BREAKING NEWS

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan Çani, Ilir Meta del "zbuluar", i përplasen skandalet e rënda: I ke ditët e numëruara...

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan
x

Politike

“Jemi të gatshëm për çdo lloj sakrifice”, Rudina Hajdari paralajmëron zhvillimet e forta politike: Kemi nënshkruar një dokument dhe...

“Jemi të gatshëm për çdo lloj sakrifice”,

Pas ndërprerjes së seancës plenare, deputetja Rudina Hajdari u shpreh e prerë për mbështetjen e listave të hapura dhe kërkoi mbështetjen e gjithë opozitës parlamentare për ta realizuar këtë.

“Ajo çka duhet ne të bëjmë është që t’i hapim listat 100% dhe mos të kemi më lista të vendosura nga kryetari. Mos të mashtrojmë qytetarët. Peshën më të madhe do e kenë kryetari i kësaj partie. Kemi nënshtruar një dokument, presim që opozita parlamentare të na bashkohet në këtë nismë.”, tha Hajdari.

Teksa u pyet në lidhje me thirrjen e deputetit Andi Përmeti për të bojkotuar Kuvendin në rast se nuk sillet një ligj për hapjen e listave, Hajdari tha:

“Jemi të gatshëm që të bëjmë çdo sakrificë për të çuar këtë kauzë të bukur që mbështetet nga pjesa dërrmuese e s’duhet të mashtrojmë shqiptarët. Peshën më të madhe do e kenë kryetarët. Ndaj ftoj opozitën parlamentare që të nënshkruajnë këtë propozim, ai hap ato lista 100% reale. Është draft që ka integrim të të gjitha kërkesave. Ka dhe kërkesa të reja. Është nënshkruar si nga zoti Murrizi dhe deputetët e tjërë, të cilët po e nënshkruajnë. Do depozitohet në Kuvend. Ka disa ndryshime. Vota parapëlqyese do të jetë ajo e qytetarëve, ku do të jetë prioritet se si do të llogariten mandatet. Vota e qytetarëve do të ketë më shumë peshë. Do të jenë ata që do e përcaktojnë se kush do të jenë fituesit. Kemi kërkuar që pragu zgjedhor të hiqet. Ka disa elemente shtesë.”