BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ja sektorët që do të përbëjnë Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion dhe si do shkohet te arrestimet e bujshme

Ja sektorët që do të përbëjnë Prokurorinë e

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion do të ketë pjesë të saj 7 dikastere. Do të jetë Kancelari, i cili do mbajë statusin e nëpunësit civil më të lartë të Prokurorisë së Posaçme. Ai mbikëqyr veprimtarinë e personelit administrativ, administron mjediset e punës, dosjet, arkivin, shërbimet mbështetëse dhe financat e Prokurorisë. Kancelari përgjigjet para Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Kancelari i Prokurorisë së Posaçme kryen funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm për Prokurorinë e Posaçme dhe është përgjegjës për përgatitjen, zbatimin, kontrollin e brendshëm financiar, monitorimin, raportimin, kontabilitetin dhe auditin e brendshëm të buxhetit të Prokurorisë së Posaçme, në përputhje me përcaktimet e këtij ligji dhe të legjislacionit për menaxhimin buxhetor dhe financiar. Do ngrihet po ashtu Sektori i Dokumentacionit. Ky sektor mbledh në mënyrë sistematike të dhëna për rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Si dhe krijon dhe mban një bazë të dhënash që shërben si burim informacioni në procedimet për vepra penale, të parashikuara në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Pjesë e Prokurorisë Speciale do jetë Sektori i Ekspertizës. Aty do ketë personel ekspertë që ndihmojnë në hetime dhe mund të dëshmojnë në gjyq. Ekspertët duhet të jenë të specializuar në fusha të ndryshme për të ndihmuar Prokurorinë e Posaçme në ushtrimin e funksioneve të saj. Prokuroria ka të paktën një ekspert kontabël dhe një ekspert të teknologjisë së informacionit. Më pas vjen Sektori i Hetimit Financiar. Ky sektor verifikon mjetet financiare dhe pasuritë e personave nën hetim dhe raporton rezultatet te prokurori i posaçëm kompetent. Do ngrihet gjithashtu Sektori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes për Hetimet e Përbashkëta. Ky sektor është përgjegjës për koordinimin e punës së saj me autoritetet e shteteve të tjera. Sektori shërben si ndërlidhës me organet e huaja në shërbim të ecurisë së hetimeve apo hetimeve të përbashkëta. Prokuroria e Posaçme do ketë një sektor që ofron shërbime për individët me status të posaçëm, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale, përfshirë viktimat e krimeve, të cilët janë brenda kompetencave të kësaj prokurorie, si dhe për dëshmitarët në hetimet dhe çështjet e ndjekura nga kjo prokurori, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Në fund do ketë dhe një koordinator për mediat.

Më të lexuarat