Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Jam gati të sakrifikoj jetën", Meta bën deklaratën e papritur

Postuar: 20/03/2019 - 11:34

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar se është gati të lërë mandatin e tij si President për zgjidhjen e krizës në vend.

Nga Pogradeci ku ka qenë në mbështetje të fushatës kombëtare të dhurimit të gjakut, Meta tha se është gati të sakrifikohet si Salvador Aljende për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake.

‘Kriza kushtetuese dhe institucionale nuk është e re dhe arsyet dhe argumentet i kam dhënë edhe më parë përse jemi në një situatë të tillë, që jo vetëm prej kohësh nuk kemi gjykatë kushtetuese dhe sistemi gjyqësor është i paralizuar, por janë minuar përpjekjet dhe interesimi i vecantë i presidentit për të parandaluar krijimin e kësaj krize nga aktorë të caktuar, kemi krizë që është e qëllimshme dhe që ka rrezikuar rendit kushtetues.

Jam i gatshëm që nga dorëzimi i mandatit tim si President e deri tek sakrifikimi i jetës time si Salvator Allende për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake

Pasojat e krizës mund të jenë të rënda për Shqipërinë. Si president kam bërë çdo përpjekje për të parandaluar krizën’, është shprehur presidenti Ilir Meta në Pogradec.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/04/2019 - 16:04

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, mezi po e pret 30 qershorin e zgjedhjeve lokale.

Postuar: 20/04/2019 - 15:55

“Vendimi i Parlamentit Holandez për vendosjen e vizave për qytetarët shqiptarë është një rr

Postuar: 20/04/2019 - 15:23

Ish-deputeti demokrat Edi Paloka është i pari zyrtar nga radhët e opozitës që ka reaguar lidhur m

Postuar: 20/04/2019 - 15:15

Deputetja socialiste në qarkun e Elbasanit, Evis Kushi iu ka dhënë fund zërave që e projektonin K

Postuar: 20/04/2019 - 14:04

Kreu i Partisë Demokristiane të Shqipërisë (PDK), Nard Ndoka ka ironizuar me deklaratën e bërë ng

Postuar: 20/04/2019 - 14:02

Rudina Hajdari u zyrtarizua të enjten si kryetare e grupit të ri parlamentar të PD-së, por mesa d