BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED

Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla duket se po vuan pasojat e besnikërisë ndaj atyre që e vendosën në krye të organit të akuzës. Të mërkurën ai u dënua me 2 vite burg dhe është lëshuar një urdhër arresti ndaj tij, ndërkohë që rezulton se ka ikur jashtë shtetit. Avokati pretendon se është duke u kuruar, por ka dyshime se ai mund të jetë larguar për të kërkuar strehim politik në një shtet të BE. Por ajo që bie në sy është se asnjë nga ata që dikur e mbronin Llallën, sot nuk i kanë dalë në krah. Llalla u bë kryeprokuror me bekimin e dyshes Meta-Berisha. Në vitin 2012 ai u votua me votat e PD dhe LSI në Parlament, ndërsa njihej si besnik i Metës dhe Berishës. Por ai që e mori më qafë Llallën ishte presidenti Ilir Meta. Në vitin 2017 nisën të formohen organet e reja të drejtësisë, mes të cilave dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Prokuroria e Përgjithshme dërgoi si kandidat në atë kohë vetëm emrin e Rovena Gashit, një ndër njerëzit më të besuar të Llallës. Ambasadori amerikan Donald Lu reagoi ashpër, pasi e pa si tentativë për të kapur KED, pasi emri i saj do përzgjidhej automatikisht. Llalla reagoi më pas duke e sulmuar ambasadorin dhe në krah të kryeprokurori të asaj kohe doli presidenti. Meta deklaroi se Llalla ka vepruar konform ligjit. Madje Meta e thirri në një takim në shkurt të 2017 ku dhe folën për këtë çështje, duke i dhënë mbështetje kreut të akuzës. Por kjo mbështetje që i dha Meta, duket se i dha kurajo Llallës, i cili akuzoi ambasadorin se kishte ndërhyrë në procese hetimore. Ai përmendi një hetim për kompaninë “Bankers Petroleum”, ndërsa akuzoi Lu se i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës, në atë kohë kryetar Kuvendi. Më vonë Llalla i dërgoi dhe një letër Senatit të SHBA, ku ngrinte si shqetësim se Lu i kërkonte arrestimin e Metës. Kjo solli më pas sulme dhe kundërsulme nga ambasadori Lu dhe Llalla. Por nuk zgjati shumë dhe Llalla u shpall person i padëshiruar nga SHBA, pasi akuzohet se ishte i përfshirë në korrupsion madhor. Pas shpalljes “non grata” prokuroria inicioi hetimet dhe tashmë ai është një i dënuar me 2 vite burg. Pra nëse shohim rrjedhën e ngjarjeve, ishte presidenti Meta ai i cili e futi në luftë me amerikanët dhe tashmë është Llalla ai që vuan pasojat.

Konflikti me Metën

Adriatik Llalla e kuptoi vonë se ishte përdorur nga presidenti, por nuk mund të bënte dot asgjë. Pas kërkesës për ta arrestuar Metën, Llalla i shkoi menjëherë në zyrë kreut të Kuvendit në atë kohë duke informuar për të gjithë bisedën me ambasadorin Lu. Por më vonë Meta zhvillon një takim me Donald Lu dhe e cilësoi si keqkuptim këtë çështje duke shitur Llallën. Kjo solli dhe ndarjen e tyre gjë që është konfirmuar dhe nga vetë ish-kryeprokurori. Pas dënimit që dha Shkalla e Parë, Llalla doli në një intervistë dhe goditi Metën. “Për zotin Meta u pozicionua vetë dhe pas takimit me Lu u shpreh në mënyrë jo korrekte që tha: unë i besoj ambasadorit dhe jo prokurorisë shqiptare”, tha ai duke i dërguar kështu mesazh kreut të shtetit. Ndërkohë edhe vetë Berisha nuk ka reaguar për Llallën, duke e lënë të gjithë në baltë.

Më të lexuarat