BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

“Janë të trembur nga dalja në skenë e...”, Spartak Ngjela bën propozimin e guximshëm: Është shpëtimi i vetëm i shqiptarëve!

“Janë të trembur nga dalja në skenë e...”,

Avokati i njohur, Spartak Ngjela përmes një analize të gjatë në rrjetet sociale ka bërë thirrje për bashkim të Shqipërisë me Kosovës. “Kjo ka qenë dhe kjo po mbetet ende të jetë filozofia shqiptare e kësaj kohe, sepse, pas këtij bashkimi njështetëror, Shqipëri dhe Kosovë, çështja e marrjes së Çamërisë dhe e territoreve të tjera shqiptarë, në një bashkim kombëtar shqiptar, është pastaj vetëm një çështje kohe. Por, për çdo pushtetar dhe politikan shqiptar, ky duhet të jetë qëllim parësor. Janë edhe politikat e mëdha perëndimore që po e kërkojnë këtë bashkim”, shkruan Ngjela në nisje të postimit të tij.

Postimi i Ngjelës

Duhet të bëhemi të ndërgjegjshëm për një gjë: Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë një shtet. Vetëm ky bashkim i nxjerr shqipëtarët dhe i shpëton nga një krizë e gjatë psëqindvjeçare, e cila nuk i ka lejuar të krijojnë një komb të plotë shqiptar.

l.

Kjo ka qenë dhe kjo po mbetet ende të jetë filozofia shqiptare e kësaj kohe, sepse, pas këtij bashkimi njështetëror, Shqipëri dhe Kosovë, çështja e marrjes së Çamërisë dhe e territoreve të tjera shqiptarë, në një bashkim kombëtar shqiptar, është pastaj vetëm një çështje kohe. Por, për çdo pushtetar dhe politikan shqiptar, ky duhet të jetë qëllim parësor. Janë edhe politikat e mëdha perëndimore që po e kërkojnë këtë bashkim.

A e di politika amerikane dhe a e pranon këtë skemë panshqiptare? E di politika amerikane që kombin shqiptar të bashkuar, ajo e ka tërësisht në interesin e vet? Dhe, më në fund: amerikanizmi është fryma e historisë moderne: e di politika amerikane që albanezët janë të gjithë me këtë frymë?

Sigurisht që e di, sepse ky Bashkim arbëror në Ballkanin Perëndimor ka qenë edhe skema e Perandorisë Austro-Hungareze, që në fund të Shekullit të Nëntëmbëdhjetë. Për Shqipërinë e fundit të Shekullit të XIX janë përplasur me njëra-tjetrën tre perandoritë e asaj kohe: Austro-Hungaria, Rusia dhe Perandoria Osmane.

Kjo është politika edhe sot, sepse kjo vijon të jetë arsye e pastër historike, madje kjo ka qenë arsyeja që edhe vendet e boshtit Gjermani - Itali e tentuan ta kryenin gjatë luftës së Dytë Botërore, sepse ato si politikë e kishin trashëguar nga politika austrohungareze.

Prandaj kuptohet se, edhe sot, armiqësia e Rusisë me Perëndimin e lartë, SHBA dhe Gjermani, e ka domosdoshmëri riformimim e Shqipërisë Etnike dhe dobësimin real të të dy shteteve që janë pushtues territoresh shqiptare, Greqisë dhe Serbisë. Kjo është arsyeja që shpesh e më shpesh greko-sllavët bërtasin "po formohet Shqipëria e madhe", për të treguar që po ringjallet politika e boshtit fashist, në një kohë kur, në Perëndim po del në skenë politika arsyes austrohungareze e fillimit të Shekullit të Njëzetë, kur kjo kërkoi ndërtimin e shtetit shqiptar me 92 mijë km2, si kundërpeshë antiruse. Prandaj, duke i qënduar historisë, kjo duhet të jetë realisht edhe politika aktuale amerikane, dhe, po kuptohet që kjo është.

ll.

Historia politike nuk ndryshon dot në dy shekuj, madje as në tre, prandaj shihet që Shqipëria Etnike vazhdon të jetë politikë e Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor.

Konferenca e Londrës, që e cungoi atë që duhej të ishte Shqipëria e pavarur, i jepte Shtetit të ri Shqiptar një sipërfaqe me rreth 28.000 km2, dhe me 800.000 banorë. Por Shqipëria Etnike që dëshironin patriotët e mëdhenj shqiptarë, me qëllim të lig, ishte ndarë nga Stambolli në katër vilajete që të mos iu jepej kurrë shqiptarëve një autonomi tokësore e plotë: të katër territorët shqiptarë të copëtuar, ishin ndarë në katër qendra administrative: Shkodra, me 10.800 km2; Janina, me 17.000 km2; Kosova, me 32.900 km2; dhe, Manastiri, me 28.500 km2. Por këtyre të katërtave iu shtohej edhe një pjesë e vilajetit të Selanikut, me rreth 3.000 km2.

Të gjithë këta territore së bashku, që janë gjithsej 92.200 km2, duhej të ishin përbërësit e Shqipërisë Etnike me një popullsi prej rreth tre milionë banorë atëherë, dhe me një popullsi prej rreth 8 milionë banorësh shqiptarë sot.

Por kjo nuk duhet të mos të të kujtojë se janë dhe rreth katër milionë arvanitas-shqiptarë dhe shqiptarë ortodoksë çamë, që jetojnë sot në Greqi. Këta sigurisht që do të jenë pjesa e dytë e procesit të rigjallërimit me formim tërësor të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

lll.

Përçarja është ende e veçanta e fenomenit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, dhe kjo vjen nga kundërshtarët shekullorë të shqiptarëve, të cilët kanë dashur t'i zhdukin shqiptarët tërësish si etni: këta janë - Rusia, Greqia, Serbia. Fakti që kanë dashur t'i zhdukin kur shqiptarët kanë qenë të vetëm, tregon që u kanë frikën.

Nëse ka në historinë njerëzore sot një popull që ka mbijetesë historike me vlera të mëdha, ky është populli shqiptar. Kur të shkruhet e plotë historia e Shqipërisë, vetë shkenca e historisë dhe mendimi historik njerëzor do të kuptojë se cilët janë shqiptarët dhe cila është historia e vërtetë e Evropës.

Në fakt, pikërisht në këtë çështje ka konsistuar frika që ka krijuar një kryqëzatë disashekullore me hordhi greke dhe sllave kundër shqiptarëve.

Të jetë e vërtetë vallë? Vetëm ata që nuk e njohin historinë e ngrenë këtë pyetje. Atëherë, ku ka qenë e spikatur kjo frikë dhe pse?

Frika e armiqëve shekullorë të shqiptarëve ka ardhur si pasojë e historisë që kanë krijuar figurat e mëdha historike arbërore dhe shqiptare: Piroja i Epirit, Justiniani i Parë (themeluesi i jurisprudencës evropiane), Gjergj Kastrioti, Ali Pashë Tepelena, dhjetëra udhëheqës ushtarakë të Perandorisë Bizantine dhe Perandorisë Osmane, Papa Klementi i Xl Albani - i gjithë fisi i famshëm shqiptar i Albanëve, të deklaruar shqiptarë; fis ky që ka dhënë mbi gjashtë kardinalë të famshëm Albanë, bashkë me papën më të madh të katolicizmit: Klementin e XI Albani; të gjithë me origjinë nga Kelmendi i Malsisë së Madhe.

Të gjithë këta, që, në fakt, janë vetëm një numur i vogël i figurave të mëdha shqiptare me vlerë të ndritur historike, përbëjnë historinë reale të Shqipërisë. Por kjo histori e madhe, ka qenë prova e forcës së shqiptarëve në histori, dhe, si e tillë, ka krijuar nga armiqtë skemën e tyre për zhdukjen e autoktonisë shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Për këtë, sigurisht që i ka ndihmuar shumë edhe qenia e pushtimit osman në të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Por, nuk ia arritën dot, prandaj sot serbë, rusë dhe grekë, janë nën shqetësim maksimal dhe të trembur nga dalja në skenë e historisë së vërtetë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, histori kjo që është së tepërmi edhe një interes i politikës amerikane.

Kjo kohë do të vinte, dhe tani që nga lufta për Kosovën, ka 22 vjet që është në moton e kohës sonë historike. Gjithçka do të shkojë te bashkimi i kombit të plotë shqiptar.

Më të lexuarat