BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x
BREAKING NEWS

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se
x
BREAKING NEWS

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë
x

Politike

Ja si është ndarë kupola e PD pas mbledhjes së tensionuar në Kryesi, Alibeaj, Açka dhe Bejko në krah të Bashës, përballë Bardhit, Sulës dhe Korreshit

Ja si është ndarë kupola e PD pas mbledhjes së tensionuar

Nuk ka asnjë dyshim që Kryesia e Partisë Demorkatike zyrtare është pro Lulzim Bashës dhe partnerëve ndërkombëtarë që mbështesin PD dhe jo “non gratën” Sali Berisha. Mbrëmjen e së martës duke u gdhirë e mërkurë u mblodh Kryesia e Partisë Demorkatike, e cila pas 10 orësh dhe mes tensionesh të provokuara nga anëtarët që janë besnikë të verbër të Berishës, vendosi hapjen e procesit zgjedhor dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetarin e PD me datë 29 korrik 2023. Vendimi u miratua me 17 vota pro, 2 vota kundër dhe 3 abstenime. Deputetet që janë njëkohësisht anëtarë të Kryesisë kërkuan shtyrjen e garës, ndërsa anëtarët e tjerë të kryesisë u kërkuan këtyre të fundit llogari edhe pse nuk kanë qenë shumë aktiv në fushatë, kryesisht atë të Tiranës. Por ky vendim kurajoz i shumicës së Kryesisë së Partisë Demorkatike, nxori në pah edhe njëherë se si është ndarë kupola e PD. Shumica e anëtarëve dikur tek 80-90% të kryesuara nga Enkelejd Alibeaj, Gentian Gaba, Roland Bejko dhe Flutura Açka treguan se janë krah zotit Basha, ndërsa përballë tyre ishin vetëm një pakicë që ndjek verbërisht Berishën, si Gazment Bardhi, Dashnor Sula dhe Saimir Korreshi, të cilët me veprimet e tyre bllokues provokuan një grusht shtetit brenda Partisë Demokratike zyrtare për llogari të “non gratës”. Megjithatë, skenari i tyre ogurzi mbeti thjeshtë një tentativë, pasi shumica e anëtarëve të Kryesisë së PD i hapën rrugë mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarin e ri.

Kryesia i hapi rrugë mbajtjes së zgjedhjeve, revoltohet Bardhi

Por duket se konflikti nuk do të mbetet me kaq, pasi Gazment Bardhi, ka paralajmëruar se nuk do të firmosë për hapjen e zgjedhjeve. Ai është Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zyrtare dhe i takon atij të bëjë organizmin e zgjedhjeve, në kushtet kur PD nuk ka as kryetar dhe as nënkryetar. Mirëpo Bardhi ka thënë në një emision dje në mbrëmje se nuk do e bëjë këtë, duke dhënë sinjale se do të ketë sërish përplasje. “Unë do zbatoj statutin e PD, Kryesia merr vendimet e veta, por si sekretar i përgjithshëm unë zbatoj vendimet e partisë dhe statutin e PD, askush as nuk më imponohet dhe as nuk më kthen dot në lolo të interesave të ngushta. Ajo që unë them është se Sekretari i Përgjithshëm do të respektojë statutin. Dje ka ndodhur mbledhja, po zbardhet vendimi, nuk jam njohur me një vendim të zbardhur dhe nuk kam qenë prezent kur është votuar, sapo të njihem, do të ndërmarr të gjitha hapat”, deklaroi ai. Më tej, Bardhi ka deklaruar se shkelet statuti. Sipas tij, ngërçi i parë qëndron në faktin se anëtarësinë me të drejtë vote për kryetarin e partisë e cakton një grup pune i ngritur nga kreu i degës. Ai argumenton se aktualisht në 71 degë që ka PD në mbarë vendin, vetëm 29 prej tyre kanë kryetarë të zgjedhur, teksa të tjerat vetëm pika kontakti. Pika e dytë në shkelje të statutit për Bardhin është edhe Komisioni Zgjedhor që do të organizojë procesin, pasi pjesa më e madhe e tij përmban emra që kanë kaluar në anën e Berishës. Për të ndryshuar komisionin, sipas Sekretarit të Përgjithshëm, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar, të cilin në fakt e thërret kryetari i partisë. “Organizimi i një procesi zgjedhor për kryetarin e partisë, në procedurën që është miratuar nga Kryesia e Partisë, bie ndesh me statutin e Partisë Demokratike. Nëse do të ishte e mundur nga pikëpamja statutore nuk kam asnjë kundërshtim. Por që unë të organizoj një proces jo transparent dhe që çon në ndarje tjetër të partisë, nuk ka për të qenë qëndrimi i sekretarit të përgjithshëm të PD”, nënvizoi Bardhi.

Box 1

Ja si votoi Kryesia e PD

1.      Enkelejd ?Alibeaj (Pro)

2.      Flutura? Açka (Pro)

 

3.      Jemin ?Gjana (Pro)

4.      Taulant Zeneli (Pro)

5.      Endri?? Hasa (Pro)

6.      Indrit? Sefa (Pro)

7.      Kreshnik? Çollaku (Pro)

8.      Roland ?Bejko (Pro)

9.      Gentian? Gaba (Pro)

10.  Agron ?Kapllanaj (Pro)

11.  Arbi?? Agalliu (Pro)

12.  Fitim ??Zekthi (Pro)

13.  Gazmend? Koduzi (Pro)

14.  Merita ?Bakiu (Pro)

15.  Orjola ?Pampuri (Pro)

16.  Taulanda ?Jupi (Pro)

17.  Xhemal ?Gjunkshi (Pro)

18.  Jonila Godole (Kundër)

19.  Flamur Hoxha (Kundër)

20.  Jorida Tabaku (Abstenim)

21.  Juela Hamati (Abstenim)

22.  Oriela Nebiaj (Abstenim)

23.  Gazment Bardhi (u largua)

24.  Dashnor Sula (u largua)

25.  Saimir Korreshi (u largua)

Më të lexuarat