Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Jam besimplotë se në tetor do të kemi një lajm të mirë”, Balla thirrje 7 kryebashkiakëve

Postuar: 11/09/2019 - 12:49

Konstituohet Këshilli i ri bashkiak i Elbasanit. I pranishëm në ceremoninë e konstituimit, ku Bukurosh Stafa është rizgjedhur në krye të Këshillit, ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Gjatë fjalës përshëndetëse, Balla theksoi rëndësinë që ka për kohën e sotme bashkëpunimi rajonal në fuqizimin ekonomik të jetës së komuniteteve.

Ndërkaq Balla u ka bërë thirrje të 7 kryebashkiakëve të këtij Qarku që të ideojnë një bashkim të ndërmarrjeve në mënyrë që të rritet efiçensa e tyre. Eksperiencë të shkëlqyer europiane ka tha kreu i grupit parlamentar socialist.

Ndërkaq Balla ka inkurajuar këshillin e Qarkut që të aplikojë sa më shumë projekte dhe të promovojë pareshtur resurset turistike dhe të gjitha potencialet e jashtëzakonshme që ka ky rajon mjaft i rëndësishëm i vendit tonë.

 

“Sot u përmbyll cikli i plotë i konstituimit të qeverisjes vendore pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Pas raportit te ODIRIT lidhur me këto zgjedhje, u provua se ato kane qenë demokratike për sa kohë që asnjë partie nuk i është mohuar e drejta për të marrë pjese. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kane përmbushur të gjitha pritshmëritë e BE lidhur me reformat e thella qe janë ndërmarrë. Dua t’u them se jam besimplote se me tetor do te kemi një lajm te mire për rrugën drejt BE- se. Kuvendi eshte i angazhuar ne vijim te punës për disa reforma ndërsa ajo zgjedhore mbetet prioritet i këtij sezoni parlamentar. Lajmi qe presidenti takon Ballën, për mua nuk përben lajm”, tha Balla.

 

 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 21:47

Deputeti socialist Taulant Balla pyetur nëse do të ketë zgjedhjet e parakohshme parlamentare siç pretendon opozita mohoi një gjë të tillë. Ai tha se socialistët do të fitojnë edhe zgjedhjet e qershorit 2021.

Postuar: 13/11/2019 - 21:41

I pyetur nëse do të dekretojë një datë të re zgjedhjesh lokale për bashkinë e Shkodrës dhe Vorës,

Postuar: 13/11/2019 - 21:34

Deputeti socialist Taulant Balla i pyetur për rastin Kajmaku tha se qofsh edhe deputet apo kryeta

Postuar: 13/11/2019 - 21:24

Gjatë konferencës për shtyp pak minuta më parë, Presidenti Ilir Meta u pyet se kur do të shpërnda

Postuar: 13/11/2019 - 21:19

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka sulmuar presidentin Ilir Meta në lidhje me zgjed

Postuar: 13/11/2019 - 21:14

Gjatë konferencës me gazetarët, Ilir Meta u pyet nëse ka frikë nga shkarki tani që Gjykata Kushte

Postuar: 13/11/2019 - 21:05

Presidenti Ilir Meta tha se nuk ka afat kushtetues për Presidentin në lidhje me kohën që duhet pë