Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ja ministrat që pritet të shkarkohen në vjeshtë, Majko e Lleshaj më të rrezikuarit, sondazhet fundosin shumicën e anëtarëve të kabinetit

Ja ministrat që pritet të shkarkohen në vjeshtë, Majko e

Ndryshimet në qeveri duket se janë të pashmangshme. Zgjedhjet po afrojnë dhe zhgënjimi te qytetarët mbi punën e qeverisë duket se ka pasur rritje në bazë të sondazheve. Qeveria ka marrë pushimet, por pas mbarimit të tyre, pritet që shefi i qeverisë të shkaktojë tërmet në kabinet, ashtu siç bëri në 2018, ku largoi rreth 70 për qind të ministrave. Gazeta ka mësuar se vetë shefi i qeverisë ka realizuar një sërë sondazhesh mbi punën e qeverisë dhe mbi emra konkretë të ministrave. Sipas burimeve, shumë prej emrave aktualë nuk gëzojnë mbështetje në elektorat, për të mos thënë se një pjesë e madhe janë mjaft të zhgënjyer, për shkak dhe të skandaleve. Po ashtu dhe sondazhet që po zhvillojnë një sërë portalesh dhe mediash, përfshirë dhe ato të majta i nxjerrin ministrat shumë keq e për këto arsye pritet që kryeministri të rifreskojë kabinetin në vjeshtë. Por kush janë më të rrezikuarit? Nëse shihen zhvillimet e ditëve të fundit padyshim emri i parë që pritet të ikë është ministri i Diasporës, Pandeli Majko. Edhe pse Ministria e Diasporës u ngrit për të bërë për vete diasporën, nuk ka asnjë dallim mes asaj që ishte para emërimit të Majkos dhe situatës sot. Nga ana tjetër kanë qenë të shumta rastet kur tenderat e kësaj ministrie kanë sjellë debate. Rasti më i fundit është një tender për 2 mijë lojëra “Mos u nxeh” në kulmin e pandemisë. Padyshim që bëhet fjalë për një skandal, pasi kur plasi pandemia, Majko hapi tender për qeleshe, ndërsa tani që spitalet vuajnë për pajisje, kemi një tjetër tender qesharak. Kjo gjë duket se nuk është pëlqyer aspak dhe nga vetë PS. Vetë Radio Televizioni Publik Shqiptar shkroi një artikull mjaft kritik ndaj Majkos. Po ashtu dhe një tjetër portal që njihet si krah qeverisë. Madje Majko e sulmoi këtë portal duke deklaruar se duhet marrë seriozisht puna, pra e interpretoi si sulm nga brenda.

I rrezikuar Lleshaj

Një tjetër emër që është akuzuar kohët e fundit është ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Pakënaqësinë ndaj tij e tregoi i pari kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu. Ai kritikoi hapur në sytë e të gjithëve mbi aksionet për prishjet në bregdet. Po ashtu kritika pati dhe nga Damian Gjiknuri, i cili u shpreh në një takim me kryebashkiakët e jugut se ka marrë ankesa nga Saranda për prishje objektesh gjatë sezonit turistik. Ndërkohë ashtu si Majko, ndaj Leshajt ka akuza dhe për tenderat. Pak ditë më parë ai u padit për abuzime me tenderin e uniformave të policisë dhe mediat e kanë sulmuar fort.

Emrat e tjerë

E sigurt është se askush nuk e ka vendin e sigurt në kabinetin qeveritar. Sipas burimeve të gjithë po presin vjeshtën për të mësuar se çfarë do të ndodhi duke ditur se kryeministri Rama nuk flet me askënd për këto vendime. Në 2018 të gjithë e morën vesh në Asamble se duhet të lëshonin karriget. Emra të tjerë që padyshim janë bërë objekt polemikash janë ministrja e Financave, pasi vendi ndodhet në një situatë të rëndë ekonomike. Kemi ministren e Arsimit, e cila po ashtu është në një situatë delikate për çështjen e mësimit gjatë pandemisë. Sipas shumë ekspertëve strategjia e ndjekur dështoi. Nuk mbeten pas ministrja e Drejtësisë, apo Gent Cakaj. Ky i fundit është i komanduar dhe sipas gjasave pritet që Rama të emërojë një person tjetër pasi vendi është në një situatë të vështirë për hapjen e negociatave.

Më të lexuarat