BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Shtyhet procesi gjyqësor për inceneratorin e Elbasanit

Çfarë ndodhi? Shtyhet procesi gjyqësor për inceneratorin e
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit, pacienti hidhet nga kati i katërt, zbardhen detajet e para

EMRI/ Ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit, pacienti hidhet nga
x
BREAKING NEWS

30 minuta para seancës, Berisha bën lëvizjen e papritur, ja çfarë po ndodh në selinë blu

30 minuta para seancës, Berisha bën lëvizjen e papritur, ja
x
BREAKING NEWS

“Akt kriminal”/ Ish-kryetari socialist i këtij qyteti denoncon Partinë Socialiste: Nuk më lejojnë të...

“Akt kriminal”/ Ish-kryetari socialist i këtij qyteti denoncon
x
BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x

Politike

Ja relacioni i Lindita Nikollës për arsimin e lartë, Henri Çili favorizohet me prona shtetërore dhe para publike, universiteti shtetëror drejt falimentit

Ja relacioni i Lindita Nikollës për arsimin e lartë, Henri
Një javë pasi u miratua në qeveri dhe u mbajt i fshehtë për shkak të kryengritjes së universiteteve, projektligji për arsimin e lartë ka shkuar dje në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Ky draft nëse do të miratohet nga deputetët asgjëson në kohë shumë të shpejtë universitetet publike në Shqipëri, ndërsa financon me paratë e buxhetit të shtetit piramidat private që kanë kapur Ministrinë e Arsimit.
 
Por çudirat dhe paradoksi nuk kanë të sosur. Me anë të një relacioni prej 28 faqesh, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, u shpjegon deputetëve qëllimin e këtij ligji. Nikolla shpjegon edhe kapitullin 12, kapitull i cili është kërkuar nga universitetet që të hiqet. Ky kapitull parashikon kthimin e të gjitha universiteteve në fondacione, sipas interesave ekonomike të Henri Çilit. Pasi të kthehen në fondacione, këto universitete kanë të drejtë të financohen nga buxheti i shtetit dhe të marrin prona. Por kush do të marrë para dhe prona? Universitetet publike i kanë pronat e tyre dhe financohen nga buxheti, pro projektligji shërben për universitetet private.
 
Më konkretisht, do të përfitojë Henri Çili, i cili sot ka monopolin e doktoraturave në Shqipëri. “Fondacionet krijohen nga persona fizikë ose juridikë me akt noterial ose me testament. Në aktin e krijimit, ndër të tjera, përcaktohen qëllimi i fondacionit, përbërësit e pasurisë, burimet dhe mënyra e financimit. Fondacioni ka të drejtë të ketë në pronësi pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të realizojë të ardhura, nëpërmjet administrimit të këtyre pasurive si dhe ushtrimit të veprimtarive të tjera, në përputhje me ligjin dhe qëllimin e objektit të veprimtarive të parashikuara në statutin e fondacionit”, thuhet në relacion. Pedagogët e kanë kundërshtuar ashpër këtë gjë, pasi në momentin e shndërrimit të universiteteve, fondi nga buxheti i shtetit do të shkojë për të gjithë, si për ata që ishin publik dhe për ata që ishin privatë. Sipas akademikëve, një përgjysmim i fondit do të shkatërrojë universitetet publike, pasi nuk do të kenë burime të mjaftueshme të ardhurash. Gjithashtu fondet që do të merren nuk i nënshtrohen ligjit për prokurimin publik.
 
Argumentet 
 
Në relacion Ministria e Arsimit ka dhënë dhe argumentet se përse është e nevojshme krijimi i universiteteve publike të pavarura, apo shndërrimi i universiteteve në fondacione. Sipas MAS, fondacioni që ka për objekt arritjen e një qëllimi të ligjshëm me anë të destinimit të pasurisë në të mirë dhe në interes të publikut. Sipas relacionit, kjo është dhe arsyeja pse është zgjedhur që forma e themeluesit të jetë “Fondacion”. Gjithashtu theksohet se fondacioni është një organizatë jofitimprurëse që siguron qëndrueshmëri për IALPP-në dhe ka qëllim të vetëm realizimin e veprimtarisë arsimore të IALPP-së. “Për arsye të unifikimit të sistemit të themelimit apo transformimit të IALPP-eve, është propozuar krijimi i organizatave jofitimprurëse, të llojit “Fondacion”, nga shteti për transformimin e IAL-eve publike dhe krijimi i organizatave jofitimprurëse, të llojit “Fondacion”, nga subjekte të së drejtës private, për transformimin e IAL-eve jopublike”, shprehet relacioni. Po ashtu MAS ka deklaruar që themelimi apo transformimi i IAL-eve publike dhe private do të fillojë në vitin 2017. Kliti Topalli
 

Më të lexuarat