
Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, vjen reagimi i parë nga opozita

Pas Vangjush Dakos, arrestohet edhe ndërtuesi i pallatit (Emri)

Gazetari i njohur zbulon detajet nga hetimi për arrestimin e ish-zyrtarëve të Durrësit dhe Vangjush Dakos

Publikohen emrat, ja kush janë ish-zyrtarët e Bashkisë Durrës të arrestuar nga SPAK

Operacioni i SPAK në Durrës, ja ku gjendej Vangjush Dako kur u lëshua urdhër-arresti

Pas arrestimit të Vangjush Dakos, reagon për herë të parë kryeministri Rama

Urdhër arresti nga SPAK për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Urdhër-arresti nga SPAK për Vangjush Dakon, gazetarja zbulon si paraqitet situata pranë banesës së tij

Ja si do bëhet rritja e pagave për punonjësit e administratës dhe 2 hapat që do ndiqen për të bërë realitet këtë premtim, zbardhen detajet

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 31 Mars 2023

Plani i rritjes së pagave do të ndahet në 2 faza. Kryeministri Edi Rama premtoi se një rritje do të bëhet tani ndërsa pjesa e dytë do të parashikohet në buxhetin e vitit të ardhshëm. Gjatë një takimi të shkurt me punonjësit e administratës së Kryeministrisë, kreu i këtij institucioni theksoi ditën e djeshme se kanë hasur shumë pengesa por më në fund është krijuar mundësia që të gjithë të kenë rroga më të mira. “Mundësia për ta bërë të mundur është krijuar vetëm tani. E dini mirë se sa shumë vështirësi na është dashur të kapërcejmë dhe për t’ju thënë që është koha të bëjmë rritje rrogash shumë domethënëse. Rritja e pagave do bëhet me 2 hapa në harkun e 1 viti. Një rritje tani dhe një rritje në buxhetin e vitit të ardhshëm”, deklaroi ai.
Ndryshimi i pagave për disa punonjës
Më tej kryeministri Edi Rama ndau ndryshimin e pagave për disa punonjës sipas planit të bërë nga qeveria për pagat mesatare të administratës. “Monika që është drejtore njësie prej plot 26 vjetësh, pastaj Rezari që është jurist i departamentit dhe që ka 37 vite këtu, pastaj Vjollca përgjegjëse sektori. Vjollca është një shkallë më lart se Vjollca ka 43 vjet. Pastaj Zenajda që është përgjegjëse sektori. Zenajda ka 28 vjet, pastaj Luljeta që është specialiste. Luljeta ka dhe gjithë sekretet e qeverisë sepse Luljeta këtu ka 41 vjet, por nuk keni parë gjë akoma sepse është dhe Nexhmija që ka 44 vjet. Paga e Luljetës do të shkojë 135 mijë lekë dhe paga e Nexhmijes do të shkojë 125 mijë lekë. Pastaj Zenajda që është përgjegjëse sektori do t’i shkojë paga 158 mijë lekë. Pastaj Vjollca që është përsëri përgjegjëse sektori do ta ketë 149 mijë lekë. Pastaj Rezari 218 mijë lekë. Dhe pastaj Monika 249 mijë lekë. Këto 49-ën, 48-ën, 19-ën mos i merrni plotësisht për të mirëqena se mund të lëvizin me nga pak, por po lëvizën do lëvizin për më shumë, jo për më pak sepse janë duke u bërë kalkulimet, por kjo është rritja e pagave që natyrisht do përfshijë të gjithë administratën”, tha Rama.
Kryeministri mesazh të rinjve
Në përfundim, kryeministri Edi Rama dha një mesazh se të rinjtë duhet të punojnë fort për të arritur në këto shifra të pagave pasi nuk është e pamundur. Nuk munguan edhe batutat që të shkojnë me vrap në punë. “Kini parasysh që për zonjat këtu u desh kohë e gjatë që të arrihet pagë dinjitoze, për më të rinjtë po punuat sa gjysma e tyre do merrni më shumë se dihet që në fund të ditës për ju të rinjtë po punojmë. Ky ishte breaking neës për sot, tani me vrap te puna. Me vrap thashë jo me hap”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.
Çfarë ka ndodhur?
Por për premtimet e kryeministrit Edi Rama për rritje pagash ka pasur reagime të shumta, sidomos nga ana e opozitës, e cila e akuzon shefin e ekzekutivit se po shkel Kodin Zgjedho. Ndërkohë kryeministri Rama ka zgjedhur vetë t’iu përgjigjet akuzave në adresë të tij, të cilat i cilëson si analfabetizëm politik. “Analfabetizmi politik është ku e ku më i keq se sa analfabetizmi real apo ai funksional! Neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike, ku flitet për periudhën para krijimi të qeverisë së re. Leximin me zë ua bëjnë pensionistët në 14 maj”, shkroi Rama dy ditë më parë në rrjetet sociale. Kujtojmë se pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama deklaroi dy ditë më parë se ka një plan ambicioz për rritje pagash, në harkun e këtyre dy viteve, 2023-2024, çka e çon Shqipërinë në nivelin e lartë të rajonit. Rama tha se pas rritjes së pagës minimale, tani mund të shkojmë drejt rritjes edhe të pagës mesatare në dy faza. Ndërkohë qeveria ka marr vendimin për të shpërblyer pensionistët me një vlerë monetare prej 5 mijë lekësh nga të ardhurat e taksës së jashtëzakonshme të prodhuesve e energjisë. I pyetur nëse është në shkelje të Kodit Zgjedhor për shpërblimin e pensionistëve teksa jemi rreth 45 ditë larg zgjedhjeve të 14 majit, Rama u shpreh se zotimin e kanë bërë muaj më parë.
Më të lexuarat


Pas arrestimit të Vangjush Dakos, reagon për herë të parë kryeministri Rama

Pas rinumërimit të votave në Belsh, KAS del me njoftimin e fundit

“Duhet folur për parregullsitë në zgjedhje”/ Belind Këlliçi nuk dorëzohet: Tiranën nuk e humba, e vodhën

Mbledhja e Kryesisë së PD, vjen menjëherë reagimi i Roland Bejkos

“Alibeaj mori 2 mln euro nga Rama”/ Plas keq në emision, deputeti demokrat ‘përplaset’ me gazetarin

SPAK lëshon urdhër arrest me burg për ish- kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako

Çfarë ndodhi? KAS rinumërim 29 nga 40 kuti në këtë bashki

Deputetët kundër Kolegjit të Kryetarëve, Kryesia e PD bën lëvizjen e minutës së fundit, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Shpërthen kryetari demokrat: Kalbësira që ne kemi brenda është Sali Berisha, të do vetëm si ushtar, ja pse nuk iu binda

"BF" kërkoi ekspertizë ndërkombëtare për votimin elektronik në Kamëz, KAS del me njoftimin e fundit
