
Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Ja si Rama refuzoi ultimatumin e presidentit turk Recep Tajip Erdogan për të dëbuar gylenistët nga Shqipëria

Shkruar nga SOT.COM.AL 11 Gusht 2022

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, gjatë një vizite që zhvilloi në muajin janar të këtij viti në vendin tonë, theksoi se duhet që të merren masa për të larguar nga Shqipëria gylenistët dhe duhet që të mbyllen institucionet që ata financojnë në Shqipëri. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat disa ditë pas kësaj deklarate, i ka kthyer përgjigje ultimatumit që presidenti turk Erdogan dha gjatë vizitës së tij në vendin tonë. Gazetarët e pyetën kryeministrin Rama nëse do të përmbushte kushtin e Presidentit Erdogan për të sulmuar lëvizjen Gulen në Shqipëri në mënyrë që të rifillonin punimet për Xhaminë e Namazgjasë. Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh, se Shqipëria nuk i ka asnjë borxh presidentit turk Erdogan dhe as Turqisë, ashtu siç edhe sipas tij as Turqia dhe as Erdogani nuk ka ndonjë borxh ndaj Shqipërisë. “Ne nuk i kemi asnjë borxh presidentit të Turqisë, sikundër presidenti i Turqisë nuk na ka ne asnjë borxh, sepse mes miqsh dhe vëllezërish nuk ka borxhe”, tha Rama duke i dhënë kështu përgjigje edhe ultimatumit të Erdoganit kundër lëvizjes së Fethullah Gulen. Por reagimi i Ramës erdhi pas mesazhit që një natë më parë i dha ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim. “Duhet të jemi të qartë këtu se kush janë aleatët dhe miqtë tanë, dhe se çfarë duhet të bëjmë bashkë për t’u përballur me sfidat përpara. Do them këtë: mendoj se populli shqiptar e di shumë mirë se çfarë ndodh bazuar në përvojat e tyre në histori”, nënvizoi ambasadorja Kim.
Më të lexuarat


Gazetari i njohur kritikon ashpër Blendi Fevziun: Vjen kryeministri Rama, të bën një skandal, të fyen dhe denigron dhe prapë e thërras në emision se me rëndësi janë klikimet

“Transporti urban në Tiranë do të jetë falas”, Belind Këlliçi sqaron deklaratën e bujshme

Zgjedhjet e 14 majit/ Ekspertja e ekonomisë 'shuplakë' Ramës: U kujtua për qytetarët para zgjedhjeve, për tu blerë votën

Ambasadorja Kim ka një mesazh për shqiptarët: Në një stivë do gjesh një dru të shtrembër...

Gazetari i njohur zbërthen prapaskenat mes PD dhe kandidatëve të primareve: Ja ujditë që po bëjnë në veri

Deputeti i PD-së reagon ashpër mbi situatën në vend: Në qeverisjen e Ramës më lehtë porosit vrasje se kafe

Deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Mund të gjendet një shteg për të dalë me një kandidat

“Ukraina dhe FBI, profilet në korrupsion”/ Media amerikane zbulon rolin e Dorian Duçkës me djalin e Joe Biden: Ishte lidhja e McGonigal me kryeministrin e korruptuar Edi Rama

Gazetari zbulon dy kandidatët e rinj që garojnë për Alibeajn

Zgjedhjet e 14 majit/ Koalicioni i Berishës dhe Metës prezanton një tjetër kandidatë, reagon deputeti me tone të forta ndaj qeverisë: Ai ha, pi dhe zhgërryhet si derrat bashkë me kryetarin e Bashkisë sot
