BREAKING NEWS

“Do të vëmë bombën kudo që të jesh"/ Kërcënohet me jetë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Prokuroria e Tiranës vihet menjëherë në lëvizje, zbardhet SMS-ja e rëndë

“Do të vëmë bombën kudo që të jesh"/
x

Politike

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton deklaratën e bujshme të Ilir Metës, zbërthen skenarin e presidentit me Sali Berishën: O pushtetin o kokën e Lulit!

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton

Kryeministri Edi Rama ka  komentuar deklaratat e djeshme të presidentit Ilir Meta, ku ky i fundit tha se nëse Rama merr 71 mandate do të japë dorëheqjen.

“Ilir Meta duhet falenderuar se ka sqaruar plotësisht ekuacionin e referundimit që ishte ekuacion i paplotë me vetëm njërën anë, që më 25 prill referendumi popullor do të shpërbëjë reformën në drejtësi. Tani, Ilir Meta i fton shqiptarët ku duhet të zgjedhin me drejtësinë apo me Ilir Metën, me Reformën në Drejtësi deri në fund apo me Ilir Metën. Zgjedhje më të qartë dhe më të drejtpërdrejtë, shqiptarët nuk mund të kenë më 25 prill dhe Ilir Meta duhet falenderuar.

Përsa i përket marrjes së drejtimit të opozitës, kjo është e qartë për ata që shohin, mjafton të shohin firmosjen e marrëveshjes së djeshme. Plani është shumë i qartë, si mund të firmosin marrëveshje paraelektorale dy parti që garojnë vec e vec, e keni parë këtë në ndonjë vend? Pse për çfarë, është e qartë, është pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës për llogari të Saliut dhe të Ilirit dhe pastaj, sigurisht ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë reformën në drejtësi, ose për të marrë kokën e Lulit. Ka më thjesht se kaq? Është shumë e qartë pse e duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve, është shumë e qartë, por këtu problemi nuk është Ilir Meta, problemi është Lulzim Basha që nuk ka këllqe, s’ka karakterin e një lideri që të mos fshihet as kur i tregojnë se çfarë do ti bëjnë të nesërmen, as kur aleati i tij i madh thotë unë amerikanët i kap për veshi, por s’ja kërkojmë dot se s’është lideri, është menaxheri i një shoqërie aksionere me dy ortakë, Ilir Metën dhe Sali Berishën dhe një notere dhe përmbaruese dhe përmbaruese, Monikën”, deklaroi Rama.

Më të lexuarat