
Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Meloni hap fabrikë në Serbi dhe sjell afrikanë në Shqipëri, kryeministrja italiane tallet me Edi Ramën dhe përkëdhel presidentin Vuçiç

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Shkruar nga Elmas Bogdani 2 Tetor 2023

Pas sulmit që ndodhi në veri të Kosovës nga grupi terrorist serb, sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, KFOR duhet ta marr nën kontroll këtë pjesë të Kosovës. “Nga ana tjetër dua ta theksoj që gjërat mund të shkojnë larg dhe mund të shkojnë shpejt. Ndaj jo vetëm niveli i përfaqësimit të komunitetit euroatlantik duhet ngritur larg dhe duhet ngritur shpejt, por duhet pasur parasysh që kjo të bëhet se përndryshe bashkë me stokun e gjithë atyre marrëveshjeve përgjithësisht të pazbatuara, vonesa në hedhjen e këtij hapi mund të sjellë dhe një stok viktimash të një konflikti të armatosur Për të parandaluar këtë konflikt, KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Është një propozim që e kam bërë më parë, edhe në Samitin e NATO-s”, u shpreh Rama. Prezencën e KFOR e ka kërkuar vetë me gojën e tij presidenti Aleksandër Vuçiç dhe ministri i Jashtëm serb Daçiç. Nëse kjo është pro atyre, dihet që ky skenar nuk koordinon me interesat shqiptare. Po çfarë lojërash po luan kryeministri ynë në prapaskenë? A fshihen marrëveshje me qarqe serbe? E themi këtë pasi në këtë mes Rama del hapur si personazhi që po i fryn zjarrit të skenarëve për ndërrimin e territoreve në zonën më të nxehtë gjatë gjithë kësaj kohe mes Serbisë dhe Kosovës. Kryeministri kërkon futjen e KFOR në Veri dhe në këtë mënyrë shteti kosovar del jashtë loje pasi humb gjithë kontrollin e kësaj zone.
Prapaskenat
Qeveria e Kosovës, NATO por edhe Perëndimi kanë kërkuar kryesisht shtimin e trupave në Kosovë referuar kërcënimit dhe akteve të vazhdueshme të agresionit nga ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën, por jo nxjerrjen jashtë loje të forcave të Kosovës. Edhe lideri Albin Kurti tha së fundmi se është Policia e Kosovës ajo që përgjigjet për sigurinë në Kosovë, pastaj vijnë EULEX-i dhe KFOR, pasi mandati i tyre, është vetëm si reagues i tretë dhe në mbështetje të Policisë së Kosovës si reagues i parë dhe institucioni kyç për sundimin e ligjit dhe sigurinë në secilën pjesë të territorit të saj. Por prapaskenat që po luan Rama me qarqet serbe për territoret i ka prekur ditën e djeshme dhe eksperti Enver Bytyçi. “Rama ka marrë përsipër një rol parësor prej lideri rajonal e global për ti shkuar deri në fund projektit të ndarjes së Kosovës, projekt i cili është hartuar në Beograd dhe është dakorduar midis Vuçiç dhe Edi Ramës në Nish në vjeshtën e vitit 2017. Këtë e pohojnë autoritete, studiues dhe personalitete të Serbisë, jo vetëm ne. Ky projekt e çoi Hashim Thaçin në Hagë. Zoti Kurti tha se ky projekt përflitet në disa qarqe perëndimore, por fitorja kundër terrorit serb nga policia dhe shteti i Kosovës e ka varrosur atë. Por Rama nuk është pajtuar me këtë. Vazhdon përpjekjet e tij për të rikthyer Kosovën ose së paku një pjesë të saj në protektorat. Kjo i hap rrugë ose ndarjes së vendit, ose një konference ndërkombëtare për të ridiskutuar statusin e Kosovës. Të dyja këto opsione i përkrah kryeministri i Shqipërisë”, shprehet Bytyçi. “Edi Rama merr qëndrime të tilla, sepse është nën një presion të madh për shkak të dosjes “Metamorfoza“ dhe çështjes McGonigal në SHBA. Kërkon të tërheq vëmendjen e autoriteteve amerikane e europiane, sepse gjatë qëndrimit në SHBA nuk mundi të bëjë qoftë edhe një foto me Blinken, apo as me Escobar. Kryeministri i Shqipërisë është aktiv në këto teza anti-shqiptare e pro-serbe edhe për faktin se shpërfill vullnetin e të zgjedhurve të Republikës së Kosovës, të cilët janë kategorisht kundër propozimeve të tij. Një lider i Shqipërisë që bën propozime për Kosovën pa u konsultuar me ata dhe pa u dakorduar po ashtu me ta, ai në çdo rast nuk bën vetëm paternalistin, por edhe kundërpedalin me interesat e Kosovës”, shton profesor Bytyçi.
Më të lexuarat


Sali Berisha shton kërcënimet ndaj drejtësisë: Prokurorët e SPAK janë pjesë integrale e krimit shtetëror dhe nuk kanë asnjë lidhje me ligjin

Berisha karikon ithtarët e tij dhe paralajmëron protesta popullore masive kundër qeverisë

“Duhen edhe takime me forca të tjera politike”/ Anëtari i PD bën paralajmërimin e fortë: Ditën që do vendoset data nuk do të ketë më kthim mbrapa deri në…

Rithemelimi ndezi zjarr në Kuvend, Braçe: Krimi më i rëndë kushtetues në vend, nuk e ka bërë as fashizmi gjatë pushtimit, të marrin përgjigje penale

Kongresi i PS më 8 dhjetor, Klosi: Objektivi, mandati i katërt, do të shpalosim platformën për transformimin e partisë, ‘temë’ edhe reforma në drejtësi

Spaho merr në mbrojtje vajzën e Berishës: Argita në Kuvend iu drejtua elektoratit gri, nuk do e marrë partinë

Bardhi paralajmëron se do të dërgojë në Gjykatë Kushtetuese marrëveshjen me Italinë për emigrantët dhe kërcënon me vijim të kaosit në Kuvend

12 mln lekë për ujësjellësin e Elbasanit, AKUK hap tenderin për projektin, do të ndërhyhet në 13 zona

Transferimi i emigrantëve në Shqipëri, Këshilli i ministrave në Itali ratifikon marrëveshjen Rama-Meloni

Zjarri i ndezur nga deputetët e Rithemelimit në Kuvend, zv/ministri i Brendshëm zbulon hapat e mëtejshëm të prokurorisë
