dhe administratorit Vladimir Topi. Shteto pasi ka marrë lekët nga inxhinieri i kompanisë 'DRICONS’, ia ka dërguar sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndaj Vladimir Topit dhe inxhinierit të kompanisë së tij, rëndon akuza për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim.