BREAKING NEWS

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)
x

Politike

“Janë mbushur kutitë e votimit me emigrantë e të vdekur”, Agron Duka tregon kushtin e panegociushëm të opozitës për marrëveshje

“Janë mbushur kutitë e votimit me emigrantë e të

Kreu i Partisë Agrare, Agron Duka u shpreh se opozita ka propozuar që të ketë një administrator zgjedhor që zgjidhet me konkurrim dhe identifikimin biometrik, pasi janë mbushur kutitë e votimit me emigrantë që nuk kanë ardhur fare në Shqipëri.

"Opozita ka propozuar që të ketë një administrator zgjedhor që zgjidhet me konkurrim. Ky njeri është përgjegjës për numërimin e votave, ndërsa vëzhguesit janë politikë, 3 nga mazhoranca dhe 3 nga opozita. Në rast se gjatë numërimit vëzhguesit shohin një parregullsi dhe secili prej tyre mund të kërkojnë një rinumërim. Kur dekomentohet se kjo është bërë me qëllim, janë shtuar edhe nga masat ndëshkuesi. Jemi në një situatë mosbesimi me njëri-tjetrin. Opozita me të drejtë kërkon një komision hibrid, me një person drejtues jo politik i zgjedhur në mënyrë kazuale dhe me vëzhgues politikë. Mund të kandidojë kush do për këtë pozicion. 

Opozita kërkon edhe identifikimin biometrik, pasi janë mbushur kutitë e votimit me emigrantë që nuk kanë ardhur fare në Shqipëri. I mbushin edhe me persona që kanë vdekur. Duke bërë identifikimin biometrik nuk mund të shtohen votat."-tha aleati i Bashës për Ora News.

Më të lexuarat