
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Ja pse u detyrua McGonigal nga prokurorët të pranojë akuzën që implikon Ramën, raporti hetimor i kërkuar nga gjyqtarja Kotelly para vendimit do shërbejë si dosje akuze për të nisur hetimet ndaj kryeministrit shqiptar

Shkruar nga Elmas Bogdani 25 Shtator 2023

Kryeministrin Rama e presin lajme të hidhura. Dosja “McGonigal” pritet ta fundosë. Fakti që ish-agjenti i FBI ka pranuar fajësinë vetëm për çështjen e Ramës është një kambanë alarmi për liderin shqiptar. Mësohet se gjyqtarja e çështjes Colleen Kollar-Kotelly ka kërkuar “PRESENTENCE INVESTIGATION REPORT”, pra një raport paraprak të 225 mijë dollarëve në formë ryshfeti nga shtetasi shqiptar Agron Neza për të filluar një hetim penal ndaj lobistit amerikan të pajtuar nga Partia Demokratike në vitin 2017. Hetimet kanë provuar se shtetasi Neza kishte lidhje të ngushta me shtetasin Dorian Duçka, ish–këshilltar i jashtëm i kryeministrit Rama. Dyshja Neza–Duçka kanë realizuar disa takime të ish-agjentit McGonigal me kryeministrin Rama, ku ndër të tjera është diskutuar për disa fusha naftëmbajtëse në jug të vendit. Këto të fundit çuditërisht iu dhanë një kompanie me lidhje të forta ruse, në shkelje të ligjit sipas vendimeve gjyqësore. Pra, shpërblimi i premtuar për ish–agjentin McGonigal shkonte përtej vlerës 225 mijë dollarë. Qartazi, në këtë rast kemi të bëjmë me “Korrupsion aktiv të nëpunësve të huaj publikë”, një vepër penale e dënueshme nga legjislacioni penal shqiptar. Këtu futet në lojë SPAK. Drejtësia amerikane po e bën gati dosjen dhe prova më e fortë për implikimin e liderit shqiptar në korrupsion është vetë fjala e “McGonigal”. Kjo do të jetë më e lehtë për prokurorët specialë të SPAK, të cilët çojnë vetëm një letër-porosi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë të gjithë informacionet në duar.
Ja pse u detyrua McGonigal të pranojë fajin
Nëse shohim me detaje dosjen McGonigal të bën përshtypje se ai ka pranuar vetëm çështjen ku implikohet Rama. Sipas asaj që është bërë publike, Prokurorët federalë ranë dakord të heqin të gjitha akuzat e tjera të ngritura: dy akuza për falsifikim të të dhënave ose dokumenteve, të dënueshme deri në 20 vjet burg, dhe gjashtë akuza të tjera për fshehje të fakteve materiale ose dhënie të deklaratave të rreme. Aktakuza e ngritur në Uashington, drejtonte gishtin tek McGonigal për fshehjen e pagesave prej 225,000 dollarësh. Pra në këtë mes ka dhe një presion amerikan që mund të ketë detyruar McGonigal të pranojë fajin. Janë rrëzuar akuza që mund ta çonin në burg për shumë vite.
SPAK mund të shkaktojë tërmet nëse nis hetimet pasi raporti hetimor i kërkuar nga gjyqtarja Kotelly para vendimit mund të shërbejë si dosje akuze për të nisur hetimet ndaj kryeministrit shqiptar. Kjo mund të përsërisë njësoj skenarin e Ilir Metës me lobimet në SHBA, për të cilën Prokuroria e Posaçme është drejt fundit të hetimeve. Ishin pikërisht letër-porositë që SPAK iu dërgoi amerikanëve për të marrë të dhënat se kupola e LSI kishte futur në lojë para të pista, pra të padeklaruara në asnjë vend për interesat e tyre në zgjedhje.
Rama pranon takimet me McGonigal
Çdo gjë është e qepur. Dhe prokuroria më e dobët nëse kryen një hetim të thjeshtë mund të tregojë korrupsionin dhe minimin e demokracisë që ka kryer lideri shqiptar. McGonigal pranoi akuzat ku është implikuar Rama, por edhe lideri shqiptar ka pranuar të gjitha takimet me të. Rama pak muaj më parë pranoi se të gjitha takimet në Shqipëri dhe Neë York midis tij, McGonigal duke përfshirë dhe persona të tretë, janë të vërteta. “Aktakuza nuk thotë asgjë as për mua, as për qeverinë, as për shtetin shqiptar”, u shpreh Rama në Kuvend. “Ta zëmë se unë e kam përdorur FBI-në, kryeministri i një vendi milingonë në hartën e botës. Nuk ka njeri, përveç zotit të Shtëpisë së Bardhë që të ketë këtë fuqi. Flasin dhe akuzojnë ata që kur ishin në qeveri paguan miliona nga taksat e shqiptarëve për lobim në Shtetet e Bashkuara, për të na goditur ne. Në mars 2018, ka qenë një takim me meje dhe McGonigal dhe kompanisë më të madhe ligjore e auditimit, ku është krimi këtu? Rasti tjetër: Takimi bashkë me një politikan kosovar. Nuk e di kush është politikani kosovar, por unë jam takuar. Bëhet fjalë për takim. Çfarë ka këtu. Ku është krimi? Te fantazia juaj Në janar 2018, takimi në Shqipëri: Po e kam takuar, ka ardhur në Shqipëri dhe e kam takuar. Të gjitha këto kanë ndodhur. Asgjë e hatashme, asgjë e qortueshme, as ka ndodhur dhe as shkruhet në aktakuzë. Aktakuza nuk thotë asgjë as për mua, as për qeverinë, as për shtetin shqiptar”, tha Rama.
Detajet e dosjes McGonigal
Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal pranoi të premten fajësinë se kishte marrë 225,000 dollarë nga shqiptaro-amerikani, Agron Nezaj, i cili sipas dokumentave në gjykatë, u bë informatori për hetimin e FBI-së lidhur me kontaktet dhe takimet e tij në Shqipëri. Pranimi i fajësisë u bë në gjykatën federale në Uashington, në bazë të një marrëveshjeje mes prokurorëve dhe avokatëve të zotit McGonigal. Ai pranoi fajësinë për një prej pikave të aktpadisë, atë për fshehjen e provave materiale, dhe prokurorët hoqën dorë nga tetë pikat e tjera. Zoti McGonigal pranoi të gjithë akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe këshilltarin jozyrtar të kryeministrit, Dorian Duçka. I pyetur nga gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly, nëse më 25 nëntor, ai kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë … për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama’, zoti McGonigal u përgjigj “Po”. Zoti McGonigal kishte marrë informacion për këtë lobist nga zoti Duçka. Në akt-padi nuk identifikohet lobuesi amerikan dhe as partia shqiptare. Por më 14 nëntor të vitit 2017, lobisti Nick Muzin, depozitoi në Departamentin e Drejtësisë, ndonëse me vonesë, dokumentet mbi aktivitetin lobues të disa muajve më parë për llogari të PD-së, i cili më pas është bërë subjekt hetimi në Shqipëri për origjinën e parave. Më 26 shkurt 2018, zyra e FBI-së në Nju Jork hap zyrtarisht hetime të përqendruar tek lobisti amerikan me kërkesën dhe nën udhëzimin e zotit McGonigal. Gjatë seancës zoti McGonigal pranoi se i kishte krijuar lidhjet dhe kontaktet në Shqipëri përmes një mikut të tij, duke iu referuar Nezës, me synimin për të përgatitur terrenin që pasi të largohej nga FBI-ja të ndiqte mundësi biznesi dhe përfitimesh në Shqipëri. Zoti McGonigal pranoi në seancë faktin që ishte takuar disa herë me Kryeministrin Edi Rama.
Më të lexuarat


“Mbështetja e ish-kryeministrit e zbehtë nga deputetët e spikatur”, thumbon politologu i njohur: Argita u shfaq si pasardhëse politike e Berishës

“Kemi ngelur në fazën infantil shtetëror”/ Festimet e 28-29 Nëntorit, shpërthen Demaliaj: Cirk që i jepet popullit, ç’na duhen daullet kur tallemi nga fqinjët

“Shqiptarëve po i hiqet dhe dëshira për të jetuar në vendin e tyre”/ Qytetarëve i kanë marrë pronat me 7501-shin dhe investime strategjike, ish-Presidenti ironizon festimet e 28-nëntorit: Nuk janë as ku ishte Enver Hoxha, e veja e tij vdiq në pulari...

“Boll ka parë të tjerët”, Topi ‘parashikon' fundin e ish-kryeministrit: Ka ardhur dita që Berisha të futet në grevë urie si Pjetër Arbnori që rrezikoi jetën

“Komedi për PD-në, por dramë e madhe për shoqërinë” / Rikonfirmimi i Berishës, shpërthen Topi: Erdhi dita kur opozita të bëhet qesharake

Përfundon numërimi i votave në Kuvendin Kombëtar, Berisha sërish në krye të Rithemelimit

“Dështoi revolucioni se s’kishte si ndodhte ndryshe”, Elezi thumbon ish-kryeministrin: Berisha nuk ka më besueshmëri, s’bën dot mosbindje civile

“Lojë mafioze shumë e rrezikshme e Qeverisë”, deputeti i njohur bën thirrjen e fortë: SPAK të veprojë, po rrënohet ekonomia dhe qytetarët

“Nën ombrellën e Partisë së Lirisë”, analisti i njohur flet për mbledhjen e kuvendit: Kërkesa e Berishës për mosbindje civile është e pamundur, sfida më e madhe e PD është…

Argita Malltezi do të bëhet pjesë e politikës, ja si përgjigjet Berisha pas fjalimit të vajzës së tij në Kuvendin Kombëtar
