BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Politike

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët,  te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen,

Në Shqipëri, oligarkë quhen disa biznesmenë shumë të mëdhenj që kanë para më shumë sesa buxheti i shtetit, pasi kanë dalë “vullnetarë” që të bëjnë investime të mëdha për të marrë pastaj rimbursimet nga qeveria. Por përveç rimbursimeve janë bërë klientë të rregullt të shtetit. Një nga këta oligarkë është dhe Samir Mane. Gjatë qeverisjes “Rama” ai ka përfituar shërbime shumë të mëdha nga shteti në shërbim të bizneseve të tij. Si fillim po përmendim marrjen në duar nga Samir Mane me firmën e kryeministrit shqiptar, statusin e investitorit strategjik. Ligji kontravers i miratuar me debate në vitin 2014, i lejon qeverisë, përmes një komiteti që drejtohet nga kryeministri, që mund t’i japë çdokujt status investitori strategjik, duke i falur tokë private dhe shtetërore, me kushtin e vetëm që të investojë mbi 5 milionë euro dhe të punësojë 80 shtetas. Përfituesi më i madh është biznesmeni shqiptar Samir Mane. Kompanitë e tij kanë marrë disa statuse investitori strategjik. Janë 5 vendime që janë për kompanitë e Manes, si Green Coast, Green Coast 1 dhe 2, si dhe dy projekte në Gjirin e Lalzit, New Bord dhe ValaMare. Në të gjitha vendimet thuhet se pronësia e tokës është private dhe publike, si dhe mijëra metra katrorë plazh në përdorim.

“Dhuratat” e Ramës për oligarkun Samir Mane

Gazeta “SOT” e përmendi dhe pak ditë më parë rastin ku qeveria ka ndryshuar hartën territoriale dhe përmes një vendimi të dyshimtë ligjor i ka hequr një pjesë të territorit Bashkisë së Tiranës, për t’ia kaluar Bashkisë së Kamzës. Bëhet fjalë për truallin ku Mane po ndërton kompleksin rezidencial “Univers City Residence”. Arsyeja e këtij ndryshimi duket të jetë taksat. Të dyja bashkitë aplikojnë vlera të njëjta për lejet e ndërtimit, në 1 për qind të kostos së investimit. Por, diferencën e bën taksa e ndikimit në infrastrukturë, që llogaritet në vlerën e shitjes për çdo metër/katrorë sipërfaqe shfrytëzimi, e ku Bashkia e Tiranës e aplikon në vlera dy herë më të larta se ajo e Kamzës. Sipas një vendimi të dhjetorit 2019-të të Këshillit Bashkiak të Kamzës, taksa e ndikimit në infrastrukturë në këtë bashki është 4 për qind. Nga ana tjetër, qeveria vuri shtetin në shërbim të Manes dhe në kohën kur ai mori në drejtim biznesin e minierave në Bulqizë. U miratuan ligje që hoqën taksën për mineralet e përpunuara dhe në fund Mane shiti Albchrome tek grupi turk Yildirim, me një çmim më të mirë për faktin se kompania blerëse do të punonte dy vjet pa taksa vetëm nga favorizimi që bëri qeveria. Gjithashtu për resortin e Samir Manes ka patur disa akuza nga mediat dhe banorët e zonës se rruga turistike në Vlorë ishte ndërtuar me qëllim e vetëm që Samir Manes ti mundësohej shkuarja në fshatin e tij turistik “Green Coast”. Rruga e Palasës në bregdetin e bukur turistik të Jugut në Shqipëri që kishte nisur në vitin 2015 për të lidhur këtë zonë me zonat e tjera turistike, tashmë nuk ekziston më, ndonëse ishte përfunduar. Mediat shkruajnë se ky është një dëm prej miliona eurosh që i shkaktohet shtetit shqiptar nga prishja e rrugës për shkak të shkeljes së kontratës nga firma ndërtuese vetëm e vetëm që, Samir Mane të kishte një rrugë sa më të shkurtër dhe që kalonte nga plazhi për të vajtur tek resorti i tij turistik. Gjithashtu para disa kohësh “BIRN” zbuloi se shteti investoi paratë publike, pra të taksapaguesve shqiptarë në ndërtimin e një piste helikopterësh, një moli jahtesh, hangar për avion privat dhe shërbimesh të tjera mbështetëse pranë resortit luksoz “Green Coast” në Palasë dhe sipas investigimit që ata bënë institucionet shtetërore bënë një sy qorr ndaj dëmtimit të monumentit të natyrës. Kompania “Green Coast” iu përpoq t’i justifikohej BIRN në atë kohë se pista e helikopterëve dhe shërbimet e tjera janë investime publike, që shërbejnë si facilitete për rezidentët dhe pushuesit e saj. “Në territorin në fjalë ndodhet dhe një qendër shëndetësore, stacioni policor, të cilat Green Coast i ka komunikuar si facilitate për rezidentët dhe pushuesit e saj, por jo si struktura apo prona të sajat,” tha Green Coast. Kompleksi “Green Coast” shtrihet i vetëm në një sipërfaqe prej 185 mijë metrash katrorë në plazhin dikur të virgjër që njihet si Dhraleo ose Rrugët e Bardha në Palasë. Në vitin 2015, qeveria e kryesuar nga Edi Rama i dha kompleksit statusin e investitorit strategjik në fushën e turizimit. Në shtator 2019 deri në tetor 2020, shteti shpalli dy tendera për ndërhyrje infrastrukturore në plazhin e Palasës. Tenderi i parë parashikonte ndërtimin e një qendre multifunksionale në plazhin e Palasës dhe rehabilitimin e përroit dhe një parkingu në Dhërmi. Sipas dokumentit të tenderit, qendra multifunksionale do të shërbente si qendër shëndetësore, postë policore dhe pikë e kalimit kufitar. Tenderi parashikonte gjithashtu ndërtimin e një pike vrojtimi në Gjilekë si dhe rehabilitimin e një parkingu përtej fshatit Dhërmi. Tenderi i dytë u çel në 8 tetor 2020 dhe mbante titullin “Ndërhyrje e integruar për përmirësimin e aksesit, shërbimeve dhe rikualifikimin urban në zonën e plazhit Palasë –Drymadhes me një fond limit prej 525 milionë lekësh.

Më të lexuarat