BREAKING NEWS

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit, ja kush emërohet

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet
x

Politike

“Jemi në një situatë mjaft të rëndë”, ish-deputeti i LSI ngre alarmin dhe zbulon lëvizjet e opozitës së bashkuar: Çfarë do i kushtonte Ramës të ulej në dialog me ne?!

“Jemi në një situatë mjaft të rëndë”,

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari, e ka cilësuar mosh-hapjen e negociatave një ngjarje të rëndë për të gjithë klasën politike.

Ndërsa i pyetur nëse opozita po planifiokon të dal në rrugë me protesta, Brahimllari tha se protestat janë në axhendën e çdo opozite.

"Vendi është në një situatë mjaft të rëndë. Ka një kokëfortësi të një kryeministri të papërgjegjshëm që po e çon vendin në greminë. Protesta ka pasur kudo, fermerët në Lushnje, kudo Shqipëria është në protestë, por suporti jonë ka qenë te hapja e negociatave.

LSI-ja po flet për vendimmarrjen, zgjedhje të parakohshme do të ishin minimumi për këtë kryeministër. Zgjedhjet e parakohshme duhen sa më parë. I kemi parë si Edi Rama mashtron. 9 kushtet e Bundestagut nuk i shmang dot.

Mbledh kryesinë e PS dhe bën sikur prodhon lajm, e cila është kthyer në rilindje. Sot duhet të flasim si do të dalim nga kriza, pse nuk e propozon. Opozita është e qartë, protestat janë në axhendën e çdo opozite, Edi Rama e kishte mundësinë të çlironte vendin nga kjo pengmarrje, tani është në dorë të qytetarëve.

E dëgjuat çfarë tha Macron, pjesa më e madhe vendeve ishin kundër Shqipërisë. Shqiptarët duan të jenë pjesë e BE-së, por Rama nuk do. Çfarë i kushtonte të ulej në dialog me opozitën? Nuk e shoh si arsye për bllokimin e negociatave, djegien e mandateve. Mos hapja e negociatave ishte një ngjarje shumë e rëndë për klasën politike", deklaroi ai.