Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Jam i gatshëm edhe tani t’ia dorëzoj”, Muka flet për marrëdhënien më Nikollën dhe çfarë përmban paketa e përgatitur për Ramën

Postuar: 16/11/2018 - 14:16

Taulant Muka që prej ditës së djeshme nuk është më zv. ministër i Arsimit. Aventura e tij nuk zgjati më shumë se dy javë pasi ai dha dorëheqje për shkka se nuk iu dha hapësira e duhur për të implementuar idetë e tij.

Në një intervitë për “Fax News”, ai tha se në Shqipëri ka shumë burokracira që pengojnë të aftët. Ai e kishte kuptuar vetëm pasi kishte marrë pozicionin e zv. ministrit që edhe pse mbante një post të rëndësishëm nuk mund të niste as edhe një letër pa e parë Sekretari i Përgjithshëm apo edhe ministrja Lindita Nikolla.

“Ka shumë burokracira, të tipit që unë edhe një letër të thjeshtë, dhe isha zv. ministër, nuk mund ta nisja për firmën e ministres, edhe sekretarit të përgjigthshëm, këto burokracira të limitojnë të veprosh”, u shpreh Muka.

I pyetur nëse i dinte kompetencat e tij përpara se të merrte detyrën, Muka tha se kishte rezerva por e ndërmori një vendim të tillë pasi kishte marrë garanci nga vetë kryeministri Rama se do t’i jepeshin kompetencat e nevojshme për të vepruar.

“Unë nuk i dija dhe për këtë kërkova takim me kryeministrin, më premtuam se do kisha kompetenca e nevojshme, me atë naivitetin e një perosnai që kisha 6 vite pa ardhur dhe ishte mësuar me një kulturë tjketër, aty mora vesh që zv. Ministri nuk kishte portofol. Unë kam vajtur aty për të bëë punë, kam qenë në zyrë që në 7 të mëngjest dhe e kam lënë në 7 pasdite, iniciova edhe nismën që të bënim edhe rankimin e pedagogëve me produktin më të mirë shkencor”, shtoi ai.

Në lidhje me marrëdhëniet me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, ai deklaroi se ka patur të hënën një takim me të por nuk dha detaje për shkak se “i qëndron konfidencialitetit”, por shtoi se ndante komplet vizione të ndryshme me të.

Një gjë tjetër që vuri në dukje ishte se qeveria bëri një gabim që në fillim me të, pasi nuk e kishte promovuar aspak atë kur mori këtë detyrë, ndryshe sa ndodh jashtë.

“I qëndroj konfidencialitetin, kam patur takimin e fundit të hënën, ndanim vizione krejtësisht të ndryshme, nuk kisha vajtur për një reformë që i shërben votave apo qëllimeve që Ministria e Arsimit  ka. Unë  e kisha paktin me kryeministrin, më premtoi kompetencat, kërkoja pavarësinë time, dhe unë një gjë, kur kam ardhur këtu, nuk ka pasur asnjë komunikim që kush është zv. ministri i ri, unë nuk jam anonim, nuk u mor askush me profilin tim shkencor dhe detyrohem të flas për veten, një nga gabimet e para është që nuk u promovua figura ime, dhe ky gabim bëhet me tërë të aftët në Shqipëri”, u shpreh Taulant Muka.

Më tej, ai tregoi se kishte kërkuar një takim me kryeministrin për t’i paraqitur edhe paketën e tij për reformën në arsimin e lartë, duke nënvizuar se do të konsultohej edhe me ekspertë të fushës.

“Unë e këm kërkuar një ditë më parë dhe ramë dakord për një takim javën e ardhshme ku do i dorëzoja paketën për reformën në arsimin e lartë. Mu premtua për javën e ardhshme unë jam i gatshëm t’ja jap në çdo moment këtë paketë se nuk kam shkuar aty për post. Përtej reformës, kur kam qenë jashtë asaj godine kam nxjerrë disa emra të personave me plagjiaturëm. Për një kohë të shkurtër kam bërë gati një platformë, por do e konsultoja me një grup specialistësh. Vetingu i titujve akademikë, që janë dhënë pa fund dhe unë e mendoj pastrimin fillimisht nga drejtuesit, rektorë dekanë e drejtues departamentesh se ata bëjnë politikat brenda institucionesh, në momentin që pastrojmë këtë grup, ata që ishin aty pa meritë bëhet fjalë, do hapej rruga edhe për tjerë. Kam kërkuar edhe vlerësimin e performancës së pedagogut, se në Shqipëri ndodh që ata nuk paraqiten edhe në mësim dhe duhet një vlerësim performance të tyre nga studentët, dhe një tjetër gjë që dua ta ndaj është , treni i shkencës dhe arsmimit të lartë, janë si vagoni dhe lokomotiva, lokomotiva është akademia e shkencave dhe Universiteti i Tiranës, dhe ne e kemi luftuar gjithë këto vite universitetin që është nëna e dijeve. Unë jam i gatshëm në çdo moment t’ja paraqes platformën”, theksoi ai.

Sa u përket kushteve të punës, ai deklaroi se nuk iku për këtë shkak nga detyra, madje mund të sakrifikonte edhe nga vetja nëse do të implementohej paketa e tij.

“Nuk i kisha problem kushtet e punës, edhe nëse jepja nga xhepi im vetëm për të bërë reformën”, tha Taulant Muka.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2018 - 19:20

Një ditë para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë, e cila është shoqëruar me debate.

Postuar: 14/12/2018 - 18:03

Një makinë që transportonte paratë e një banke ka rënë pre e grabitësve të armatosur dhe të masku

Postuar: 14/12/2018 - 16:42

Në këto ditë të protestave studentët e kanë treguar, në shumë mënyra, që nuk kanë më frikë ta ngr

Postuar: 14/12/2018 - 14:59

Këshilltari demokrat i PD-së në Bashkinë i Tiranës, Kreshnik Çollaku i ftuar në studion e lajmeve

Postuar: 14/12/2018 - 14:34

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se Parlamenti mund të

Postuar: 14/12/2018 - 14:04

Ish-kryeparlamentarja Jofezina Topalli shprehet se Kreu i PD Lulzim Basha ka thyer traditën dem

Postuar: 14/12/2018 - 13:36

Kryeministri Rama i ka adresuar sot mesazhin e radhës studenteve protestues.