
Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga Shqipëria, ishte pajisur me dokumente greke

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me bandat"/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e atentatit të bujshëm

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i gazetares

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja gabimi foshnjërak për situatën e tensionuar në Veri

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision, Bushati ‘përplaset’ me politikanin e njohur kosovar

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe paralajmëron palët: Kemi 3 kërkesa të qarta! Dështimi do sjellë pasoja të rënda

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut habit me përgjigjen

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja çfarë do të ndodhë me kandidatët e bashkive që janë shpallur fitues nga votat e burgut

Ja sëmundja nga e cila vuan Sali Berisha, Spartak Braho zbulon misterin dhe tregon si po shkon drejt burgut ish-kryeministri, zbardh planin e tij për të shkaktuar sërish vrasje politike

Shkruar nga Elmas Bogdani 29 Mars 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha ia arriti qëllimit për të shkatërruar Partinë Demokratike duke lënë vendin të mbetet pa opozitë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ai vazhdon të sakrifikojë interesat e vendit për të mbrojtur interesat e tij. Partia Demokratike nuk kishte arsye për të marrë asnjë kosto për shkak të Sali Berishës, dhe se interesat e shqiptarëve nuk kanë asnjë lidhje me interesat personale të një njeriu të vetëm, qoftë ky edhe Sali Berisha. Për ish-deputetin e njohur socialist Spartak Braho, veprimet e çmendura të Sali Berishës në moshën 80-vjeçare i ka fillesat që në lindjen e tij. “Jam shprehur edhe më parë për statusin e dyshimtë të Berishës, jo vetëm nga ana politike, por edhe ajo mendore. Berisha mesa duket paraqet simptomën e një psikopati të lindur, truri i të cilit përjeton turbullime të renda nervore për shkak të sëmundjes, të cilën ai vuan. Ai është diagnostikuar kohë më parë dhe tani është provuar se ai vuan nga çrregullime të furnizimit të trurit me gjak. Këtë diagnozë atij ia ka vënë në dukje shume vite më parë profesor Bajram Preza dhe doktor M. Veveçka. Më vonë në të njëjtin konkluzion arriti dhe mjeku austriak, Kurt Jellinger, i klinikës Lainz, në Vjene, i cili e ka kuruar Berishën gjatë vitit 1990. Berisha është vetë mjek dhe e di ç’pasoja ka një tru, që nuk furnizohet normalisht me gjak”, u shpreh Braho në një reagim për gazetën “SOT”. Ai tregon se ka dhe dokumentet në duar për ta faktuar këtë gjë. “Ka një dokumentacion për këtë, të cilin e disponoj jo vetëm unë, por edhe Ministria e Jashtme dhe ajo e Shëndetësisë nxjerrë nga studioja mjekësore e profesor Kurt Jellinger. Mjekët psikiatër dhe neurologë e njohin mirë statusin mendor të Berishës. Ata heshtin se Berisha është i pamërshishëm, madje një pjesë e tyre janë detyruar të largohen nga Shqipëria”, tha Spartak Braho.
Paralajmërimi “bombë” i Brahos
Braho teksa ka komentuar rrezikun e burgut për Sali Berishën me dosjet që i janë hapur në SPAK, ka bërë dhe një paralajmërim “bombë”. Sipas tij, në situatat më të vështira, për të shpëtuar veten e tij, Berisha është gati të kryejë dhe vrasje politike, njësoj siç ka eliminuar më parë bashkëpunëtorë apo kundërshtarë në të kaluarën që i kanë zënë rrugën. “Vendimi i Departamentit të Shtetit për ta shpallur “non grata” ka rritur rrezikun ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha nga drejtësia e re. Nëse shohim të gjithë zyrtarët e lartë në vend, Berisha është personi që ka më shumë kallëzime. Edhe pse ai është shprehur nëpër media se kurrë s’ka pasur akuza ndaj tij për korrupsion, në SPAK momentalisht kemi dosje të tij që nëse hetohen si duhen, lëkundin pozitat e ish-kryeministrit. Berisha s’është ndalur asnjëherë kur ka qenë fjala për të realizuar qëllimet e tij, këtë ai është përpjekur ta bëjë me çdo kusht, madje edhe duke eliminuar bashkëpunëtorët apo kundërshtarët e tij politikë”, u shpreh Braho.
Braho sfidon Berishën
Edhe pse Spartak Braho ka nxjerrë informacione të bujshme për Sali Berishën, thotë për gazetën “SOT” se nuk i trembet ish-kryeministrit. Sipas tij, Berisha ka frikë nga ai. “Nuk i jam trembur Berishës as edhe kur ai më akuzoi në 1996, si organizator të atentatit të Shkallnurit, dhe në këtë kohë ai që më akuzonte, pra Berisha, ishte President i vendit. Unë do të thoja se është Berisha ai që dridhet frikë e ka frikë nga unë”, nënvizoi ndër të tjera Braho.
Më të lexuarat


A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut habit me përgjigjen

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja çfarë do të ndodhë me kandidatët e bashkive që janë shpallur fitues nga votat e burgut

“Në Kamzë kanë ndodhur çudira”/ Sekretari për çështje zgjedhore në PD zbulon skemën si janë vjedhur votat: Kanë futur duart operatorët dhe...

Sali Berisha tregon arsyen e vërtetë pse mori pjesë në zgjedhjet e 14 majit

“Arrestimi, luftë personale e Ramës”/ Analisti i njohur rendit arsyet pse burgosja e Belerit nuk është luftë kundër krimeve zgjedhore

Puthja me kryeministren e Italisë, Rama vihet në "siklet" pas pyetjes së Fevziut

“Obobo ç’na ra Kurti që po prishet me Amerikën”/ Nuk përmbahet Bushati, shpërthen ndaj kryeministrit të Kosovës: Pse u detyruan amerikanët ta bëjnë fajtor

A ka qenë shefja e SHISH në Beograd? Rama zbulon si qëndron e vërteta

“Nuk jam babai i Kosovës”/ Situata në veri, Rama: Qeveria e Kosovës nuk ka kërkuar konsulencë nga Shqipëria

Sali Berisha publikon videon gjatë zgjedhjeve të 14 majit: Një operator ka votuar 130 herë
