BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Politike

Ja pse po vonon ardhja e armikut të ri të dyshes anti-amerikane Berisha-Meta në krye të ambasadës së SHBA në Tiranë, DASH jep alarmin dhe bën thirrjen e fortë për Senatin

Ja pse po vonon ardhja e armikut të ri të dyshes anti-amerikane

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri David J. Kostelancik, pritej që të mbërrinte në fillim të shtatorit. Mësohet se senati amerikan nuk e ka votuar ende atë dhe 22 ambasadorë amerikanë në disa vende të botës. Ky votim ishte hapi i fundit para se Kostelancik të mbërrijë në Shqipëri, votim që pritet të bëhet kur të rinisë punë Senati. Askush nuk mund të parashikojë Senatin dhe mbërritja ka gjasë të shtyhet përtej vjeshtës. Gazetari i njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Robert Papa, i cili drejton emisionin “Fokus” i ka drejtuar një pyetje Departamentit Amerikan të Shtetit, se kur do të vijë Kostelancik në Tiranë dhe a favorizohet Rama nga fakti që Shqipëria nuk ka ambasador amerikan? Zyra e zëdhënësit të Departamentit për Fokus, deklaroi se: “Nominimi i z.Kostelancik mbetet pezull  që të votohet në Senat. Ne i bëjmë thirrje Senatit të konfirmojë edhe 22 nominimet që kane mbetur pezull. Zhvillimi dhe ekzekutimi i politikave tonë të Sigurimit Kombëtar,varet shumë nga që ambasadorët tanë të konfirmohen për postet e tyre kudo në botë.” Pra  DASH nënkupton se ambasadorët luajnë një rol shumë të rëndësishëm dhe mungesa e tyre lë hapësira për sigurinë kombëtare të vendeve, por edhe të vetë SHBA.

Armiku i ri i dyshes anti-amerikane Berisha-Meta?

Ambasadori i ri amerikan David J. Kostelancik do të jetë armiku i ri i dyshes anti-amerikane Meta-Berisha, të cilët janë bërë bashkë sot më shumë se kurrë. Bashkë me ta janë mbledhur rreth tyre dhe të gjithë ata zyrtarë të lartë të korruptuar, nga frika e veprimit të SPAK. Berisha-Meta janë bashkë kryesisht në luftën kundër SHBA-ve, ku janë të koordinuar dhe me një strategji të qartë sulmi. Duke e ditur të dy që janë ‘non grata’ në SHBA, e filluan sulmin ndaj partnerit tonë më të madh që herët, para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Luftë kjo që u intensifikua pas shpalljes së Sali Berishës “non grata” nga SHBA. Nga ana tjetër, Ilir Meta e ka nuhatur se do të hyjë në “listën e zezë” të SHBA njësoj si Sali Berisha.  Kostelancik përmendi misionin që ka nisur Joe Biden për të çmontuar korrupsionin në botë, sidomos në Ballkanin Perëndimor. Sot që flasim në Shqipëri janë disa personazhe “VIP” që janë shpallur “non grata” nga SHBA-të, listë kjo që kryesohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, që sipas Departamentit Amerikën të Shtetit dhe administratës Binden është përfshirë në korrupsion dhe minim të demokracisë. Herë pas here zyrtarët e SHBA, si zv/ndihmësi Gabriel Escobar, kanë apeluar që drejtësia në Shqipëri të hetojë personat e shpallur “non grata”. Por ky vendim i amerikanëve nuk ka ndikuar tek SPAK dhe veçanërisht tek Sali Berisha, për shkak se ky i fundit vijon i qetë aktivitetin politik, duke i sfiduar hapur ata. Mirëpo, teksa autoritet shqiptare kanë “mbyllur sytë”, duke mos nisur hetime ndaj Berishës, referuar vendimit të DASH, i cili u pasua njëjtë edhe nga Britania e Madhe, Kostelancik vjen me një paralajmërim të fortë duke përmendur goditjen e non gratave dhe korrupsionit si kusht për të hyrë në BE. Shqipëria është në monitorim të rreptë nga Brukseli për integrimit, pasi janë hapur kapitujt që kanë lidhje me konsolidimin e shtetit ligjor dhe dhënies fund të pandëshkueshmërisë sa i takon goditjes ndaj korrupsionit dhe krimit, kusht ky kryesor nga të cilat varen negociatat. Roli i tij do të jetë i rëndësishëm, pasi ambasadori i ri mund të ofrojnë për palën shqiptare çdo asistent dhe bashkëpunojnë ngushtësisht për shkak se vendi jonë është “në rrethin e ferrit” nga kushtet evropiane. Kjo është një kambanë alarmin për Sali Berishën e shpallur non grata” dhe grupin e tij anti-amerikan.

Kush është Kostelanick?

Ai është një diplomat karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, grada Këshilltar Ministër. Zoti Kostelanick filloi shërbimin e tij si këshilltar për politikën e jashtme të Shefit të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley, në gusht 2021.  Z. Kostelancik më parë shërbeu si Zëvendës Shef i Misionit, dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë, në Ambasadën e SHBA-së në Budapest në Hungari, ku ofroi udhëheqje dhe udhëzime politike për stafin e misionit prej më shumë se 350 personash. Detyrat e tjera në Departamentin e Shtetit përfshijnë si Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Jug-Qendore dhesi Drejtor i Zyrës së Çështjeve Ruse, në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe Drejtor i Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit. Më herët në karrierën e tij, ai shërbeu dy herë në Ambasadën e SHBA në Moskë, duke përfshirë një detyrë si Asistent Special i Ambasadorit Thomas Pickering, me përgjegjësitë për shtrirje në të gjithë Rusinë dhe shkrimin e fjalimeve. Detyra të tjera jashtë shtetit përfshijnë Misionin e SHBA në OSBE dhe Misionin e SHBA në NATO, duke u fokusuar në të dy misionet në bashkëpunimin e sigurisë me Rusinë, Ambasadën e SHBA në Tiranë, Shqipëri dhe Ambasadën e SHBA në Ankara, Turqi. Ai shërbeu gjithashtu në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke u përqendruar në marrëdhëniet e SHBA me vendet e Evropës Qendrore. Z. Kostelancik mori një diplomë Bachelor nga Universiteti Northwestern në Matematikë dhe Shkenca Politike, një diplomë Master nga Universiteti i Miçiganit në Studime Ruse dhe të Evropës Lindore, si dhe një diplomë Master Shkencor nga Kolegji Kombëtar i Luftës në politikën e sigurisë kombëtare. Ai flet shumë mirë shqip, rusisht, hungarisht dhe turqisht. Ai dhe gruaja e tij janë prindër të tre djemve të rritur.