
A do ketë pasoja për Ramën? Habit eksperti: Mund të ketë hetime nëse...

Rama korruptoi McGonigal-in? Gazetari amerikan zbulon se çfarë po bën FBI me këtë çështje

Skandali i McGonigal, gazetari Hoxha zbulon çfarë po ndodh me kryeministrin: Rama ka anuluar aktivitetet, që nga e mërkura...

A është Agron Neza agjent i FBI? Gazetari amerikan zbardh prapaskenat

Arrestimi i ish-agjentit/ Gazetari amerikan zbardh detaje të reja: E dashura e McGonigal i dërgoi e-mail FBI, kërkoi hetimin e tij

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Flamur Noka zbardh një tjetër pjesë të dosjes së McGonigal dhe plas deklaratën e fortë: FBI ka përgjuar Ramën, ka në dorë biseda...

Çështja “Gërdeci”, avokati Beqiri zbërthen lëvizjet e Shkëlzen Berishës: Ja zyrat ku hyri për të...

“Janë të shantazhueshëm, i thërret dhe SPAK”/ Ish deputeti i PD-së plas deklaratën e fortë: Ka aleatë të opozitës që i ka zënë nata jashtë, mund të mbesin jashtë vagonëve

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Shtator 2022

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka thotë se në Shqipëri Kodi Zgjedhor është bërë aq agresiv sa nuk ka vend për alternativa të tjera.
Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se në momentin që një personazh merr flamurin e një lëvizje, këtu shkërmoqet për 2-3 muaj, pasi është në kufijtë e pamundësisë.
Ndaj tha ai opozita është e shtrënguar që të organizohet, për ta bërë institucionale dhe të besueshme, për t’u përballur me një aventurier siç tha ai, për Edi Rmën.
"Basha mbeti në mes të këtij trekëndëshi, Rama-Meta-Berisha dhe u asgjësua vetë. Një personazh për t’u bërë lider, duhet të bëjë shumë rrugë, duhet të ngrejë disa kauza dhe ti fitojë.
Ne nuk kemi asnjë të tillë sot. Kemi personazhe që dalin dhe pompohen në mënyrë mediatike, shpesh herë të sponsorizuar nga politika. Një lider duhet të plotësojë disa kritere të cilat janë domosdoshmëri.
Janë marrëdhëniet me qytetarët, puna në grup. Janë shumë gjëra, por për fat të keq që asnjë prej këtyre që janë sot, nuk i plotëson kriteret që të jetë një lider i besueshëm.
Në Partinë Demokratike për shembull, sot nuk ka një emër që të konkurrojë Sali Berishën. Alibeaj sot nuk është i pranueshëm as nga ata deputetë që i shkojnë mbas, është lider i dështuar.
Pastaj nuk është fytyrë e re, ka qenë ministër i Berishës", u shpreh Ndoka.
Sipas tij, lideri duhet të jetë personazh frymëzues dhe i besueshëm, duke shtuar se edhe vetë Lulzim Basha, e keqdrejtoi për 8 vite Partinë Demokratike dhe nuk arriti që të bëhet një lider konkurrues.
"Kishte mbështetjen e ndërkombëtarëve, kishte lekë, mori dhe nga Putini, kishte gjithë pocaqitë. Nuk i ka pasur Edi Rama këto, me të mirat dhe të këqijat e veta, me lëpirje etj., i fitoi këto.
E djathta është konservatore, nuk mund të pranojë çdo lider që i del para. E majta e pranon këtë llum. Është një prostitutë plakë, jo konservatore, pjesa e majtë i ka këto, i mban.
I ka në flamurin e saj, nuk e ka problem. Do ishte e vështirë nëse një lider i djathtë nuk ka familje, ka orientim ndryshe seksual.
Rama nuk qeverisi vetëm, e mori pushtetin me LSI, vendosi mekanizmin e grupeve kriminale dhe blerjes së votave dhe po qeveris.
Ne jemi sot në një përplasje pothuajse institucionale dhe politike me zotin Rama, kjo nuk është përplasje idesh", u shpreh ish deputeti.
Ndoka shtoi se opozita po përpiqet që të organizohet në mënyrën më maksimale të mundshme, edhe në aspektin e zgjerimit të harkut opozitar, ku tha se është përcaktuese që të jetë e qartë se cilat do të jenë ato parti opozitare që do të rreshtohen përballë Edi Ramës.
"E dyta, PD e ka marrë mjaft seriozisht pjesën e organizmit të strukturave të veta. Ti duhet të ndërgjegjësohesh se nuk do të kesh protesta hajde dalim në bulevard, si me Lulzim Bashën dhe pastaj shpërndahemi.
Duhet të jetë një stil krejt tjetër, duhet të jetë një protestë që të ketë një kauzë. Ne kemi ende Hamzanë tonë për reformën zgjedhore, Lulzim Bashën. Duhet të ketë ndryshime në Kodin Zgjedhor.
Rama e shfrytëzoi në mënyrë maksimale Lulzim Bashën, për të shkatërruar reformën zgjedhore. Do preferoja shumë të lindte një lëvizje të re politike, por kemi një Kod Zgjedhor që e pengon.
Duke i parë gjithë pengesat përpara PD dhe zoti Berisha po organizohen që edhe këto pengesa të gjejnë pjesën e zgjidhjes. Ka ende parti që i ka zënë nata jashtë, janë të paqartë, të shantazuhueshëm dhe një ditë i thërret SPAK.
Janë shumë gjëra të panjohura përpara. Lidershipi duhet të ketë karakterin së pari, të jetë konseguent. Është shumë e rëndësishme që harku opozitar përtej interesave, ti ndërtosh majën.
Përgjegjësia në këtë rast, është e Partisë Demokratike. Një Parti Demokratike ka, ajo që drejtohet nga zoti Berisha, tjetra është një fantazmë. Ecja përpara e PD, e sfumon edhe Bashën.
Edhe aleatët e tjerë i tërheq mbrapa. Mund të ketë aleatë që mund të mbesin jashtë vagonëve, se mund të mendojnë kohët e arta, se mund të përfitojnë nga koalicionet", deklaroi Nard Ndoka.
Më të lexuarat


“Drejtësia e re është e kapur”/ Paralajmëron Flamur Noka: Rama u kap me presh në duar, e vetmja rrugë…

“Kishte komunikime të vazhdueshme me kryeministrin shqiptar”/ Mediat e huaja i bëjnë jehonë skandalit “McGonigal: Loboi kundër kundërshtarit të Ramës

Flamur Noka zbardh një tjetër pjesë të dosjes së McGonigal dhe plas deklaratën e fortë: FBI ka përgjuar Ramën, ka në dorë biseda...

Çështja “Gërdeci”, avokati Beqiri zbërthen lëvizjet e Shkëlzen Berishës: Ja zyrat ku hyri për të...

“Rama s’del në publik prej 4 ditësh”/ Gazetari ngre dyshime të forta: Ishte i ftuar edhe në një eveniment sportiv, por...

“Do bëj revolucion…”/ Avokati zbulon shifrën marramendëse: Ja sa miliona euro duhet të kthejë familja Berisha

“Jo vetëm Rama”/ Gazetari plas deklaratën e bujshme: McGonigal ka takuar edhe politikanë të tjerë, mes tyre edhe...

“Ka surpriza”/ Gazetari plas deklaratën ‘bombë’: Rama nuk pritet më zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë

Deputetja e “grupit të Alibeajt”: Do mbështesim kandidatin e dalë nga “Primaret” e Berishës! Bashkimi është jetik për ne!

Kërcënohet me jetë Artan Hoxha pasi nxori audio-përgjimin nga masakra e “21 janarit”, gazetari zbulon prova të reja, rëndohen pozitat e Sali Berishës
