BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x
BREAKING NEWS

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr
x
BREAKING NEWS

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje
x
BREAKING NEWS

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një
x

Politike

“Janë profesionistë...”, Bamir Topi 'shpërthen': Rama ka garanci te vetja sepse i ka nënshtruar të gjithë

“Janë profesionistë...”, Bamir Topi

Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur se kryeministri Edi Rama e ka rritur dozën e gabimeve gjatë qeverisjes së tij. Komentet Topi i bëri gjatë një interviste për News 24, ku tha se pushteti nuk e vjedh votën 2 herë në të njëjtën mënyrë, pra sipas tij qeveritarët janë kthyer në profesionistë të rrëmbimit të votës së shqiptarëve.

Ai shtoi se Rama ka deformuar gjithë sistemin në Shqipëri, duke shtuar se ai nuk akuzohet vetëm për një ditë ose për një vepër korruptive, por çdo ditë dalin të fhëna të reja për korrupsionin në qeverinë e tij.

“Kuptohet që në një opozitë të përçarë, kur pushteti ka gjithçka, kur pushteti nuk e vjedh votën 2 herë në të njëjtën mënyrë, pra janë profesionistë në mënyrën si e rrëmbejnë votën. Faji nuk shikohet vetëm tek politika, por edhe te shoqëria. Ti ke njerëz që janë të fiksuar pas partisë në pushtet. Ka një kategori tjetër, që ose bëjnë debatin në kafene, ose fshihen në qëndrimet e tyre.

Në të gjithë botën, politika rigjenerohet nga shoqëria civile. Këtu shoqërinë civile e ka në xhep qeveria. Këtu është deformuar gjithçka. Këtu Edi Rama nuk akuzohet vetëm për një ditë, por këtu ka një intension për të rritur dozën e gabimeve.

Rama ka garanci te vetja sepse i ka nënshtruar të gjithë. Disa i ka nënshtruar me shantazh, dis ai ka blerë, etj. Unë shikoj që kjo media, pra media në përgjithësi, i mbulon çështjet, krijon kakofoni mes individëve. Sot janë vetë opinionistët që pranojnë që paguhen nga politika”, u shpreh Topi.

 

Më të lexuarat