BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ja planet e Sali Berishës për të hyrë me dhunë në ambientet ku do mbahet samiti me zyrtarët e lartë të BE, degët e “Foltores” nisin “rekrutimin” e mercenarëve për të shkaktuar kaos më 6 dhjetor

Ja planet e Sali Berishës për të hyrë me dhunë në

Ditën kur Tirana do të presë takimin më të rëndësishëm të Bashkimit Europian të mbajtur ndonjëherë në Ballkan, ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë protestën e radhës. Më 6 dhjetor, kur të gjithë liderët e Ballkanit do të mblidhen në vendin tonë, Sali Berisha dhe besnikët e tij do të organizojë sërish protestë, qëllimi i së cilës sipas tyre, është ngritja e zërit për kundër qeverisjes aktuale. Por gazeta “SOT” ka mësuar nga burime shumë konfidenciale pranë “Foltores” së udhëhequr nga kryefoltoristi Berisha, se ditën kur liderët evropianë do jenë në Tiranë, demokratët e karikuar të Berishës do të tentojnë të hyjnë me dhunë në ambientet ku do të mbahet konferenca e lartë, me qëllim që të shkaktojnë terror në radhët e ndërkombëtarëve dhe çuar vendin drejt kaosit. Madje, të njëjta burim i thanë gazetës se janë marrë të gjitha masat që më 6 dhjetor Tirana të shkojë në “tym e flakë”, ndërkohë që degët e “Foltores” kanë nisur tashmë “rekrutimin” e mercenarëve, përmes së cilëve synohet të shkaktohet kaos. Pra, ndryshe nga sa pretendon se protesta do jetë paqësore dhe ka si qëllim që t’iu tregojë evropianëve se edhe në Shqipëri protestohet kundër korrupsionit, krimit dhe keqqeverisjes, në prapaskenë po ndodh e kundërta, pasi militantët e “Rithemelimit” janë udhëzuar nga besnikë të Berishës që të jenë gati për çfarë do lloj situate, qoftë edhe deri në përdorimin e “armëve” dhe dhunës fizike ndaj atyre që i cilësojnë kundërshtarët dhe “armiq”, apo edhe djegie institucionesh dhe çdo gjë që ka si target-objektiv togfjalëshi “mosbindje civile”.

Plane për të rrethuar Kryeministrinë dhe Parlamentin pas samitit

Por përgatitjet për protestën e 6 dhjetorit kundër qeverisë “Rama 3” është vetëm hapi i parë, pasi gazeta ka mësuar se ish-kryeministri Sali Berisha ka plane për të rrethuar Kryeministrinë dhe Parlamentin e Shqipërisë, pasi të ketë terrorizuar zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropianë, të cilët do të jenë prezent në Tiranë më 6 dhjetor në kuadër të samitit BE-Ballkani Perendimor. Mësohet se pasi të kënë provokuar trazira në ambientet ku do mbahet samiti, Berisha do të orientojë mbështetësit e tij të dalin në protestë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku synimi kryesor është rrethimi i selisë së Këshillit të Ministrave dhe marrja e saj me dhunë e madje çuarja e vendit drejt destabilizimit. Po ashtu, një grup militantësh do të urdhërohen dhe drejtohen drejt selisë së Kuvendit të Shqipërisë, ku edhe aty do të tentojnë të hyjnë me dhunë brenda ambienteve, duke i pushtuar. Pra, Berisha synon të provokojnë një grusht shtetit si në vitin 1998. Megjithatë mbetet të shihet se sa do të funksionojë ky plan i ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ndodh që të gjitha këto t’i kthehen atij në bumerang.

Berisha kërcënon: Do hyjmë në Kuvend

Megjithatë zotimin dhe paralajmërimin se populli shqiptar do të hyjë në Kuvendin e Shqipërisë, ish-kryeministri Sali Berisha e bëri edhe pak ditë më parë, teksa ishte duke folur për mediat nga oborri i Parlamentit. “Këtu është bërë situatë e padurueshme dhe ne sot u detyruam për mbrojtjen e tyre të komunikoj me Facebook, por kjo do të jetë e zakonshme në Parlament. Edi Rama mund të marrë çdo përgjigje aty, por ne shkojmë me fjalën. Mund t’i mbyllet goja e të mos guxojë të thotë më një fjalë të tillë por ne zgjedhim që fjala të jetë arena e konfrontimit. A do t’i hymë vezirit brenda? Ato i di populli. Do të japë mesazh. Brenda dy ditëve do të vendoset. Padiskutim do ketë protestë brenda këtij viti. Këtu zbret Europa. Nuk ndërpritet më beteja për votën e lirë. S’na ndalon më asgjë”, deklaroi Berisha.

 

Më të lexuarat