BREAKING NEWS

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e “përfaqësuesit” të Tom Doshit që mbështet Berishën, Bejko paralajmëron sulm të selisë pas 11 dhjetorit

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë rrezikojnë sekuestrim pronash e bllokim llogarish, Kim e Blinken paralajmërojnë reprezalje

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë
x
BREAKING NEWS

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë rrugën e integrimit, Tirana nuk do kërkojë ndarje nga Shkupi, kemi mësuar nga gabimet e njëri-tjetrit

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë
x
BREAKING NEWS

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës
x

Politike

Ja si ka ndryshuar pasuria e deputetëve të PD, PS dhe ministrave, nga pronat, makinat dhe bizneset, te apartamentet qindra miliona lekë

Ja si ka ndryshuar pasuria e deputetëve të PD, PS dhe ministrave, nga

Parlamenti shqiptar historikisht ka pasur deputetë me pasuri tepër të lartë. Zgjedhjet e 25 prillit larguan disa prej tyre. Emra si Tom Doshi apo Astrit Veliaj kanë deklaruar ndër vite me dhjetëra apartamente, biznese e prona të patundshme. Mirëpo ata nuk janë më në Parlament. Megjithatë ka ende emra që kanë pasuri të lartë. Nga PD në krye të listës janë Luan Baçi dhe Agron Shehaj. Ky i fundit është biznesmen dhe të gjitha pasuritë i ka pasur më herët, po ashtu edhe Baçi. Megjithatë nëse hyjnë në veting këto pasuri do të duhet t’u verifikohen dhe bëhet fjalë për vlera të jashtëzakonshme. Sipas draftit duhet të verifikohen pasuritë e 10 viteve të fundit. Nuk mbetet pas as Tritan Shehu po i PD. Ai ka deklaruar se është: Pronar me 100 % i një ap. banimi me sip. 195 m2; Pronar me 100 % i një ap. banimi me sip. 135 m2; Pronar me 100 % i një shtëpie banimi me sip. 138 m2; Pronar me 100 % i ambienteve të banimit me sip. 260 m2 plus 30 m2 dyqan, përfituar si pjesë takuese nga ndërtimi mbi tokën e familjes së nënës; Pronar me 33.33% i një shtëpie dykatëshe të pabanueshme në Gjirokastër; Pronar me 33.33% i një shtëpie të pabanueshme në Himarë, përfituar nga kthimi i pronave të familjes së bashkëshortes .

Deklarimet e socialistëve

Sa u takon socialistëve, Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj rezultojnë me pasuri të lartë. Gjiknuri ka deklaruar: Pronar 100% të pasurisë të paluajtshme në Tiranë, apartament banimi (i paregjistruar në ZRPP) me sipërfaqe 151 m2 dhe të një vend parkimi, me vlerë totale 7 000 000 Lekë; Pronar 100% të pasurisë së paluajtshme, apartament banimi me sipërfaqe 65 m2 të blerë në vitin 2005 në vlerën 28 000 Euro; Pronar në masën 1/3 të pasurisë së paluajtshme në Tiranë, apartament me sipërfaqe 87 m2 të ndërtuar nga shteti në vitin 1986 dhe të përfituar në vitin 1993 me ligjin e privatizimit të banesave shtetërore; Pronar 100% të pasurisë së paluajtshme, njësi shërbimi (dyqan) me sipërfaqe 50 m2 të blerë në Janar 2010 me vlerë 125 000 Euro. Ndërsa Ahemtaj ka deklaruar: Pronar në masën 100% të pasurisë së paluajtshme, apartament banimi me sipërfaqe 120 m2 si pjesë e një shtesë pallati të ndërtuar në periudhën 1999-2000, me vlerë 3 500 000 Lekë; Pronar 100% të pasurisë së paluajtshme, shtëpi në Durrës me sipërfaqe 74 m2 të blerë në vitin 2005 me vlerë 49 000 Dollarë; Pronar 100% të pasurisë së paluajtshme, tokë arë me sipërfaqe 3 000 m2 me vlerë 3 000 000 Lekë; Bashkëshortja, Znj. Albina Mançka, pronare në masën 100% të pasurisë së paluajtshme, apartament banimi me sipërfaqe 200 m2 të blerë në dhjetor 2001 në shumën 75 000 Dollarë, etj.

Ministrat

Sa u takon ministrave, Ahmetaj dhe disa emra janë me pasuri të konsiderueshme. Ndërkohë gazeta ka siguruar deklarimin e ministres së Financave të bërë së fundmi. Ajo ka deklaruar në ILDKP: Depozitë, 18.904 euro; Blerja makine 12.651 euro; Bashkëshorti, blerje motor 2.500 euro; Bashkëshorti blerë truall 1.850.000 lekë; Bashkëshorti garazh, 12.000 euro. Ndërkohë edhe emrat e tjerë kanë deklaruar pasuri të konsiderueshme.