BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ja si ekstradohen personat me rrezikshmëri të lartë për SHBA, pas mesazhve të koduar të numrit 2 të DASH, besnikët e Sali Berishës kërcënojnë me revolta masive

Ja si ekstradohen personat me rrezikshmëri të lartë për

Në ditët në vijim priten zhvillime të forta, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë sinjale se në Shqipëri do të ketë goditje në nivele të larta. Mesazhet e koduara nga DASH, kanë alarmuar politikën në Tiranë. Por çfarë po ndodh në prapaskenë? E gjithë lëvizja nga amerikanët nis nga masat radikale për pushtetarët e lartë që rrezikojnë minimin e demokracisë. SHBA përmes Departamenti Amerikan të Shtetit ka aplikuar masa radikale, sikundër është shpallja “non grata”. Sali Berisha cilësohet si rrezik për sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por si Berisha në botë ka plot politikanë  dhe “bosë” të fuqishëm që SHBA u ka shpallur luftë, ndërkohë që kërkon hetimin dhe arrestimin e tyre për llogari të saj. Njëri prej tyre është ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernández, i cili pak muaj më parë u ekstradua për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u përballur me akuzat për trafik droge dhe armësh, në një rënie dramatike për një udhëheqës që dikur ishte konsideruar nga autoritetet amerikane si një aleat kyç në luftën kundër drogës. Mirëpo duke qenë se SHBA-të nuk u ndalën deri sa e ekstraduan për në Amerikës ish-presidentin e Hondurasit, për ta hetuar dhe burgosur atje, pas akuzave të ngritura për të dhe shpalljes “non grata”, gjithkush ngre pyetjen, se a do të ketë të njëjtin fat si zoti Hernández, ish-kryeministri Berisha, duke iu dorëzuar autoriteteve amerikane? Megjithatë mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Sinjalet nga takimi i treshes së lartë të SPAK

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit duket e vendosur për të çuar para drejtësisë “koka të mëdha” të fuqishme që deri më sot kanë qenë të paprekshëm. Asistenca nga Uashingtoni e bën fakt të kryer. Sinjalet u dhanë në takimin e rëndësishëm të SPAK dhe BKH me ekspertë të lartë të divizionit Penal të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara. Prokurorët e avokatët e Divizionit Penal që udhëzuan drejtësinë e re shqiptare, ndjekin penalisht shumë raste të rëndësishme kombëtare dhe formulojnë dhe zbatojnë politikën e zbatimit të ligjit. Ata kanë çuar në burg dhe kanë ekstraduar njerëz me pozita shumë të larta të cilët kanë kërcënuar sigurinë e SHBA. Në faqen zyrtare të Divizionit Penal shihen së fundmi raportime për raste ekstradimi, siç ishte çështja  3 “kokave” të rëndësishme nigeriane, të cilët për SHBA ishin kërcënim me skemat e tyre mashtruese. Ky divizion që ka dhënë asistencë për SPAK, heton dhe çon në ndjekje penale rastet që përfshijnë krimin e organizuar dhe transnacional, dhunën e bandave, mashtrimin e letrave me vlerë, aferat në shëndetësi, shkeljet e ligjit të praktikave korruptive të huaja, korrupsion publik, krim kibernetik, vjedhja e pronës, pastrimi i parave, shkeljet e Aktit të Sekretit Bankar, shfrytëzimi i fëmijëve, trafikimi ndërkombëtar i narkotikëve, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe krime të tjera, si dhe çështje që kanë të bëjnë me çështjet ndërkombëtare dhe teknikat e ndjeshme të zbatimit të ligjit.

Mesazhi i koduar i numrit 2 të DASH

Ende vazhdon të bëjë përshtypje ardhja “blic” në Tiranë para pak javësh e zyrtares më të lartë të departamentit të Shtetit, Ambasadores Lisa Johnson, në një kohë zhvillimesh të rëndësishme në vend. Gazeta “SOT” e raportoi se në këtë mes nuk përjashtohet dhe çështja e ekstradimeve. Një mekanizëm i rëndësishëm politik dhe hetimor që ka trazuar e frikësuar kryenarkotrafikantët më të mëdhenj të botës; e për të përmendur tre të tillë: Pablo Esbobar, krerët e kartelit Kali apo El Chapo. Prej vitit 2020, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë me Shqipërinë një ligj për ekstradimin, i cili është konsideruar një element shtesë në marrëdhëniet mes palëve, pasi lehtëson të gjitha barrierat që kanë qenë deri më sot në lidhje me ekstradimin në SHBA të të gjithë të kërkuarve nga drejtësia ndërkombëtare. Përmendin këtu ekstradimet pasi nga ajo që vihet re diplomatja Lisa Johnson ka shmangur të gjitha takimet politike në vendin tonë. Kjo lëvizje tregon se gjithë fokusi i amerikanëve ka qenë tek sistemi i drejtësisë shqiptare. Por ajo ka patur një takim të veçantë me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili do të thotë shumë, pasi në këtë mes luhet çështja e nxehtë e ekstradimit. Pasi, një i korruptuar apo kriminel në Shqipëri për tu ekstraduar, varet në dorën e Ministrisë së Drejtësisë.  Por çështja është kush e ka radhën sot për tu ekstraduar? Takimi i numrit 2 të DASH me ministrin e Drejtësisë shqiptare një sinjal që kemi të bëjmë me çështje të afërta ekstraduese.

“Foltorja” në alarm

Ndërkohë, sinjalet e forta nga amerikanët kanë vënë nën alarm politikanët shqiptarë. Në panik është shfaqur së fundmi “Foltorja”. Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, një nga besnikët e Sali Berishës ka bërë së fundmi një deklaratë të papritur. Ai ka thënë  se nuk është çudi që ndonjë ditë të nisin arrestimet e deputetëve opozitarë, pasi sipas tij po shkojmë drejt një diktature. “Ndonjë ditë dhe mund të arrestohen deputetë e opozitës, po shkojmë drejt një diktature. Jemi në pragun e viteve ’45. Problemet dhe rreziqet janë për demokracinë shqiptare jo për individët. Këto përballohen vetëm me lëvizjen popullore. Ky regjim shembet, përballet, bllokohet vetëm me lëvizje popullore”, është shprehur Tritan Shehu.

Më të lexuarat