BREAKING NEWS

Zhdukja e bosit të lojërave të fatit, gazetari zbulon kush po i publikon fotot e Vis Martinajt

Zhdukja e bosit të lojërave të fatit, gazetari zbulon kush po i
x
BREAKING NEWS

Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, ja cilat janë kriteret për tu bërë efektiv policie

Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, ja cilat
x
BREAKING NEWS

Senatorja amerikane vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet nga presidenti Begaj, e pranishme edhe ambasadorja Kim

Senatorja amerikane vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet nga
x
BREAKING NEWS

“Yuri Kim foli si kryeministre e Shqipërisë”, Baton Haxhiu kritika ndaj ambasadores amerikane: SPAK duket më shumë si prokurori e Ambasadës, se...

“Yuri Kim foli si kryeministre e Shqipërisë”, Baton Haxhiu
x
BREAKING NEWS

Plas sherri mes të rinjve, policia parandalon tragjedinë, kapet 17-vjeçari me kallashnikov

Plas sherri mes të rinjve, policia parandalon tragjedinë, kapet
x
BREAKING NEWS

Aneksimi i rajoneve të Ukrainës, reagon Presidenti Begaj: Lajm i keq për paqen dhe rendin botëror

Aneksimi i rajoneve të Ukrainës, reagon Presidenti Begaj: Lajm i keq
x
BREAKING NEWS

Pandemia nuk ka përfunduar ende! Ministria e Shëndetësisë bën njoftimin e rëndësishëm

Pandemia nuk ka përfunduar ende! Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Behgjet Pacolli zbardh detaje nga vizita në Hagë: Ja kush më impresionoi nga ish-Presidentët shqiptarë, ishte i pari që...

Behgjet Pacolli zbardh detaje nga vizita në Hagë: Ja kush më
x

Politike

Ja skema ligjore që do të përdoret për përzënien e Berishës nga politika, në shtator Kuvendi do shkaktojë “tërmet” për “non gratat” dhe spiunët

Ja skema ligjore që do të përdoret për përzënien e

Nëse për dosjet, socialistët e kanë gati draftin për ta miratuar në Kuvend, përmes të cilit synojnë që të verifikojnë nëse Ilir Meta ka qenë, apo jo bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, për Sali Berishën do të ndiqet një skemë tjetër. Fundi i tij politik do të vijë pikërisht nga lëvizja e iniciuar nga Partia Demokratike që do të aktivizohet nga Partia Socialiste. Një mundësi që po shqyrtojnë socialistët është përdorimi i një mjeti ligjor të propozuar nga PD dhe me anë të të cilit demokratët kanë larguar nga Kuvendi disa deputetë e kryetarë bashkish të socialistëve, dekriminalizimin.

Paralajmërimi i PS-së

Zhvillimet e bujshme në shtator që pritet të tronditin politikën, i paralajmëroi kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili deklaroi se Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij.  Balla krahas shënimit të tij në rrjetin social Facebook ka publikuar dhe një foto të Sali Berishës përkrah udhëheqësit komunist Enver Hoxha. “Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij", tha Balla.

Izolohet përfundimisht Berisha, ja skema që do të ndiqet

Më 19 maj 2021 Sali Berisha u shpall 'non grata' nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me akuza të forta se gjatë kohës që ishte kryeministër është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike, minim i demokracisë dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale dhe pasurimin e aleatëve politik. Ndërsa më 22 korrik 2022 Sali Berisha është shpallur ‘non grata’ edhe nga Britania e Madhe pasi akuzohet për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Por izolimi nga ndërkombëtarët nuk e ka ndaluar Berishën të vazhdojë jetën e tij politike. Por jo për shumë gjatë, pasi në shtator priten ndryshime në ligjin e Dekriminalizimit, ku veç personave të dënuar të përfshihen edhe ata të shpallur non grata nga SHBA, apo partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë. Ky parashikim do të largonte nga Kuvendi automatikisht Sali Berishën, që është i shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe. Zyrtarisht nuk ka asnjë propozim konkret, ndërsa jozyrtarisht ka të paktën disa javë që po diskutohet si mundësi mes socialistëve. Propozimet jozyrtare janë dy. I pari është që ndryshimi të jetë me efekt të menjëhershëm, që do të thotë t’i ndërpresë direkt mandatin e deputetit Sali Berishës, ndërsa propozimi i dytë është ndalimi i të drejtës për t’u zgjedhur i personave të shpallur ‘non grata’ nga SHBA, ose një vend evropian.

Më të lexuarat