BREAKING NEWS

Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e shtëpisë (Emri)

Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e
x
BREAKING NEWS

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga inertet dhe uji (Video)

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)
x
BREAKING NEWS

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në
x
BREAKING NEWS

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga
x

Politike

Ja pazaret e fshehta mes Ramës dhe Berishës për të mbajtur njëri-tjetrin në pushtet, nga rrahja e shpatullave në 2008 pas tragjedisë së Gërdecit, te mosndëshkimi i vrasjeve në “21 Janar”, deri tek sulmet ndaj SPAK

Ja pazaret e fshehta mes Ramës dhe Berishës për të mbajtur

Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha, janë dy politikanë që po mbajnë njëri-tjetrin në skenën gjysmë të rrëzuar të politikës, me shpresën se pa njërin, as tjetri nuk do e ketë më të gjatë. Lojërat, pazaret dhe marrëveshjet e fshehta, që ndër vite kanë bërë me njëri-tjetrin, i bëjnë të duken lojtarë të fortë, ndonëse të rrënuar nga hija e skandaleve dhe shpesh herë duke u përpjekur t’iu hedhin hi syve të shqiptarëve. Gazeta “SOT” ka evidentuar disa ngjarje shumë tëforta që kanë nxjerrë zbuluar filozofinë politike të mashtrimit e gënjeshtrave të dyshes Rama-Berisha që vazhdojnë të tronditin vendin. Zanafillën e bashkëpunimit të tyre mund ta kenë patur edhe më herët, por ne po sjellim për lexuesin një nga tragjeditë e rënda për Shqipërinë. Shpërthimi i Gërdecit.

Si e mbajti në pushtet Rama Berishën në vitin 2008?

Pazari në fshehtësi mes Berishës e Metës dhe drejtësisë së degraduar, për të mos ndëshkuar korrupsionin e nivelit të lartë në biznesin e vdekjes, është po aq i rëndë sa vetë shpërthimi i Gërdecit, produkt i korrupsionit elitar, me pasojë 27 viktima, plagosjen mbi 200 personave dhe rrafshimin e rreth 300 shtëpive e bizneseve. 15 vite pas tragjedisë më të rëndë që ka prodhuar korrupsioni i kupolës politike në historinë e pluralizmit shqiptar, janë dënuar vetëm zbatuesit e aferës. Orkestruesëvedhe përfituesve të mëdhenj të Gërdecit, përkatësisht Sali Berisha, i biri Shkëlzeni, jo vetëm që nuk u ka hyrë një “gjemb në këmbë” për 27 varre, por sot dalin para shqiptarëve si shpëtues të demokracisë dhe e ardhmja politike.  Në memorien e shqiptarëve ka mbetur e skalitur sjellja e politikës në atë ditë, ku “prozhektorët” ishin drejtuar te Sali Berisha, kryeministër aso kohe, autori i ngritjes së punishtes së “vdekjes” në Gërdec, njëherësh përgjegjësi kryesor i vrasjes shtetërore, dhe te kreu i opozitës Edi Rama. Ka qenë epike vendosja e dorës në shpatullën e ish kryeministrit Sali Berisha nga ana e ish kreut të opozitës Edi Rama, e cila mori interpretime të ndryshme, por që në fund të herës u interpretua si një mbështetje e Ramës për Berishën në atë moment shumë të vështirë për ish kryeministrin. Në një vend normal, në një shtet normal dhe me një qeveri dhe opozitë normale, dy gjëra duhej të kishin ndodhur pas këtij krimi shtetëror: ose kryeministri Berisha të kishte dhënë dorëheqjen e menjëhershme, ose në rast të kundërt Edi Rama ta nxirrte me dhunë nga zyra. Asnjëra nuk ndodhi, pasi Berisha dhe politika shqiptare nuk e ka në “gen” dorëheqjen, dhe e dyta Edi Rama jo nga pafuqia por nga pazaret e “la” Berishën në pushtet.

Ndryshimet kushtetuese të 2008-ës

Ndërkohë edhe ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, duket se i kanë hapur rrugë një pazar atë gjithanshëm mes dyshes Rama-Berisha. Këta të dy mes debatesh dhe përmes një konsensusi të fshehtë, jovetëm që ndryshuan Kushtetutën me forcën e kartonit që Partia Demorkatike dhe Partia Socialiste gëzonte në Parlamentin e Shqipërisë asokohe, por prodhuan edhe një superkryeministër dhe hodhën piketat e para të bashkëpunimit mes tyre, pavarësisht se ishin kundërshtarë politikë. Sot që flasim, Rama dhe Berisha krenohen për këtë marrëveshje që bënë 15 vite më parë me njëri-tjetrin, kjo ndoshta edhe për faktin përmes kësisoj paktesh, i kanë hapur rrugë edhe shumë pazareve, disa prej të cilëve janë në kufij e skandaleve, ku në këmbimi Rama i dha leje ndërtimi dhëndrit të Berishës në kompleksin “Partizani”.

“21 Janari”

Ngjarja që të gjithë menduan se Berisha do të shkonte në burg ishte 21-janari, me vrasjen e 4 protestuesve përpara Kryeministrisë. Deklaratat e Ramë se kur të vinte në pushtet do e çonte në burg Berishën i bënë njerëzit që të besonin se për të ishte fundi. Koha tregoi se as Rama nuk ia doli të rrëzonte Sali Berishën erdhi pse edhi në pushtet me premtimin se do bënte drejtësi për gjakun e dëshmoreve te 21 janarit, por bëri fillimisht kryetar Parlamenti dhe pastaj president, Ilir Metën, për të cilin u vranë 4 dëshmorë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Edhe pse ka tre mandate, qe qëndron në pushtet edhe prej sakrificës sublime të Ziverit, Faikut, Hekuranit dhe Aleksit, por nuk të hetoi kurrë ashtu si pati premtuar para gjithë shqiptareve.Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Garda e Republikës, Shërbimi Sekret Shtetëror janë nën kontrollin e Ramës prej 10 vitesh, por çuditërisht nuk gjetën dot asnjë provë për të ndëshkuar vrasësit e 21 janarit.

Si e faktorizoi Rama Berishën?

Edhe pse Berisha është i izoluar nga të gjithë ndërkombëtarët pas shpalljes non grata, kryeministri Rama vazhdon t’i japë “oksigjen” duke e mbajtur shumë fuqishëm në politikë. Vetë Partia Socialiste deklaroi para një viti se nuk do t’i përgjigjeshin ish-kryeministrit në asnjë reagim të tyre, qoftë edhe në Kuvend, por në fund ndodhi e kundërta. Rama jo vetëm që sfumoi figurën e Lulzim Bashës duke e kaluar në plan të dytë, por vazhdon ende ta faktorizojë duke krijuar sërish në syrin e publikut se është Berisha lideri i opozitës. Edi Rama, por edhe Berisha e di shumë mirë se rënia e njërit prej aktorëve qendrorë të sistemit, (Rama, Berisha, apo Meta) do të rrëzonte një pjesë, një këmbë apo një kolonë të sistemit dhe më pas gjithë sistemi do të gremisej.

Dhuna e 8 janarit

8 Janari i 2022 ishte dita që përçau dhe ndau në dy grupe Partinë Demokratike. Partinë më të madhe të opozitës në vend. Një vit më parë Sali Berisha thirri protestë para selisë së PD që atë kohë drejtohej nga Lulzim Basha. Mbështetësit e Berishës e kthyen selinë blu në një arenë lufte për disa orë, pasi me dhunë tentuan të futen në selinë e PD që ishte e blinduar.Ishte një skenë që habiti jo vetëm Shqipërinë, por edhe mediat ndërkombëtare pasi kurrë nuk ishte parë një “luftë” e tillë brenda së njëjtës parti. Edhe në këtë rast Rama i doli në krah Berishës. Për të parandaluar marrjen me forcë të selisë blu, kryeministri duhet të çonte menjëherë policinë, por një gjë e tillë ndodhi shumë vonë dhe planet e Berishës në një farë mënyre u arritën.

Sulmet ndaj SPAK

Gjithmonë kryeministri Rama ka përdorur si justifikim gjatë qeverisjes së tij në këto tre mandate se faji kryesor i gjithë padrejtësive në Shqipëri është drejtësia e korruptuar. Me krijimin e SPAK, në patronazhin e amerikanëve kreu i qeverisë u shpreh se gjërat do të ndryshojnë dhe pas hekurave do të përfundojnë “peshq të mëdhenj”. Rama ka përdorur si justifikim se nuk është Prokuror që heton kur qytetarët i kanë kërkuar arrestime zyrtarësh të lartë. Por kur bëhet fjalë për tek Berisha, Rama i hedh të gjitha fjalët e tij poshtë. Jo shumë muaj më parë, kryeministri sulmoi hapur SPAK, duke i kërkuar llogari se pse nuk e arreston Berishën. Me këtë lëvizje kryeministri Rama e politizoi çështjen duke e furnizuar ish-kryeministrin me argumente se arrestimi i tij nëse bëhet është politik. Pra Rama e Berisha, edhe pse shahen e zihen në publik në prapaskenë janëshumë komodë me njëri-tjetrin. Gazeta ka evidentuar më lart ngjarjet më të forta ku qëndrojnë pazare mes Berishës dhe Ramës, por këto nuk janë të vetmet.