
Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik: Krenarë, por kujdes se shikoni ç’po ndodhet në... (Foto)

“Jemi në zgjedhje, nuk jemi në luftë”/ Hoxha nxjerr prapaskenat e bllokimit të Rinasit dhe drejton gishtin tek Ilir Meta: Presidenti e di mirë çdo të thotë thyerje e sigurisë kombëtare!

Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Prill 2021

Ish-komandanti i Bazës Ajrore të Kuçovës, Flamur Hoxha u shpreh sot se Presidneti ilir Meta e di shumë mirë se çafrë do të thotë për sigurinë kombëtare bllokimi i fluturimeve në Rinas.
'Është thyer siguria kombëtare. Presidenti i Republikës këtë duhet të kishte parë fillimisht. Ai mban përgjegjësinë të parën për sigurinë kombëtare. Presidenti i republikës ka përgjegjësinë kryesore që të mos lejonte të ndodhte kjo gjë. Ai duhet të kishte ndërhyrë. Që në pritjen e parë që ka zhvilluar me ta duhet t'i kishte sheshuar. Duhet t'ia kishte bërë të qartë se thyhen rregullat e sigurisë kombëtare. Grevë mund të bëjnë punonjësit e tjerë të aeroportit por jo këta pasi janë hallkë e rëndësishme. Nuk besoj se Forcat Ajrore nuk kanë kapacitete që t'i zëvendësojnë. Ndaj këta e kanë të ndaluar me ligj që nuk mund të bëhet grevë nga këta", thotë ish-ushtaraku për Report Tv.
Edhe pse i njeh personalisht Flamur Hoxha thotë se duhen marrë masa për kontrollorët që kanë braktisur punën dhe kanë krijuar një situatë të paprecedentë.
"Unë mendoj se pjesa kryesore e tyre duhet t'i rikthehen punës pa arritur që ne t'i zëvendësojmë në total nga kontrollorët e trafikut ajror nga vende të tjera. Personalisht nuk më kishte shkuar në mendje që mund të ndodhte kjo. Unë i njoh personalisht por mendoj që nëse vazhdon kjo situata ata duhet të zëvendësohen. Nëse krahasojmë punën e vështirë që këta bëjnë këta me punën e pilotëve, unë kam qenë vetë pilot, ne e kemi pasur shumë herë më të vështirë dhe të rrezikshme. Ndërkohë që këta kanë një pagë shumë të madhe", thotë ai.
Ish-ushtaraku thotë se kjo që ndodhi është një gjë shumë e keqe sidomos kur presim një nga stërvitjet më të mëdha të zhvilluar ndonjëherë të NATO-s.
"Unë besoj që kjo situatë nuk do ta pengojë dhe stërvitja do të zhvillohet por dëmi është shumë i madh, qoftë edhe ekonomik. Krijohet një situata sikur jemi në vitin 1997. Ne jemi në zgjedhje, jo në luftë. Unë e gjykoj si ushtarak. Për mua quhet braktisje e pozicionit luftarak. Ata nuk bëjnë detyrën e njeriu të zakonshëm. Është harxhuar shumë për t'i përgatitur ata. Për mua nga ana e tyre është një karrierë e hedhur në erë", tha ndër të tjera ish-komandanti i Bazës Ajrore të Kuçovës, Flamur Hoxha.
Më të lexuarat


Mimi Kodheli flet për raportin me Ditmir Bushatin dhe ka një kritikë për ish-ministrin: Duhet ta vlerësonte...

Humbin jetën 3 persona të infektuar në 24 orët e fundit, MSH tregon si është situata në spitalet Covid

“Mimi super kinge”/ Kodheli komenton deklaratën e bujshme të Ramës: Jam kërkuar prej tij! Kemi parë njëri-tjetrin duke ...

Kryemadhi përballet me një situatë të sikletshme dhe nuk e përmban dot veten në Fier, shkrihet së qeshuri: Me qetësi dhe dashuri thotë Ilir Meta!

Veliaj e Manastirliu nga Njësia 9: PS bën diferencën, është shpresa dhe e mira për vendin! PD dhe LSI u kemi lënë turpin dhe dosjet në SPAK

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik: Krenarë, por kujdes se shikoni ç’po ndodhet në... (Foto)

E renditur në vendin e 21-të në listën e kryeqytetit, Mimi Kodheli del me bindjen e plotë se do ta thyejë herësin, zbulon bisedën me Ramën para së të publikoheshin emrat: Mund të kem qenë e vetmja që...

Synon postin e ministrit të Brendshëm në qeverinë Basha? Gazmend Bardhi flet hapur, tregon lëvizjen e parë që do të bëjë nëse PD vjen në pushtet

Fushata në Elbasan/ Numri dy i PD tregon objektivin: Ka një padurim të qytetarëve për ndryshim. Në 100 ditët e para do të…

Dritë jeshile për Kosovën? Vuçiç bën deklaratën shumë të rëndësishme
