
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Ja kush është deputeti që nxori zbuluar planin e Berishës për të penguar Lulzim Bashën që të marrë drejtimin e selisë blu, zbardhen prapaskenat nga mbledhja e Kryesisë së PD

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 9 Qershor 2023

Gazeta “SOT” ka zbuluar të tjera detaje nga mbledhja e Kryesisë së PD e mbajtur këtë të martë duke u gdhirë e mërkurë, ndërsa ka mësuar edhe emrin e deputetit demokrat, i cili po punon me mish e me shpirt që të vërë në zbatim planin ogurzi të ish-kryeministrit Sali Berisha për të penguar Lulzim Bashën që të rikthehet në krye të Partisë Demorkatike. Dy ditë më parë, ishte ish-kandidati i PD zyrtare për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, i cili në një intervistë televizive theksoi se një nga deputetët të cilët u larguan nga mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, nuk kishte asnjë merak për mënyrën se si do vendosej të udhëhiqej partia po kishte vetëm një merak. Sipas Bejkos, deputeti, të cilit ai nuk ja përmendi emrin, kishte thënë se duhet të gjenin një mënyrë që të pengonin kthimin e Lulzim Bashës në krye të PD-së. “Për çfarë vijmë vërdallë kot? Si do gjejmë një mënyrë të pengojmë rikthimin e Bashës në krye të PD-së”. Ai nuk e kishte hallin e modaliteteve, meraku i tij ishte ky, të mos vinte Basha”, deklaroi Bejko. Ndërkohë gazeta “SOT” mësoi se deputeti që kërkon t’i bëjë (bënte) puç Bashës me urdhër të Sali Berishës, është Dashnor Sula.
Alibeaj: Nuk ka pasur presione
Por detaje për mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike ka dhënë edhe ish-kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit ka folur dje për mediat sa i takon tensioneve mes militantëve të Lulzim Bashës dhe deputetëve, teksa theksoi se nuk ka pasur dhunë, ndërsa kërkoi ndjesë për fjalorin e përdorur prej tyre. Alibeaj theksoi se asnjë nga anëtarët e Kryesisë s’ka qenë në presion. “Nëse i dhunuan ua kërkoj unë ndjesën personalisht. Modeli ndryshe është të respektojmë lirinë e shprehjes të çdo njeriu. U thatë natën emirë? Sigurisht, natën emirë u them të gjithëve. PD është baza, janë njerëzit. Nuk ka një ndarje lidhur me atë se ca ka ndodhur gjatë gjithë kësaj kohe. Në mbledhje për aq sa zgjati asnjë prej kryesisë nuk ka qenë në presion. Unë isha në mbledhje. Asnjëri prej tyre s’ka qenë as në presion, ka pasur qëndrime të ndryshme. Krerët e degëve janë PD, ato njerëz që më 8 janar ishin në mbrojte të deputetëve. Ata njerëz. S’ka pasur dhunë, fjalë ka pasur jam dakord. Nëse secili prej jush është ndjerë i fyer apo në një situatë ju normale, ua kërkoj unë ndjesën. Një gjë, me shumë qetësi ua them secilit prej jush, keni të drejtën tuaj të thoni gjithçka dini. Të nxirrni problemin kryesor në mbledhje, është them në opinioni i secilit për mënyrën se si duhet ët ecë para PD”, nënvizoi Alibeaj.
Reagon Basha
Nga ana tjetër, ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur para mediave nga oborri i Kuvendit të Shqipërisë, dënoi sharjet dhe fyerjet që militantët u kanë bërë deputetëve në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PD-së pasi u vendos mbajtja e zgjedhjeve në 20 korrik. “Refuzoj dhe dënoj me forcë çdo sjelle, fjalët, banalitetet dhe kërcënimet që janë shkëmbyer gjatë një tensioni. Në mënyrë absolute jeni dhe keni mbështetjen time personale dhe politike. Sikurse keni distancimin e plotë. Ky nuk është modeli ime. Shpesh herë kam marrë edhe kosto. Analistë thonë që jam i butë, por nuk jam i butë, por jam i vendosur. Personat që e kanë bërë jo vetëm që nuk kanë mbështetjen time por nëse janë anëtarë të PD-së, propozimi im është që të mos jenë më anëtarë të PD-së”, deklaroi ai. Ndërkohë ai akuzoi Ramën dhe Berishën se janë bashkë me oligarkët për “t’i ngulur thikën” Partisë Demokratike. “Oligarkët, Berisha dhe Rama janë bashkë, janë në tavë. Edhe një javë pas zgjedhjeve kanë vërshuar favore dhe leje ndërtimi për ortakët e trekëndëshit të Bermudës. Ata natën ndajnë favoret, ditën bëjnë sikur zihen”, nënvizoi Basha.
Korreshi zbardh detajet nga takimi me Bashën
Ndërkaq, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka deklaruar se është kundër sjelljes së Bashës në krye të PD-së. Ai është po ashtu kundër rikthimit të Berishës dhe Alibeajt në krye të partisë. I pyetur nga gazetarët dje lidhur me takimin, që zhvilloi së bashku me deputetin Sula e Basha, Korreshi u shpreh se Basha kishe kërkuar ndjesë dhe është distancuar nga dhuna nga militantët e tij ndaj deputetëve. Gjithashtu ai sqaroi pozicionin e tij ku tha se ai është pro PD si në vitin 2021.“Për ato skena unë i kam thënë dhe vazhdoj t’i them që janë të papranueshme. Diskutuam se kush ishte përgjegjës. Mbështetësit e Bashës ishin përgjegjës. Unë e kam thënë çdo herë, takimi im ishte për këtë pjesë. Unë i qëndroj reagimit tim Basha, Berisha dhe Alibeaj nuk duhet më të jetë në krye të PD-së. Nëse procesi nuk futet në binarë apo në shina, jo nuk do të marr pjesë. Bardhit ja kam thënë: Nëse ju doni të bëni një Parti që do i shërbej vetëm atij që është kryetar, mua nuk më keni. Unë jam për parti demokratike siç ka qenë në vitin 2021. Nëse nuk e prodhojmë një gjë të tillë, nuk kemi pse lodhemi kot. I kam kërkuar që të sqarojë pozicionin e tij, sqaroi se distancohet dhe se nuk e ka ditur fare. E ka marrë vesh në mëngjes këtë gjë. Nuk jam për një proces që sjell Bashën në krye të PD”, deklaroi Korreshi.
Më të lexuarat


Basha: Sulmi në Veri i përgatitur nga segmente shtetërore të Serbisë

Sulm terrorist në Ankara/ Presidenti Begaj: Shpreh solidaritetin me popullin dhe qeverinë turke

Sulmi terrorist para parlamentit, reagon Rama

Basha vijon turin nëpër Shqipëri, kreu i PD e nis ditën me takime në Ndroq

Tensionet në Veri/ Ministrja Gërvalla reagon ashpër ndaj propozimit të Ramës: Shumë i rrezikshëm, trembem kur dëgjoj...

“KFOR të marrë Veriun”/ Ish-ministri Lleshaj ‘shuplakë’ Ramës, del kundër deklaratave të tij për Kosovën: E përcakton NATO, jo...

Beleri bën lëvizjen e radhës nga burgu

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Tensionet në Kosovë/ “Jemi naivë nëse themi që s’mund të ketë konflikt”, Mediu bën paralajmërimin e fortë: Mund të kemi skenar të ngjashëm me...

Ish-ministri Lleshaj sulmon Ramën: Qeveria ka rënë në gjendje letargjie, duhen reforma, jo marketing
