BREAKING NEWS

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja
x
BREAKING NEWS

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën paralajmërimin e fortë për Shqipërinë

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt...

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me
x
BREAKING NEWS

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje, shumë shpejtë do të zbulohet...

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Rama po inkurajon bandat dhe grupet mafioze, më pas...

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar
x
BREAKING NEWS

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin: Qyteti është i braktisur në të gjitha perspektivat

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin:
x
BREAKING NEWS

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e fortë dhe i bën thirrje policisë

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e
x

Politike

“Jam paragjykuar dhe shantazhuar”, Rudina Hajdari rrëfen sulmet me të cilat është përballur: Silleshin si shokët e babait tim dhe...

“Jam paragjykuar dhe shantazhuar”, Rudina Hajdari rrëfen sulmet

Ish-deputetja Rudina Hajdari thotë se në politikë ka fituar eksperiencë dhe prej saj kupton se rrugëtimi nga fillimi është më pasionant dhe më naiv, por se me kohën fitohet maturi.

Ajo shprehet se nuk e ka humbur dëshirën për të luftuar, por nënvizon se ndërkohë që fiton eksperiencë fiton edhe më shumë maturi.

Në emisionin “Arnautistan”, Hajdari deklaroi se nuk ka asgjë të keqe të pranosh se në momentin që i hyri rrugës së politikës, ishte 30 vjeç, nuk e njihte realitetin siç duhej, duke thënë se naiviteti nuk i kupton kulisat e politikës.

Sipas saj, është ndryshe ta shikosh politikën nga ekrani dhe ndryshe se si mundesh t’i mundësh dhe ndan bindjen se nëse nuk ke strategji në politikë, kjo është një përqasje naiviteti.

Ose thotë ajo, pa pasur një fushë veprimi ku të kesh objektivat e qarta, do humbësh rrugës se të tjerë janë më të përgatitur në këtë mes.

“Jam paragjykuar duke qenë e bija e Azem Hajdarit, jam shantazhuar ndonjëherë, duke qenë se ndërkohë para syve shumë njerëz janë sjellë shumë mirë para meje, duke u sjellë si shokët e babait, si të njohurit tanë, miqtë tanë dhe prapa kuintave punonin kundër meje.

Duhet të jesh vigjilent dhe të kuptosh se politika është një sfidë shumë e madhe dhe duhet të luftosh dhe të mos marrë asgjë si avantazh. Fakti që jam e bija e Azem Hajdarit, më jep avantazh kur udhëtoj nëpër qytete dhe takoj njerëz të thjeshtë e shikoj si avantazh dhe më mbështesin, ndërsa brenda në politikë nuk e shoh gjithmonë si avantazh.

Azemi ka qenë një figurë jo e lehtë, e komplikuar, ka ditur të operojë me të gjitha palët. Ka fituar zemrat e të gjithë spektrit politik, ai luftoi përtej partisë, për të luftuar për objektivin që kishte, ardhja e demokracisë në këtë vend, duke bashkëpunuar edhe me palën tjetër në ndonjë rast.”, u shpreh Rudina Hajdari.

Më të lexuarat