BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Politike

“Jam për protesta”, anëtari i Kryesisë së PD paralajmëron: Kemi diskutuar edhe me Bashën por...

“Jam për protesta”, anëtari i Kryesisë së PD

Anëtari i Kryesisë së PD, Aleksandër Biberaj shpreh se ai personalisht është për fillimin e protestave nëse nuk plotësohen kërkesat e opozitës për Reformën Zgjedhore.

“Unë jam për protesta. Është çështje vullneti. Ne mund ta kritikojmë Fatos Nanon për shumë gjera, pro janë ulur me opozitën. U ul Berisha me Ramën dhe ndryshuan Kushtetutën e vitit 2008 që nuk jam dakord por u shpreh një vullnet. Nuk e prisja sjelljen e Ramës kështu në pushtet. Mbaj mend që e pyetën Sarkozinë kur fitoi për herë të parë, dhe tha se të gjithë ministrat do të jenë më të aftë se unë.

Unë me këtë që them përfaqësoj Aleksandrin. Kemi diskutuar edhe me Bashën por nuk ka një vendim. Unë di opinionin që është në bazë. E kemi provuar por kemi shkuar me tullumbace. Shih protesta në Amerikë, ato janë protesta. Unë mendoj se protesta është mjet demokratik. Nuk kemi më luksin të futemi në një krizë në zgjedhjet e ardhshme. Rama mundet dhe ai e di shumë mirë që nuk fiton me vota”, deklaroi Biberaj.

Më të lexuarat