Politike

“Janë përpjekur të na poshtërojnë”/ Përplasjet brenda partisë e spostuan nga LSI? Luan Rama del me mesazhin e fortë nga Vlora

“Janë përpjekur të na poshtërojnë”/

Kandidati për deputet e LSI-së, Luan Rama është shfaqure sot në krah të Monika Kryemadhit, pas dyshimeve se ai nuk ishte më pjesë e listës së kandidatëve për shkak të përplasjeve të brendshme.

Rama ka çelur dhe takimin e sotëm elektoral në Vlorë. Gjatë fjalës së tij Luan Rama u kujdes dhe te sqaronte pozicionin e tij në një furtunë që u ngrit rreth një përçarjeje të figurave më të larta të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Janë përpjekur të na poshtërojnë e përçajnë por nuk ia kanë dalë sepse LSI nuk është parti emrash, është parti zemrash”, tha ai.

‘Vlora e bukur, Vlora e zemrës së Shqipërisë është sot këtu e gjitha e bashkuar nën flamurin e Shqipërisë. E nderuar kryetare e LSI, Monika Kryemadhi, mirësevjen në Vlorë dhe ne jemi të gjithë bashkë për të vulosur fitoren e LSI.

Unë jam padyshim më i nderuari nga të gjithë që jam sot këtu bashkë me ju për të konfirmuar një punë me pasion dhe vendosmëri që kemi bërë këto 7 muaj, për t’a ngritur LSI nga e para me djemtë e Vlorës.

Lista e LSI është kohezioni i vlerave shpirtërore dhe i intelektualëve vetëm me synimin për të treguar se Shqipëria është prioriteti ynë.

Jam njëri midis 12 kandidatëve, i barabartë mes të barabartëve.

Janë përpjekur të na poshtërojnë e përçajnë por nuk ia kanë dalë sepse LSI nuk është parti emrash, është parti zemrash”- tha Luan Rama nga Vlora.

Më të lexuarat