BREAKING NEWS

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i pajetë në malin e Moravës, dyshimet e para

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i
x
BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x

Politike

Javë makthi për Berishën, Basha brenda së premtes duhet të vendosë për fatin e paraardhësit, shumë emra në Kryesi kërkojnë rreshtimin krah SHBA

Javë makthi për Berishën, Basha brenda së premtes duhet

Java që sapo kemi hyrë pritet të shndërrohet në makth për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim e ka thënë troç se amerikanët nuk e duan atë në Parlament. Por gjithçka është në dorë të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili para datës 10 shtator, që është planifikuar të mblidhet Kuvend i ri i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duhet të vendosë nëse partia që ai drejton do të distancohet ose jo nga ish-kryeministri Berisha. Më konkretisht të premte në orën 10:00, pra pas 4 ditësh do të mblidhet Parlamenti dhe kryedemokratit Basha i duhet të zgjedhë nëse do të rreshtohet krah amerikanëve apo krah Berishës. Hallka që vendos për fatin e zotit Berisha është Kryesia e Partisë Demokratike, e cila është rinovuar tërësisht dhe ka brenda saj anëtarë që nuk duan të hanë “bar” për hir të ish-kryeministrit Berisha, por kërkojnë rreshtimin krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ja emrat në Kryesinë e PD në krah të SHBA

Kryesia e PD që ka në përbërjen e saj plot 38 anëtarë, shumica e të cilëve janë besnikë të Bashës, pritet të mblidhet para së premtes dhe të diskutojë për fatin e Berishës. Disa prej anëtarëve të Kryesisë si Fitim Zekthi apo Jonila Godole që është edhe Sekretare për të Përndjekurit Politikë e kanë deklaruar hapur dhe madje kanë kërkuar që Partia Demokratike duhet të distancohet nga Sali Berisha. Mirëpo këta dy zëra, nuk janë të vetmit që kanë kërkuar largimin apo distancimin e PD-së nga Berisha, pasi në Kryesinë e Partisë Demokratike ka dhe disa të tjerë që e duan këtë gjë. Gazeta i ka bërë një analizë gjuhës politike të artikuluar nga anëtarët e tjerë të Kryesisë, ku emra si Kreshnik Çollaku, Agron Gjekmarkaj, Jemin Gjana kanë kërkuar që PD të mos prishë raportet me SHBA. Çollaku nuk ka dashur të flasë mbi Berishën pa pasur prova, por ama ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të personalisht dhe për 99.999% të Partisë Demokratike është partneri strategjik i shqiptarëve dhe një simbol i Partisë Demokratike. Agron Gjekmarkaj po ashtu i ka dalë në krah Mark Markut. Ky i fundit dha dorëheqjen duke kërkuar largimin e Berishës dhe Gjekmarkaj e mbështeti. Jemin Gjana e ka vlerësuar Berishën, por ama ka kërkuar që raportet me SHBA të mos preken. Ndërkohë Godole dhe Zekthi kanë qenë shumë të drejtpërdrejtë. Godole deklaroi hapur se PD duhet të distancohet nga Berisha, ndërsa Zekthi tha se mund të përjashtohet nga grupi ish-lideri demokrat. Kjo do të thotë se nëse çdo gjë shkon sipas parashikimeve dhe Kryesia e Partisë Demokratike mblidhet para seancës së parë parlamentare të 10 shtatorit, ish-kryeministri Sali Berisha rrezikon të marrë një shuplakë të fortë nga anëtarët e Kryesisë. Pra, gjasat janë që brenda së premtes Basha të vendosë për fatin e ish-kryeministri dhe ky i fundit rrezikon që të mos ketë mbështetjen e Kryesisë së re të PD-së.

Më të lexuarat