BREAKING NEWS

Aksident i rëndë në Gramsh, humbin jetën 2 persona, 8 të tjerë të plagosur (Detajet e para)

Aksident i rëndë në Gramsh, humbin jetën 2 persona, 8
x

Politike

‘Jemi duke përjetuar një krizë vlerash’, deputeti i opozitës së re i kthehet Bushatit: I pafajshmi që nuk ka pasur asnjë lloj posti!

‘Jemi duke përjetuar një krizë vlerash’, deputeti i

Ditmir Bushati ka folur ditën e sotme në Kuvend, ku u shpreh se vendi është në një krizë vlerash. Këtë deklaratë nuk e ka lënë pa komentuar deputeti i opozitës së re i cili shprehet me ironi: U entuziazmova shumë sot që opozitës tonë iu shtua edhe një deputet nga ju, s’e di a paska ikur zoti Bushati, i pafajshmi që nuk ka pasur asnjë lloj posti partie.

“Jemi duke përjetuar  një krizë vlerash dhe kjo krizë vlerash nuk vjen thjesht nga mungesa e të mirave por nga padrejtësia në aksesin dhe në shpërndarjen e të mirave. Kjo krizë nuk vjen nga përtacia, as nga mungesa  ttë mirave së një për t’i mbajtur shqiptarët brenda atdheut”, u shpreh Bushati.

Fjala e ish-ministrit solli reagimin e opozitës së re.

“U entuziazmova shumë sot që opozitës tonë iu shtua edhe një deputet nga ju, s’e di a paska ikur zoti Bushati, , i pafajshmi që nuk ka patur asnjë lloj posti partie, në 6 vite ka qenë kështu, deputet i thjeshtë” tha Halit Valteri, nga lista e PD-së.