Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Jemi gati për bisedime”, aleati i PD zbardh vendimet e opozitës pas darkës me Bashën: Jo marrëveshje poshtë tavolinës (PLATFORMA)

Postuar: 17/09/2019 - 14:00

“Jemi gati për një marrëveshje me kushte. Po përgatisim një platformë për të hyrë në bisedime. Duhet të bëhen ndryshime në kodin zgjedhor. Qëllimi i platformës është krijimi i një qeverie tranzizore dhe zgjedhje të lira”.

Kështu ka deklaruar sot për “News 24” Dashamir Shehi, kreu i LZHK, pas takimit një ditë më parë në Ishëm të Durrësit të aleatëve të PD me kryedemokratin Lulzim Basha.

Shehi ka zbardhur disa nga pikat e platformës që po hartohet për marrëveshjen e re politike.

“Nuk do të ketë marrëveshje poshtë tavolinës”, garantoi ai, teksa tha se pas 18 tetorit, opozita do të dalë në shesh.

"Ka një platformë, mbi të cilin mund të negociohet. Disa ndryshime në rrafshin Kushtetues, t'i balancojmë këto institucione. E dyta, brenda sistemit të Drejtësisë. Ndryshimi për Kodin Zgjedhor. Kodit të vjetër i kaloi koha. Nuk është vetëm ky çelësi i artë që mund të zgjidhë krizën, por është vetëm një instrument. Ne jemi gati të negociojmë, por jo vetëm për këtë çështje, por të këtyre pikave në bllok. Dekriminalizimi i politikës dhe institucioneve, është një çështje tjetër dhe "çlirimi i mediave". Kjo platformë të çon në zgjedhje të parakohshme me qeveri tranzitore. Rama në marrëveshje jo si kryeministër, por si kryetar i PS-së", tha Shehi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 10:30

Në takimin e 100 qendrave kombëtare të mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë, kryeministri Edi Rama ka ndarë një episod të ndodhur sipas tij para pak kohësh me një zyrtar të lartë që ka vizituar Tiranën.

Postuar: 23/10/2019 - 10:28

I pranishëm në festën kombëtare të Austrisë që po zhvillohet në Shkodër, i ngarkuari me punë, i c

Postuar: 23/10/2019 - 09:50

Pas fjalorit jo të përshtatshëm në rrjetet sociale, është shkarkuar nga detyra Aurel Voda, drejto

Postuar: 23/10/2019 - 09:22

“Greqia është në favor të rrugës evropiane të Ballkanit Perëndimor, jo vetëm sepse e shndër

Postuar: 23/10/2019 - 09:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të nisin një fazë të dytë bllokime vizash për pushtetarët

Postuar: 23/10/2019 - 09:15

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar presionet me qëllim nisjen e luftës ndaj korrupsionit

Postuar: 23/10/2019 - 09:14

Një përqafim mes ish-sekretarit të Përgjithshëm të PS, Arben Ristanit dhe deputetes socialiste Mi