BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ja pse PD-LSI nuk e duan vetingun e familjarëve, të afërmit e deputetëve qindra milionë lekë pasuri, zbulohen makinat, bizneset dhe apartamentet

Ja pse PD-LSI nuk e duan vetingun e familjarëve, të afërmit e

Zbulohen arsyet se përse Basha dhe Kryemadhi duan veting vetëm për pastërtinë e figurës dhe jo për pasurinë apo dhe për familjarët. Gazeta ka bërë një kërkim në deklaratat që deputetët e PD dhe LSI kanë dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe rezulton se një pjesë e madhe e deputetëve kanë fëmijët dhe bashkëshortët me pasuri shumë të lartë. PD në draftin që ka dorëzuar ka përcaktuar vetëm një pikë për pasurinë, ku thuhet nëse nga institucionet kushtetuese rezulton dikush që nuk e justifikon pasurinë, i hiqet mandati. Por kjo lëvizje duket që ishte sa për të shpëtuar nga akuzat, pasi deri më sot ILDKP, që është organi kushtetues, nuk ka zbuluar asnjë shkelje. Më vonë Basha u tërhoq dhe tha se do ketë hetim pasuror dhe për politikanët. Por ajo që për të cilët nuk është lëkundur është verifikimi i familjarëve. Për shumicën e deputetëve, të afërmit e tyre kanë pasuri qindra milionë lekë. Disa kanë bashkëshortët me kompani, apartamente dhe makina luksoze. Disa të tjerë kanë shpenzuar qindra milionë lekë për fëmijët që ju jetojnë e studiojnë jashtë. Pra duket qartë se përse opozita i druhet një vetingu pasuror që do të shtrihet deri te familjarët. Nëse përmendim disa prej tyre, bashkëshortja e deputetit Astrit Veliaj ka disa apartamente. Bashkëshortja e Haxhinastos ka disa llogari bankare, ka dyqan, studio noteriale, etj. Bashkëshortja e Edmond Panaritit ka 9 llogari bankare, ndërsa djali ka të ardhura në Britani. Ndërsa vajza e Fatmir Mediut është administratore në një kompani. Edhe shumë deputetë të tjerë kanë të njëjtën situatë. E njëjta gjë vlen dhe për në Partinë Socialiste. Edhe aty ka shumë emra që kanë të afërmit me pasuri marramendëse.

Shtrirja e vetingut

Sipas ligjit për deklarimin e pasurisë, deputetët, ministrat dhe zyrtarët e tjerë duhet që të deklarojnë vetëm të ardhurat e tyre dhe të familjarëve, në nivele bashkëshortësh dhe fëmijësh. Por vetingu që po zhvillohet në drejtësi është shtrirë deri te vëllezërit, motrat dhe kushërinjtë. Madje në raste të caktuara dhe te kushërinj më të largët. Nëse politika do vërtet veting, atëherë e njëjta gjë duhet të ndodhë dhe në këtë rast. Vetingu në drejtësi zbuloi se shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve pasuritë i kanë pasur në emër të motrave dhe vëllezërve. Fatos Lulo, ish gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese u shkarkua nga detyra pasi u zbulua se mashtroi duke deklaruar se pasurinë dhe paratë i kishte marrë nga motra e tij. Po ashtu dhe kreu i Kushtetueses, Bashkim Dedja është sot në Apel pasi ndërkombëtarët dyshojnë se një apartament që ai deklaronte se është i vëllait, është në emër të tij. Kështu ka ndodhur dhe me shumë të tjerë. Por duket se PD është me një skenar tjetër, atë të shmangies së familjarëve.

Roli i SPAK

SPAK do të jetë organi kryesor që do të merrte me hetimin pasurisë dhe pastërtisë së figurës për shumë politikanë. Por PD e LSI nuk e duan këtë sepse SPAK në çdo hetim që nis ndaj tyre, automatikisht vë në zbatim ligjin antimafia. Kjo do të thotë se ka sekuestrim pasurie për të gjithë, duke filluar nga familjarët, e duke vijuar te krushqinjtë. 

Kliti Topalli

 

Më të lexuarat