Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Jam me testerën e PS-së, nuk e dorëzoj ta dish”, qytetari provokon Bashën, reagimi i kreut të PD nuk pritej: E them fare hapur që nuk do më votosh! (REPLIKAT)

Postuar: 14/11/2019 - 13:45

Në mbledhjen e kreut të Partisë Demokratike me biznesmenët e Sarandës, duket se ka pasur edhe përfaqësues të Partisë Socialiste.

Një qytetar ka parashtruar disa probleme me ujin, infrastrukturën dhe në fund të fjalës i tha Lulzim Bashës se mban testerën e PS-së dhe se në fund do të votojë socialistët.

Basha e kaloi me sportivitet këtë dhe deklaroi se e mirëpret pavarësisht kë voton.

Qytetari: Na lejoni dhe ne që jemi të majtë po ju kemi mbështetur, z.Basha, të themi dy gjëra.

Mirëseerdhe! Unë jam Zano Çulli, kryeplak i lagjes “Baba Rexhepi”. Me pesë fëmijë. Katër fëmijë me arsim të lartë m’i larguan nga Shqipëria. Jam marrë me biznesin e ndërtimit dhe jam edhe femer. Jam njeri punëtor.

Biznesi i ndërtimit këtu në Sarandë ka kapitulluar ku 70% e popullsisë punon në ndërtim. Janë 2 a 5 firma që leja e ndërtimit do të merret vetëm tek firma Fusha në Tiranë.

Po të them këtu se të vesh sot tek agjencia nuk gjen një punëtor, jo të ri. Dhe kemi vënë shtëpitë, e gjithë kurorë e qytetit është vënë në shitje se mungon infrastruktura, mungon uji, mungon rruga, kur këto vila janë bërë me jetën në Greqi e nuk i shfrytëzojnë dot kur Sarandën e preferojnë tërë turistët e botës. I marrin turistët i çojnë në Syrin e Kaltër, rruga e paasfaltuar. Në Lëkurës po ashtu.

Ky qytet është drejt shkatërrimit. Gjithë rrugët, shkallaret që bënë, rrëshkasin pleqtë. I shkulën gjithë historinë këtij qyteti.  Tani do bëjnë një shëtitore; erdhi firma Fusha, që do të heqë ata gurë që janë dhe një foshnje e vogël do ikë nga karrocë e do bjerë nga shkallët drejt e në det. Vjen firma Fusha me kazëm dhe me skrep dhe prish gjithë historinë e këtij qyteti.

Ne duam ta zgjerojmë këtë qytet. Unë jam në një lagje – foli shumë mirë ai për ndarjen administrative – ku teqeja e këtij qyteti është në territorin e Himarës! Atje është sot. Vemi ne i kërkojmë për plazh, kam bërë shtëpi, kam investuar atje, por për të marrë plazhin, duhet ta marrësh në Himarë më thonë. Kjo ndarje administrative këtu është bërë gabim. Lagja nr.4 e qytetit a do t’i kthehet qytetit bashkë me territorin që është? Po ta kërkoj ty!

E dyta, të ftoj të vizitosh Teqenë. Të ftoj hajde shikoje, vizitoje. Se këta erdhën e na sollën një projekt atje, Gjiknuri, – na vuri edhe me Babain e hodhëm valle, se po bëhet rruga - dhe na gënjyen!

Hajde shikoje se çfarë bëhet në gjithë rrugët e qytetit. E gjithë periferia është pa rrugë, kanë dalë shtëpitë në shitje. Prandaj foli mirë ai për turizmin elitar, janë bërë shtëpi, ka punë plot sa të duash që edhe këto të vihen në shfytëzim. Këtë dua të di unë se edhe jam ngritur disa herë. Vij nga e majta, testerën e partisë socialiste e kam unë, nuk e dorëzoj atë ta dish. Po.

Basha: Mirë se ke ardhur! Ti ke ardhur si përfaqësues i biznesit jo i Partisë Socialiste, nuk kemi ardhur për politikë këtu.

Qytetari: Po edhe politikë do bëjmë pak

Basha: Natyrisht

Qytetari: Nuk rri dot pa folur

Basha: Absolutisht. Mirë se ke ardhur!

Qytetari: Dhe të them edhe një gjë, të kemi mbështetur, vazhdo përpara se të gjithë jugun e ke me vete, duam rotacion.

Basha: Të falenderoj, Zano të falenderoj dhe nëse mund t’i jap vetes të drejtën të them që nuk flet vetëm në emrin tënd, kam takuar dhjetëra, qindra socialistë të ndershëm që i ka ardhur aty ku s’mban më. E them fare hapur nuk do votojnë për PD-në, socialistë janë me testerën në xhep. S’kemi ardhur për mbledhje partie, kemi ardhur për mbledhje me biznesin, ti ke ardhur me testerën e PS-së, por për biznesin dhe shqetësimet që ke ngritur janë të qytetarëve të Sarandës. She zgjidhjet që duhet të formulojmë duhet të jenë të përbashkëta, se siç iu vjen uji atyre që kanë tenster të PS-së i vjen edhe atyre të PD-së. Në vend të kemi 18 orë në keni keni 12 orë në ditë. Pse? Që të sjellin botet e ujë, jo se nuk ka ujë por që të shiten botet e klientëve të qeverisë. Në një qytet që uji racionohet që të shitet uji me bote nuk bëhet turizëm.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2019 - 14:41

Pas dëshmisë së kreut të KEd, Ardian Dovrani në prokurori dhe deklaratës që dha më pas për mediat, ka ardhur reagimi i menjëhershëm nga Presidenca.

Postuar: 11/12/2019 - 14:16

Prokurori i ri i Përgjithshëm, Olsian Çela ka pasur një vizitë të veçantë sot në zyrën e tij të r

Postuar: 11/12/2019 - 14:16

Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kujtuar sot 29-vjetorin e themelimit të kës

Postuar: 11/12/2019 - 14:10

Ish-deputeti i PD-së Genc Pollo shprehet se sot demokratët kanë rolin kyç në një tjetër kthesë hi

Postuar: 11/12/2019 - 14:01

Në përfundim të marrjes në pyetje në Prokurori, pas kallëzimit që i ka bërë Presidenti Meta, kreu

Postuar: 11/12/2019 - 13:36

Pas 3 orësh në Prokurori ku dha deklarimet e tij, kreu i KED, Ardian Dvorani i paditur nga Presid