BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Ja pikat e errëta të Metës që do të jenë në kudhrën e SPAK, nga pasuria miliona euro, te shkollimi i fëmijëve dhe dosjet e bujshme

Ja pikat e errëta të Metës që do të jenë në

Personi më i trembur nga reforma në drejtësi është padyshim presidenti Ilir Meta. E gjithë politika është në ankth nga ngritja e SPAK dhe e BKH, por të vetmit që e kanë treguar hapur janë presidenti dhe partia e tij. Që prej vitit 2016 e deri më sot, reforma në drejtësi është përballur me sulme e akuza të forta nga LSI e Meta, çka tregon se diku fle lepuri. Nëse kthehemi pas në vitin 2016 edhe pse Meta mundohet të tregojë se ishte ai që solli miratimin e ndryshimeve kushtetues me 140 vota, faktet tregojnë se LSI nuk e donte këtë reformë. Fillimisht ishte partia e presidentit që sulmonte reformën, ndërsa së fundmi ka dalë në skenë vetë presidenti. Por kush është frika e presidentit? Nëse shohim Maqedoninë e Veriut apo Kroacinë, ish-kryeministrat atje (Ivo Sander dhe Nikola Gruevski), kishin deklaruar pasuri të ulët. Por nga hetimet rezultoi se kishin miliona euro pasuri të padeklaruar. Në rastin e presidentit tonë letrat janë sheshit. Meta rezulton ndër politikanët më të pasur. Bashkëshortja e tij ka deklaruar plot 13 apartamente. Të tre fëmijët i shkollon në Londër, ndërkohë ka vilë në Gjirin e Lalëzit që nuk dihet vlera, si dhe apartamente të tjera në Tiranë. Pra duket se pasuria do të jetë një nga pikat e dobëta të presidentit, e cila mund ta fundosë kur të mbyllë mandatin.

Shkollimi i fëmijëve

Shkollimi i fëmijëve të presidentit duket se është temë më vete. Nëse shohim deklarimet ndër vite të pasurisë së zonjës Kryemadhi, e sidomos ato të vitit 2017, rezulton se kryetarja e LSI dhe presidenti Meta shpenzojnë 140 mijë paund ose 160 mijë euro në vit për të shkolluar fëmijët në Londër. Nga ana tjetër presidenti e Zonja e Parë përbetohen për mjerim në Shqipëri dhe qajnë hallin e studentëve. Nëse marrim rastin e Adriatik Llallës, ndaj tij u hetuan shpenzimet për shkollimin e fëmijëve në Gjermani.

Dosjet e bujshme

Presidenti Meta është protagonist në shumë raste. Padyshim dosja e aferës 700 mijë euro është më e rëndësishmja. Nëse prokuroria do t’i rikthehet asaj ngjarje i ka mundësitë. Vendimi i Gjykatës së Lartë tregon qartë se si u mbyll ajo dosje. Madje dhe vetë gjyqtari Ardian Dvorani deklaroi se gjyqtarët nuk e panë videon fare. Dosje tjetër është ajo e CEZ-DIA. Mund të quhet si dosja më e madhe korruptive në vend. Edhe kjo dosje fle në sirtarët e prokurorisë. Nga ana tjetër pyetja që shtrohet është se si ka mundësi që personat me të cilët shoqërohet presidenti dalin trafikantë droge? Klement Balili është i pari, ndërsa së fundmi doli dhe Ylli Ndroqi. Pra duket se janë një sërë dosjesh të rëndësishme të cilat janë kthyer në makth për presidentin.

Frika e Metës

Nëse shohim lëvizjet e presidentit që nga 2016, duket qartë se ai i trembet kësaj reforme. Duke i marrë me radhë, të gjithë e mbajmë mend një deklarata të fortë të përparim Spahiut në Parlament, i cili deklaroi se Shqipëria është shtet sovran dhe se ai nuk do të votonte që drejtësia të monitorohej nga ndërkombëtarët (ONM). Meta reagoi menjëherë duke deklaruar se Spahiu shprehu qëndrimin e tij personal dhe u deklarua se do të përjashtohej nga grupi. Asgjë nuk ndodhi, madje në 2017 ai garoi sërish. Më pas kemi Petrit Vasilin. Janë pa fund letrat e tij lart e poshtë kundër misionit të ONM. Në 2017 Vasili, si ministër Drejtësie bënte pa fund ankesa nëpër ambasada kundër ONM. Nga ana tjetër kemi disa manovra flagrante të Metës për t’i shpëtuar reformës. Kryesorja është emërimi i tij president. Të gjithë e dinë se ai u emëruar president për të siguruar 5 vite imunitet, pasi ligjërisht presidenti nuk mund të hetohet. Por në 2022 telashet e presidentit duket se do të shtohen.

Më të lexuarat