BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Politike

Ja se si vendimi i Joe Biden prek drejtpërdrejt Berishën, pritet shpallja e listës nga SHBA, preken edhe ministra, ish-ministra, gjyqtarë dhe prokurorë

Ja se si vendimi i Joe Biden prek drejtpërdrejt Berishën, pritet

Vendimi i presidentit amerikan Joe Biden për të bllokuar pasuritë e të korruptuarve dhe emrave që nxisin destabilizim në Ballkan pritet të prekë një numër të madh zyrtarësh në Shqipëri. Sipas burimeve, në ditët në vijim DASH dhe Departamenti i Thesarit pritet të publikojnë listën me të gjithë zyrtarët në Ballkan, përfshirë dhe vendin tonë, që preken nga sanksioni i bllokimit të pasurive. Në rastin e ish-Jugosllavisë SHBA ka nxjerrë emra konkretë të prekur nga ky dekret dhe sipas të dhënave pritet që në vijim të kemi një listë me zyrtarë edhe për vendin tonë. Ndërkohë nga të dhënat e para të vendimit, personi i parë që preket është ish-kryeministri Sali Berisha. Janë 2 pika në vendimin e Biden që godasin ish-kryeministrin, çka do të thotë se nëse ai ka pasuri në SHBA pritet t’i bllokohet. Në pikën “a” të vendimit të Biden thuhet: “E gjithë prona dhe interesat e kësaj prone që ndodhen në Shtetet e Bashkuara, janë të bllokuara dhe nuk mund të transferohen, paguhen, eksportohen, tërhiqen ose trajtohen ndryshe në: çdo person i përcaktuar nga Sekretari i Thesarit, në konsultim me Sekretarin e Shtetit: janë përgjegjës ose bashkëpunëtor në akt, ose përfshihen drejtpërdrejt apo indirekt në veprime ose politika që minojnë proceset demokratike në institucionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Kjo është njëra nga pikat që prek drejtpërdrejt ish-kryeministrin Berisha. Nëse shohim vendimin e dhënë nga Sekretari Blinken për shpalljen e tij “non grata” të Berishës specifikohet: “Aktet korruptive të ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Publikisht deklaroj se Berisha dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri". Pra Blinken shprehet në përcaktimin e tij se aktet korruptive të Berishës cenojnë demokracinë në Shqipëri. Ndërkohë edhe në urdhrin e Biden specifikohet se do të ketë sekuestrim pasurie për këdo që minon proceset demokratike të institucioneve në çdo vend të Ballkanit (përfshirë dhe Shqipërinë). Ky përcaktim do të thotë se nëse Berisha apo fëmijët e tij kanë pasuri në SHBA, atëherë do iu bllokohen.

Përcaktimi për të korruptuarit

Një tjetër përcaktim në vendimin e presidentit amerikan është: “Ju bllokohen pasuritë personave përgjegjës ose bashkëpunëtorë, ose të përfshirë drejtpërdrejt ose indirekt në korrupsion në lidhje me Ballkanin Perëndimor, përfshirë korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur ndryshe me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, ose një zyrtar aktual ose ish-zyrtar të qeverisë në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, të tilla si keqpërdorimi i pasurive publike, shpronësimi i pasurive private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet”. Sekretari Blinken e shpalli të padëshiruar Berishën me argumentin se ai është i përfshirë në korrupsion madhor. Pra kjo është një tjetër pikë që prek drejtpërdrejt ish-kryeministrin.

Emrat e tjerë

Nga ky vendim padyshim që do të preken edhe shumë individë të tjerë. Të parët që rrezikojnë janë gjyqtarët dhe prokurorët. Shumë emra të ngelur në veting rezultojnë me pasuri në SHBA. Të gjithë e mbajnë mend një anëtar të Gjykatës Kushtetueses që u shkarkua sepse kishte prona në SHBA që nuk i justifikonte. Si ai ka shumë të tjerë për të cilët në ditët në vijim gazeta do flasë me fakte e emra konkretë. Janë me dhjetra të ngelur në veting që kanë pasuri në SHBA dhe sipas burimeve të gjithë të ngelurit në veting nuk udhëtojnë dot drejt SHBA sepse u janë bllokuar vizat. Ndërkohë padyshim që ka shumë politikanë, deputetë, ministra, ish-ministra, zyrtarë të lartë, krerë bashkish etj., që preken nga ky vendim.