BREAKING NEWS

Tronditet Elbasani/ Thellohet tragjedia në familjen Ulqinaku, Madritit i vranë edhe vëllain në…

Tronditet Elbasani/ Thellohet tragjedia në familjen Ulqinaku, Madritit i
x
BREAKING NEWS

Foto/ Vrau me thikë 41-vjeçarin për një vend parkimi në Sarandë, arrestohet autori, ja ku ishte fshehur

Foto/ Vrau me thikë 41-vjeçarin për një vend parkimi
x
BREAKING NEWS

Publikohet foto/ Ky është Madrid Ulqinaku që u vra nga një 20-vjeçar në Elbasan

Publikohet foto/ Ky është Madrid Ulqinaku që u vra nga një
x
BREAKING NEWS

Vrasja me armë zjarri në Elbasan, policia zbardh detaje të reja

Vrasja me armë zjarri në Elbasan, policia zbardh detaje të reja
x
BREAKING NEWS

Emri/ Atentati me armë zjarri në Elbasan, identifikohet viktima

Emri/ Atentati me armë zjarri në Elbasan, identifikohet viktima
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për të vrarë

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për të
x
BREAKING NEWS

“Shqiptarët po vidhen çdo ditë”, Meta bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë

“Shqiptarët po vidhen çdo ditë”, Meta bën
x
BREAKING NEWS

Emrat/ Vrasja në Sarandë, zbardhen detaje tronditëse: Kamarieri goditi dy herë me thikë klientin e restorantit për një vend parkimi

Emrat/ Vrasja në Sarandë, zbardhen detaje tronditëse: Kamarieri
x

Politike

Java nis me protesta, studentët thërrasin sot tubim para Ministrisë së Arsimit, avokatët vijojnë bojkotin dhe sulmojnë Hartën e re Gjyqësore

Java nis me protesta, studentët thërrasin sot tubim para

Kjo javë që sapo ka nisur, pritet të karakterizohet nga një klimë e tensionuar politike, ekonomike dhe sociale, ku padyshim që kryefjala do jetë “Protestat”. Kështu maturantët kanë paralajmëruar një protestë para Ministrisë së Arsimit. Protesta do të zhvillohet paraditen e sotme në orën 10:00 të dhe ajo do të mbështetet edhe nga opozita, sikundër e tregon një status që deputetja e Partisë Demorkatike, Ina Zhupa ka bërë në rrjetet sociale ditën e djeshme, e cila mes të tjerash shkruan se edhe këtë vit procesi i maturës ka pasur probleme, gjë që do të rëndojë mbi nxënësit. Ndaj dhe këta të fundit sipas saj, do të dalin në protestë. “Matura 2022, probleme të përsëritura pa asnjë vullnet për t’i zgjidhur, në kurriz të mundit të maturantëve. E rritën “Turin” e bënë model të testeve të dështuara!! Provimi i Biologjisë rrezikon vlerësimin real dhe kurorëzimin me sukses së ëndrrave të maturantëve për degët e preferuara si mjekësia etj. Të hënën në orën 16:00 maturantët protestojnë sërish. I bëj thirrje ministres Kushi mos ti shkatërroj mundin dhe ëndrrat maturantëve: Të hiqen nga skema e vlerësimit pyetjet jashtë programit. Të rishikohet çelësi i provimit, sipas vërejtjeve dhe sugjerimeve të mësuesve të biologjisë. Të ndryshojnë kufijtë e vlerësimit të notave, duke ulur pragun në skemën me pikët e reja pas heqjes së pyetjeve jashtë programi. Të mbajnë përgjegjësia QSHA dhe hartuesit e tezave. Keni 4 vjet që maturantët i detyroni të protestojnë për shkak të testeve të hartuara pa cilësi në lëndë të ndryshme dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi”, shkruan Zhupa. Së fundmi, maturantët në mbarë vendin kanë shfrytëzuar hapësirat virtuale për të denoncuar padrejtësinë që sipas tyre është bërë me provimin e Biologjisë, duke pretenduar se pyetjet kanë kërkuar detaje të panevojshme dhe nuk i janë përmbajtur programit orientues. Megjithatë këto janë pretendimet e tyre. Pas ankesave të tyre, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka reaguar duke thënë se ka ndjekur me vëmendje të gjitha shqetësimet e maturantëve dhe se po konsultohen me mësues dhe ekspertë të fushës për të vlerësuar cilësinë e testit.

Avokatët vijojnë bojkotin dhe sulmojnë Hartën e re Gjyqësore

Nga ana tjetër në protestë prej disa ditësh kanë dalë edhe avokatët. Kështu, Dhoma e Avokatisë së Lezhës ka njoftuar se do të vazhdojë me bojkotin e seancave gjyqësore, si një shenjë proteste ndaj mosmarrjen parasysh të kërkesave të tyre lidhur me Hartën e re Gjyqësore. Në njoftimin zyrtar thuhet se bojkoti i avokatëve të Lezhës do të vijojë në datat 27, 28, 29, 30 Qershor dhe 1 Korrik 2022. Dhoma e Avokatisë së Lezhës ka vendosur të bojkotojë të gjitha seancat gjyqësore civile, penale, administrative n? t? tre Gjykatat e Rretheve Gjyqësore q? përfshin juridiksioni i Dhomës Vendore t? Avokatisë Lezh?, si dhe Gjykatën e Apelit Shkod?r, Durr?s dhe Tiran? si dhe të bojkotojë të gjitha përfaqësimet dhe mbrojtjet ligjore në hetime paraprake. Po ashtu, Dhoma e Avokatisë së Lezhës ka shpallur bojkotin e masave t? sigurimit personal në datat 28, 29, 30 Qershor, 1 Korrik 2022 n? t? tre Gjykatat q? p?rfshin juridiksioni i Dhom?s Vendore t? Avokatis? Lezh?, si dhe Gjykat?n e Apelit Shkod?r dhe Tiran?.

Më të lexuarat